E shtune, 27.04.2024, 12:12 PM (GMT+1)

Mendime

Kapiti: Kosova e ka fituar edhe paqen me Serbinë

E enjte, 22.10.2015, 07:55 PM


Kosova e ka fituar edhe luftën  edhe paqen me Serbinë

Nga Skender S KAPITI

Serbia e ka humbur si luftën ashtu dhe betejën paqësore me Kosovën. Ato i kanë fituar shqiptarët e Kosovës dhe gjithë shqiptarët kudo që janë, pasi Kosova u çlirua nga lufta e saj dhe kryesisht nga NATO e udhehequr nga SHBA . Po edhe betejën paqësore e ka fituar de fakto që me çlirimin e Kosovës e që u vulos me shpalljen e Pavarësisë me 17 Shkurt 2008.  Prej 16 vitesh Serbia nuk ka asnjë lloj sovraniteti mbi Kosovën ; as atë juridik, as atë administrativ , as atë ekzekutiv dhe asnjë ushtar aty , prandaj Serbisë nuk i ka mbetur gjë tjetër  veçse që duhet ta njohë dhe ajo këtë realitet të pakthyeshëm dhe do të mjaftonte që Pavarësinë e Kosovës ta njihnin vetëm SHBA dhe do të ishte mjaftueshëm vetëm kaq, e jo më kur krahas tyre e kanë njohur shtetin e ri shqiptar të Kosovës e gjithë bota moderne, demokratike dhe më e zhvilluar e globit. Kosovën si shtet tashmë e kanë njohur 108 shtete të OKB-së, pra shumica e tyre si  dhe 23 vënde antare të BE nga 28 që ka gjithsej ajo. Kryeministri i Shqipërisë  këtë fakt ua tha politikës dhe pushtetit në Serbi si një të vërtetë reale qe e di gjithkush në Ballkan,  e që është në sinkron jo vetëm  me shqiptarët kudo në botë po që është në sinkron dhe me nderkombëtarët, SHBA dhe BE, po eshte dhe në të mirë të vetë Serbisë që ta njohë këtë realitet po qe se ajo realisht kërkon orientimin dhe integrimin në Europë. Serbia gjithnjë historikisht ka gabuar me Kosovën. Ajo ka gabur që kur e pushtoi Toplicën në vitet 1877-78 ku bëri genocidin më barbar në Ballkan në shekullin e 19-të. Gaboi përsëri kur e pushtoi Kosovën me ndihmën e Rusisë dhe me miratimin e Europës në vitin 1912 dhe që për 100 vite e mbajti Kosovën si koloni  e që ka ushtruar për gjatë gjithë  kësaj kohe dëbim ,dhunë , krime , vrasje e genocid të paparë mbi shqiptarët madje deri dhe në prag të mijëvjeçarit të tretë . Por ama dhe vetë serbëve ju ka kushtuar ky genocid pasi jo vetëm të pushtuarit po dhe pushtuesi nuk është i lirë vetë kur pushton të tjerët po dhe ai do të pagujë patjetër kostot e humbje njerëzore, financiare, materiale, morale etj. Deklarimi i kryeministrit shqiptar në Beograd ishte dicka qe dihej e njihej prej botes demokrartike dhe nuk ishte një provokacion,  po ishte një realitet qe e kishin thene ne Beograd dhe politikan te tjere para tij , por serbët e kanë si të tyren që e njohin si të vertete faktin dhe provokacionet që bëjnë vetë si mjeshtra për të fabrikuar mashtrime, falsifikime, intriga, provokime që janë kundër dhe në dëm të popujve të tjerë , dhe atyre nuk ju pëlqen të pranojnë asgjë dhe asnjë e vertëtë  po qe se ato nuk janë  sipas pëlqimit, interesit dhe dëshirimit të tyre, dhe ato  prej serbëve quhen provokacione pa marrë parasysh se kush ua thotë. Përpjekjet e Serbisë për të bllokuar njohjet ndërkombëtare për Kosovën kanë dështuar dhe tashmë ,ajo , vetë politika serbe pra, do të fillojë të reagojë për nga realiteti pasi është vetëkonsumuar kot së koti kaq shumë që pasi humbi luftën e ka humbur tashmë dhe betejën paqësore  politike, diplomatike, të falsicitetit dhe spekullimit me historinë, si dhe me manipulimin dhe korrupsionin që i ka përdorur kundër shqiptarëve historikisht pa përjashtuar dhe atë kryesoren : mjetet kriminale dhe genocidin,  gje të cilën bota dhe njerëzimi e ka parë edhe  së fundmi me regjimin barbar të Millosheviçit . Serbia nuk ka rrugë tjetër më, përveçse të ndahet nga e kaluara dhe prej gjithë atyre të këqija që u ka bërë ajo shqiptarëve të Kosovës , përgjegjësitë t’ua lejë autorëve dhe të shkuarës dhe të pranojë e kërkojë falje shqiptarëve si  dhe të shtrijë e të kërkojë pajtimin. Këtë ja imponon politikës serbe koha moderne, realiteti i sotëm dhe që minimmalisht dhe domosdoshmërisht ajo duhet ta pranojë e njohë atë pasi nuk besoj se do të vazhdojë gjatë kundër rrymës dhe ta izolojë veten pasi ështe tashmë kusht se pa njohur Kosovën dhe pa normalizimin e marrëdhënieve të saj me të edhe integrimin për në BE do ta ketë të vështirë për të mos thënë të pamundur. Serbia dhe aleatët e saj kryesisht sllavo-greko ortodoksë po dështojnë përditë e më shumë në pqëpjekjet e tyre për të bllokuar njohjet dhe antarësimmin e Kosovës në organizmat më të rëndësishëm ndërkombëtare.

Fakti i pranimit të kërkesës së Kosovë nga  Bordi i UNESKO-s për antarësim e saj në këtë organizatë të United Nations, Scientifik and Cultural Organization (UNESKO- Organizatë për Edukim, Shkencë dhe për Kulturë e Kombeve të Bashkuara) që kontribuon edhe për paqë e siguri në Botë: që kërkon respektimin Universal të Drejtësisë, Ligjit dhe të të Drejtave të Njeriut dhe që ka 193 shtete anëtare ,aq sa ka OKB tregon se Kosova e ka konsoliduar Pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit ligjor me standarte demokratike.Vendimi përfunndimtar pritet të merret në Konferencën e Përgjithshme të UNESKO-s që do të mbahet me 3-18 Nëntor të këtij viti, dhe antarësimi i Kosovës në këtë Organizatë i hap rrugën antarësimit të Kosovës në OKB , ku shumica e shteteve anëtare të saj e kanë njohur tashmë shtetin e Kosovës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora