E shtune, 27.04.2024, 09:31 PM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: Drenica

E diele, 01.11.2015, 06:00 PM


DRENICA

Nga Dibran Demaku

Drenica, qoftë si nocion gjeografik apo si teritor faktik, në çdo shkrim publicistik, shkollor apo edhe shkencor është paraqitur ashtu si edhe në të vërtetë ka qenë gjatë tërë historisë së saj, si një trevë kryengritëse dhe mbrojtëse e shqiptarizmës.Ajo, pra, Drenica, edhe nën pushtimet e shumta të huaja, nuk ishte krejtësisht e pushtuar!Ajo do të gjente forma e mënyra të ndryshme që edhe nën pushtim të bënte jetën e vetë të pavarur!Për atë jetë të pavarur dhe krejtësisht autoktone do të kujdeseshin Trimat , që kësaj treve nuk do t`i mungonin kurrë, por përkundrazi do të dilnin në mbrojtje të saj sa herë që e kërkonte nevoja dhe koha!Për pushtuesit e shumtë që do të vinin dhe do të qëndronin si pushtues të trojeve etnike shqiptare në përgjithësi dhe të trevës së Drenicës në veçanti, Drenica do të ishte si të thuash ajo pika e nxehtë, ku pushtuesit nuk do të mund të qëndronin asnjëherë të sigurtë, sepse prushi i ndezur në Drenicë do t`ua kallte shputat e këmbëve?!Çdo pushtues, sado i egër që të ishte ai, në Drenicë nuk do ta ndiente vetën asnjëherë të sigurtë!Se Drenica kryengritëse dhe mbrojtëse e shqiptarizmës ndër shekuj, ishte ajo flaka shkrumuese për çdo pushtues, mund të konstatohet edhe nga një rrëfim apo si të thuash një ngjarje që i kishte ndodhur një individi shqiptar në kohën e Jugosllavisë së Titos.Personi apo njeriu i asaj ngjarje apo rrëfimi do të ishte bashkëvendas i autorit të këtij shkrimi, i cili në kohën e Jugosllavisë së Titos, ishte ndodhur në organet udhëheqëse të Rinisë socialiste(siç quhej atëherë organizata rinore) të Krahinës së atëherëshme socialiste të Kosovës.Personazhi i rrëfimit, si përfaqësues i lartë i Organizatës së rinisë socialiste të Kosovës kishte udhëtuar për në Beograd, për të marrë pjesë në një mbledhje të Organizatës së rinisë së atëherëshme të Jugosllavisë, si përfaqësues i Organizatës rinore të Kosovës.Në kthim e sipër(personazhi i këtij rrëfimi kishte udhëtuar me tren) në një satcion hekurudhor të Serbisë kishte hypur në tren një serb i moshuar dhe ishte ulur pranë tij.Pas përshëndetjes së zakonshme, serbi i moshuar ishte interesuar se nga vinte dhe ku shkonte bashkëdhëtari i tij.Pasiqë personazhi i këtij rrëfimi i kishte treguar serbit të moshuar se cili ishte, nga ishte dhe ku kishte qenë, ai pra serbi i moshuar në fillim e kishte luajtur kokën sa në një anë-në anën tjetër, shenjë kjo që do të thoshte se nuk po i besonte ato që kishte dëgjuar dhe kur Personazhi i rrëfimit ia kishte shpjeguar të tëra edhe njëherë ai kishte shpërthyer:-Kjo që më thua ti, more çun as nuk është e vërtatë e as nuk mund të jetë e vërtetë!Dhe kjo për arsyen krejt të thjeshtë:Tito, trevën e Drenicës, prej nga thua se vjen ti, e ka të shënuar në hartë me pikë të zezë! Dhe ajo pikë e zezë në hartën e tij do të thotë se Treva e Drenicës është ajo pika kryengritëse dhe e pabindur asnjëherë me politikën e këtij shteti! Ajo, pra Drenica, jo vetëm ne, por çdo të huaji, apo si të them çdo pushtuesi ia ka kthyer pushkën, andaj nuk është larg mendjes që një ditë do ta kthej edhe në drejtimin tonë, që do të thotë Jugosllavisë së Titos!Nuk di se si qenka bërë një gabim i tillë:Një i ri i Drenicës së Shaban Polluzhës, i atij që në Luftën e dytë botërore na ka vrarë qamet, sot të shkojë në Beograd si përfaqësues i Rinisë?!Ky shtet paska marrë fund, kur zgjedhë përfaqësues të Rinisë nga trevat armike, siç është Drenica!-dhe duke turfulluar, pa u përshëndetur me bashkëudhëtarin kishte zbritur në një stacion tjetër hekurudhor të Serbisë.

Drenica, kjo trevë gjithmonë kryengritëse dhe krenare në rrugëtimin e vet nëpër histori, me trimat e saj të njohur si Ahmet Delia, Azem Bejta dhe çeta e tij, Shaban Polluzha me luftëtarët e tij, domosdo që do të ishte në ballë të luftës së fundit çlirimtare kundër Serbisë! Plumbat e parë kundër ushtarëve dhe policëve serb do të ndizeshin pikërisht në Drenicë dhe nga aty Flakadani i luftës për liri do të shpërndahej në krejt Kosovën.Krismat e maliherit të Adem Jasharit dhe shokëve të tij dhe të familjes së tij do të dëgjoheshin në të gjitha trevat etnike shqiptare e më larg dhe do të jepnin sinjalin se një popull i tërë ishte ngritur për Liri.Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e krijuar nga Adem Jashari dhe shokët e tij, do do ta vendoste edhe Shtabin kryesor të luftës në Drenicë.Dhe kështu Drenica edhe këtë herë, si shumë herë gjatë historisë do të shndërrohej në atë strumbullarin e Shpresës dhe Besës së një kombi për Liri!Dhe kombi shqiptar në ato ditë do të identifikohej vetëm me një emër e ai emër do të ishte DRENICË:Drenicë do ta quante veten Shkodrani, Drenicë do ta quante vetën Vlonjati, Drenicë do ta quante vetën Tiranasi, Drenicë do ta quante vetën Shkupjani, Drenicë do ta quante vetën Prizrenasi, Drenicë do ta quante vetën Preshevari, Drenicë do ta quante vetën Ulqinaku, Drenicë do ta quante vetën shqiptari i mërguar kudo nëpër botë!Kështu  ato ditë Drenica kishte arritur ta identifikonte një komb të tërë, kudo ku ai ndodhej, duke ia dhuruar emrin e vetë!Dhe luftëtarët e lirisë do t`i suleshin armiku me emrin Drenicë të shkruar në ballë dhe në mendjet e zemrat e tyre.Kjo ta kujtonte atë thirrjen e njohur të luftëtarëve të Azem Bejtë-Galicës dhe Çetës së tij, të cilët identifikoheshin e emrin e komandantit të tyre dhe çdo betejë e nisnin me thirrjen:O prite Azem Galicën, prite!Emri i Azem Galicës ishte bërë tmerr për armikun, ashtu siç ishte bërë tmerr emri Drenicë për armikun, në luftën e fundit çlirimtare!

Meqë balli i luftës  së fundit çlirimtare ishte në Drenicë, natyrisht që edhe Shtabi kryesor i asaj lufte do të vendosej në  Drenicë.Dhe meqë siç u tha edhe më lartë ,  plumbat e parë kundër armikut u ndezën në Drenicë, natyrisht që edhe Shtabin e përgjithshëm të luftës do ta përbënin shumica e djemëve dhe vashave luftëtare nga kjo trevë!

Meqë si të thush barrën kryesore të luftës çlirimtare do ta bartte mbi supe Drenica(pa dashur që t`u hyhet në hak trevave të tjera të Kosovës), edhe paslufta do t`u mbetej barrë atyre që kishin udhëhequr atë luftë.Kjo do të thotë se ata që kishin udhëhequr me Luftën çlirimtare, do t`u binte barra kryesore(e që ndonjë tjetër mund ta quaj edhe si fat historik) që të zgjidheshin në Udhëheqjen e shtetit të Kosovës në Liri!...

Dhe ndodhi ajo që askush nuk e kishte pritur:-Në Liri u bën shumë gabime! Dhe meqë në Udhëheqjen e shtetit të Kosovës u zgjodhën shumë nga ata që kishin udhëhequr edhe Luftën Çlirimtare, e që ishin pikërisht nga treva e Drenicës, ata do t`i bartnin mbi supe edhe gabimet e bëra!Se a ishin bërë ato gabime nga mosdija apo për ndonjë arsye tjetër, nuk dihet, por ajo që dihet është se trevat e tjera shqiptare që gjatë luftës çlirimtare ishin identifikuar me Drenicën, pas luftës sikur kishin ndërruar qëndrim:Tashmë jo që donin ta identifikonin vetën me Drenicën, përkundrazi, përmendja e Drenicës qoftë ai edhe vetëm si nocion gjeografik, sikur ua prishte qetësinë!Përmendja e atij nocioni që në fillim ua kishte prishur qetësinë, me kalimin e kohës sikur ua shtonte nervozën!Dhe edhe më vonë vetëm përmendja e Nocionit në fjalë, shumicës së popullatës së trevave të tjera shqiptare të Kosovës, ua zgjonte edhe urrejtjen?!...

Kështu, nocioni Drenicë, që gjatë Luftës Çlirimtare ishte shndërruar në një nocion që në vete bartte, krenari, madhështi, shpresë e besë për një Liri të ëndërruar me shekuj, pas luftës po ai nocion ishte shndërruar në një nocion urrejtës?!...

A do të duhej të ndodhte kjo?!...A e meriton Drenica një urrejtje të tillë, pas gjithë asaj që ka bërë në shekuj, në ruajtje dhe mbrojtje të shqiptarizmës?!A e meriton Drenica një urrejtje të tillë pas tërë atyre sakrificave që ka bërë deri në fitimin e Lirisë?!...A e meriton Drenica një urrejtje të tillë, për shkak të gabimeve të mundshme të individëve të ndryshëm, apo të grupeve të individëve, që prejardhjen e kanë prej saj?!...

Drenica, qoftë si nocion gjeografik, qoftë si teritor faktik, që në historinë e kombit shqiptar është identifikuar si ruajtës dhe mbrojtës i shqiptarizmës, do të dijë, që atyre që kanë abuzuar me emrin e saj, të ua tregojë vendin, ashtu siç do të dijë që t`i ruaj dhe t`i mbrojë të gjithë ata që me vetëmohim të pashoq ia kanë ngritur dhe madhështuar emrin në histori!...



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora