E shtune, 27.04.2024, 08:20 AM (GMT+1)

Mendime

Agim Gashi: Letër e Presidentes Atifete Jahjaga

E marte, 20.10.2015, 07:17 PM


LETËR E HAPUR PRESIDENTES SË REPUBLIKËS ATIFETE JAHJAGES

NGA AGIM GASHI

Zonja Presidente!

Mirë po bëni që e keni filluar dialogun dhe bisedimet për tejkalimin e krizes që e sollen vetë politikanët tanë me ato inatet që i posedojnë.

Sot kishiT ftuar përfaqësues të OJQ-ve. Kjo tregon se Kosova po fillon një mardhënje ta zhvillon me popullin e vetë  e me institucione. Deri tani këtë nuk e kishte dhe natyrisht se një mardhënje e tillë i ka munguar popullit. Por, kësaj krize politike që e ka kapluar Kosoven, patjeter se po i friksohen edhe mrgimtarët. Ne përcjellim në çdo çast situaten në ATDHE dhe se për ato të pakëndshmet ne ndihemi keq, ndersa për sukseset, ne krenohemi. Fatkeqësisht, deri tani nuk patëm rastin të krenohemi me të arriturat e atdheut tonë.

Ne në mërgim, jemi disa here më shumë se në atdhe por që trajtohemi si pakicë  minoritare dhe si një mall që kur vjen momenti, na mjelni ashtu si doni dhe pastaj na hudhni si lëvoren e limonit. Vetëm në sezona vere ju bjen ndërmend që ne gjendemi dikund.

E dashur Zonja Presidente,

Kur thërriste zëri i atdheut, ne ishim të parët me derdhë gjaakun tonë, atje, sepse na kerkonte atdheu për liri. Luftuan, u vranë e ata që shpëtuan, shumica u kthyen prap në mërgim sepse postet i kishin nda qysh para luftes profiterët dhe karaxhozët e atdheut.

Mos harroni se këta mërgimtarë, gjaku i Juaj shqiptar, posedojnë potencial gjigant të intelegjences së kombit, të shkolluar, arsimuar dhe edukuar në frymat më demokratike të shteteve mike të atdheut. Mërgata posedon artist të njohur,, muzikant, këngëtar, shkrimtar, politikan, ekonomist e biznismen të ngritur në piedestalin e sukseseve. Posedon edhe pajtimtarë dhe njohes të mirë të situatave politike në ATDHE  dhe jashtë atdheut. Këta gjithmonë u penguan t´i  afrohen atdheut ngaa frika e humbjes së posteve.

Pasiqë jemi pra pjesë e atdheut, dhe pasiqë poesdojmë diapazon të atdhetarizmit, Ju lutem që ndonjëherë ta angazthoni edhe mërgaten në zgjidhjen e problemeve madhore të atdheut, sepse konsiderohemi pjesa më patriotike dhe më e paster e kombit që akoma nuk jemi zhytë në ujrat e hajnisë dhe interesave politike e kriminale të atyre problemeve që vetë i sollen politikanët e pa shkolluar që politikës i hynë për biznis e jo pëe atdhe.

Me mërgaten nuk do të zhgënjeheni asnjëherë, sepse asnjëherë nuk u zhgënjye as atdheu nga mërgimtarët e tij.

Zonja Presidente,

Me shpresë se në të ardhëmen do të merrini më shumë me mërgaten e Juaj, ne presim ftesat që të kyçemi në proçeset e pajtimit të popullit, pas hasmimit që i shkaktuen partitë poilitike.

Populli nuk do të mund të pajtohet pa u pajtue partitë, gjë që është teper e vështirë, pasi që ato nuk luftojnë për zhvillimin e shtetit por për ndarje teritoresh të interesit. Andaj edhe ndodhin gjëra që nuk do të guxonin të na ndoddhin.

Krejt në fund, Zonja Presidente, Ju themi se ne Ju njofim për Presidente të atdheut, andaj edhe Ju duhet ta njifni mërgaten milionshe si pjesë e Juaja dhe e atdheut tonë të plagosur.

Shpresoj se letres sime i bashkangjiten shumë bashkëmërgimtarë dhe shumë bashkëmendimtarë. Ne nuk jemi të huaj!

Me respekt

Agim Gashi- Gjermani, mërgimtar i preokupuar për gjendjen tonë.

19.10.15



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora