E merkure, 04.12.2024, 10:15 AM (GMT)

Mendime

Skënder Shala: Indiferentizmi ky opium i damkosur

E hene, 19.10.2015, 06:40 PM


Indifërentizmi ky opium i damkosur intelktual dhe qytëtar i vendit?!

Nga Skënder Shala

Kurr skemi pasur më shumë intelektual analfbet e qyqar së sa sot, me të cilët as në parajzë nuk shkohet!

Tani i befasuar dhe i mllefosur nga akademitë tona, për indiferentizmin e tyre të pakuptimt për rrethanat e sotshme,dhe mosangazhimin e tyre në këto proçese delikatë, kjo smund të ketë emër tjetër vetëm së një çthurje me papërgjegjësi morale e nivelit më të ultë intelektua të kohësl!

-Fatkëqësisht ky është realitëti i hidhur dhe shumë i pakuptimt! Sëpse kurr skemi pasur më shumë shansë të shkojmë përpara dhe të zhvillohemi së sa sot.

  Asnjëhëre gjatë historisë nuk kemi pasur më shumë intelektual, profesor, doktor, akademik, kuadra të larta së tani! Kur dihet së shumë politika shtëtërore nga akademitë e shkencave burojnë. Kurse ne shqipërart, presim së çbëjnë dhe çthojnë tjerët për ne!

 Bëjmë sehir para gjithë këtyre situatave sikur nuk kanë fare të bëjnë me neve, sikur asgje s`po ndodhë !!!

At Gjërgj Fishta shkrunte: Shqipetart hajnë fiq (p...) e kastraveca (k..), e qesin petlla me uji!

Ja shifeni sot këtë rrëmujë, të gjithë veprojnë me të njëjtin recept, nga e njëta kuzhinë por në forma të ndryshme, disa nëntokë e disa mbi tokë, sikur të ishin dresuar në të njëjten shkollë me të njëjtin program, kush më shumë e kush më pak, bashk në hajni, korrupcion, krim, grabitje, dhe në shumë shëmti tjera. Dhe gjitha këto bëhën nga një grup i vogel me elegancën më të madhe profesionale demagogjike e institucionale pa ju futur kujë therrë në këmbë!

Edhe sot mbas 16 vitëvë të gjitha institucionet udhëheqën nga mafija me melitantët e vet, duke zhytur vendin drejt e në humnër! – Kështu është kur mungon profesinalizmi.

Droji së kjo çthurje nga ky ujem i këti soji, ka rrezik të bëhet kronike dhe pastaj na i mori lumi të mjellurat me shumë mundime e sakrifice gjatë shekujve deri me sot!

-Sot qytëtaret me të drejtë janë të shqetësuar nga kjo politikë që gjeneronë dhe sjellë pasiguri!

Po si të ketë zhvillim kur as një qevëri nuk ka politika me program zhvillimor, nuk ka vizion e strategji në asnjë drejtim?!

Populli thot: katundi që shifet nuk do kallauz.

Shife parlamentin tonë vitë me radhë, në vend që të debatohet për çështje parimore, ata merren me çdo gjë tjetër, por aspak për çfar janë të thirrur dhe emruar nga vota e popullit. Kjo tregon më së miri së nuk janë të denjë ta përfaqësojnë e lërë më ta ntërtojnë shtëtin. Më tepër përngjanë në një klub grindavecësh së sa qevëritarë. Ku theksohen interesat përsonale dhe lufta për pushtët!

- Kjo rremujë e pakuptimt ndodhë atëhere kur mungojnë doktrinat e mirëfillta intelektuale dhe indifërentizmi qytëtar.

Mendoi së gabimi është bërë duke formuar parti militante, pa ditur së çjanë ato dhe në shërbim kujë duhet të jenë, dhe paditur së çfarë është demokracia. Sëpsë krejtë partija është lidërizëm, bajraktarizëm me shërbysë.

 Kur dihët së këto parti nuk kanë kuadra të mirëfillta as për një kooperativë bujqësore, e lërë më për shtët. Atëhëre dalin çartë qëllimet dhe intëresat individuale e grupore, dhe mbajtja ose marrja e pushtëtit me çdo kusht. Prandaj fusin partizanet analfabet nepër vendët kyqe, duke organizur klane që të kenë mundësi të udhëheqin me lehtësi bajraktarizimin provincial!

 - Atëhërë si të ketë zhvillim, kur katundarizohën të gjitha institucionet në atë kuptimin provincial me idollogji lokaliste.

-Kjo tregon nivelin shumë të ultë jo vetëm të partive, në radhë të parë institucioneve me të larta  shkencore, duke përfshirë edhe nivelin e ultë të vetëdijesimit qytëtar! Prandej, të gjitha këto rropullitje, kanë nxjerrë në shësh nivelin e ultë arsimor, në radhë të parë papërgjegjësinë e intelektuale.

Por kjo katrahur sot, nuk do të thot së Kombi shqipëtar nuk ka intelektual të mirëfillt, me vizione të reja për ti qëverisë politikat zhvillimore! Jo jo, po ata nuk kanë shansë të dalin në arenën politike, e para nuk janë antar të një ,,subjekti politik“ e dyta janë në gjendje shumë të veshtirë sociale, duke qënë të anashkaluar dhe të ngulfatur vazhdimsht nga analfabetizmi intelektualve nëpër pozita!

-Pra këto janë pjesërisht disa nga faktët që po e pengojnë zhvillimin e përgjithshmë të vendit.

 Cfar mund të shtojmë tjetër këti mendimi pos; ne kemi shumë intelektual indifërent dhe analfbet e të papërgjegjshëm nëpër institucionet e larta dhe në skenën politike!

Rreziku qendron në atë sikur jemi mësuar të presim gjithëhëre të na ndihmonë dikush, kurse ne vetë lujamë rrolin e të nështruarit, të shtypurit, si të shaluar që me kohë!

Një kategori tjetër zhurmagjijsh, sikur u konvenon ta kenë një gropë të hapur përherë që të kenë ku ti gjuajnë plehrat e veta! Disa të tjerë me skepticizëm ushqehën pa gjetur as forcën më të vogel e të dinjëteshme për shoqërinë që i përket! Ka edhe nga ata që thojnë ,,një gjarpër që s`me han mua rroftë 100 vjet! Ka edhe shumë bashkepuntorë të Sërbisë që me devotshmëri kryejnë punë për mës bisnesëve e formave të ndryshme me porosi që kanë mbetur në lidhje.

- Nga kjo del së, ne jemi sot në ketë situatë konfliktuoze, të pa organizuar, të deshpruar, vetëpërdhosur, në një zhgenjim total!

Ky zhgenjim i ka damkosur qytëtaret e Kosovës deri në vetëmohim dhe indifërentizëm!

Ky fat i zi na ka përcjellë në vazhdimësi atëhëre kur i kemi fajsuar të tjeret. Por sot të keqën po e kultivojmë vet me sjelljet dhe papërgjegjësit tona indifërentë.

Kjo tregon më së miri në cfarë pozitë jemi sot ne qytëtaret e Republikës së Kosovës?

-Të përçar me një ,,politizim“ naiv, krejtësisht indifërent.

Dhe kështu ne vazhdojmë ecjen tonë pahamendje,dhe pa u shqetësuar shtigjeve të panjohura për t`ardhmen shumë të pa sigurt!!!

Në vend që, neqytëtaret ti bashkojmë forca dhe veprimet për intëresa madhore!



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora