Mendime
Dedë Preqi: Pozitë dhe Opozitë na keni gërditë
E hene, 26.10.2015, 07:41 PM
POZITË DHE OPOZITË NA KENI GËRDITË ME KËTË POLITIKË
Nga Dedë Preqi
Sa ishim të etur e të uritur me shekuj për një copë liri dhe demokraci, që ta gëzojmë të drejtën tonë për ti bërë Institucionet tona, Kushtetutën dhe pavarësinë e këtij vendi . Atë e fituam pas shekujve, por jo lehtë, në saje të gjakut të bijave dhe bijve tanë, së bashku me ndihmën e miqve ndërkombëtarë. E çka tani? Cili dreq po na bënë me sy, cila shtrigë na ngrënë, cili ekstremizëm na ka shpërlarë trurin dhe cila politikë na ka bërë për vete, që nuk po mundemi ti bëjmë dy hapa përpara.
Sa është tmershme, deri dje kemi kërkuar ndihmë që ta dëbojmë okupatorin nga brenda, ndërsa sot, shdërrohemi dhe bëhëmi okupar të vetëvetës dhe Institucioneve tona. Athua na ka hije sot dhe para syve të fëmijëve tanë dhe para botës, që Kuvendin e Republikës së Kosovës, ta bëjmë tym e mjegull. Atha na ka hije sot, t’ia tregojmë muskujt njëri-tjetrit, ndërsa veriun e Kosovës e kemi të okupuar dhe të qeverisur nga Beogradi. Athua na ka hije sot, që Kosova bënë marrëveshje me Serbinë për qështje të veta të brendshme, sikur për veriun e Mitrovicës, dhe këto marrëveshje janë të shëndosha për marrëdhënie të mira, edhe pse kryetari e kryeministri i vendit nuk kanë guxim dhe as që kanë qenë ndonjëherë në veriun e vendit të vet.
Athua na ka hije sot të rrahim gjoks dhe t’ia mohojmë demokracisë parimet e veta, kur pas 16 viteve të çlirimit nga okupatori, robërohemi vetë nga mentaliteti i brishtë, duke e ndarë vendin në krahina dhe zona të „bajraktarllakut“ dhe kjo politikë zhvillohet edhe sot e kësaj dite , duke i dhënë vetës të drejtë që vendi të komandohet dhe qeveriset në këtë mënyrë, si krahu i Drenicës, i Dukagjinit, apo dikush tjetër, duke qenë krahu më i fuqishëm i luftës dhe tani në paqë duhet të kenë të drejtë edhe shtetin ta qeverisin këta njerëz. Jo,jo, miqtë e mi, edhe të tjerët kanë të drejtë, sidomos rinia intelektuale, dhe kjo liri e ky vend nuk është çliruar me bërryla dhe as nuk duhet të qeveriset në këtë mënyrë, sepse gjaku i bijave dhe bijve tanë ishte i njëjtë,pa dallim, i cili u derdh për këtë tokë të Kosovës dhe lirinë e saj.
Prandaj, duhet të turpërohen të gjithë ata, që janë në vijat kyqe të Institucioneve të vendit, veqanarisht në frontin e Kuvendit të Kosovës, që po zhvillohet jo luftë politike, jo luftë për zhvillimin e vendit që e ka kapluar varfëria, por luftë inatëqare dhe partiake, duke dhënë një shembull të keq dhe të pa lakmueshëm para gjithë popullit kosovar dhe para botës. Deputetët e këtij Kuvendi, duhet t’ia lëshojnë një pasqyrë vetës dhe të shikohen fare mirë në shurrën e vet para se të marrin rrugën deri te ky Institucion, i cili duhet të çmohet dhe të ruhet sikur sytë e ballit, por jo edhe të përdhunohet dhe të shdërrohet në një vend ku luftojnë „bajlozat e humbur“, sepse përmes luftës së tyre po fiton dikush tjetër, që i shikon për anash dhe po i shantazhon për qejfin e vet.
Nga këto kushte dhe rrethana po vuan populli i Kosovës, vuajnë nga përsonazhet e qeverisjes së dobët të vendit, vuajnë nga sjelljet arrogante të përsonazheve të Kuvendit të Kosovës, ku përveq tjerash nga kryetari i Kuvendit dëgjon shprehje imorale dhe vullgare, të cilat janë fyese për sëcilin, e veqanarisht për gjininë femërore. Vuajnë për sjelljet jo normale të opozitës të cilët shtyhen dhe nxitën nga një politikë qëllim mirë, apo për rrëzimin e këtij pushteti, që ndoshta me pa dëshirë ti bëjnë këto gjeste arrogante, të cilat nuk lekmohen në asnjë demokraci të botës. Po vuan ky popull, i cili akoma po sa ka filluar me i hapë sytë dhe me ndëtuar botën e vet të lirë dhe demokratike.
Duke përfshi tërë këtë galeri politike të tingujve të vrazhdë dhe laramanë, që udhëhiqet nga një qeverisje e cila po e bënë ditë përditë dramën tonë edhe më të përçuditshme, atëherë, a jemi njerëz, që kemi sy me shikuar e vesh me dëgjuar dhe a kemi ndërmend një ditë që mendjen tonë ta bëjmë të një mendësie të sinqertë dhe të mendojmë e veprojmë si njerëz dhe qëllimet tona ti bashkojmë për të mirën e këtij populli dhe vendi. Mos të tregohemi aq të dobët dhe të lig para njëri-tjetrit, kur e dimë se fatin tonë e kemi të përbashkët dhe në duar të njëri-tjetrit. Fjala e urtë dhe ëmbël me njeri tjetrin është mjeti më i mirë i komunikimit dhe rrëfimit, ndërsa llojet tjera , fyerjet dhe sharjet janë mjetët e njerëzve të robëruar nga euforia dhe emocionet e dobëta, që nuk janë njerëzore.
Përndryshe, pozitë dhe opozitë, qeverisjen na keni gërditë, në këtë mënyrë mundeni vetëm me ikë dhe jo me bërë çka të doni ju me këtë popull dhe me këtë Republikë.