E hene, 07.10.2024, 11:41 AM (GMT+1)

Mendime

Skënder Kapiti: Shqiptarët ikin nga Shteti i vet

E diele, 01.11.2015, 04:37 PM


Pse edhe sot, pas 100 vitesh shqiptarët ikin nga Shteti i vet

Nga Skënder S. KAPITI

Gjëja më e sigurtë sot në Shqipëri është pasiguria. Kjo pasiguri vjen nga paqëndrueshmëria politike; nga korrupsioni gjithinstitucional shtetëror dhe shoqëror; pasiguri të tjera të mëdha janë: pasiguria për shëndetin, për arsimimin, për punën, për lirinë, për drejtësinë; pasiguria ekonomike, për pronën dhe jetën. Këto janë arsyet se përse shqiptarët vetëm e vetëm sa largohen sot në eksod masiv për në Gjermani dhe BE, pasi aq të pakëndshme e kanë jetesën në Shqipëri sa që më mirë ndjehen në kampe atje se sa këtu. Shoqëria shqiptare sot është e lodhur, e raskapitur dhe e stërmunduar nga politika , pushteti , qeverisja, drejtësia, dhe administrata. Pra , shoqëria shqiptare po vuan padrejtësie prej shtetit dhe sistemit kriminal qeverisës dhe politik i montuar nga krimi, hajdutëria dhe korrupsioni që prej 25 vitesh. Shoqeria i ka humbur aftësitë, mundësitë dhe shpresat për të përballuar, sfiduar dhe për të dalë nga kjo gjëndje e pashpresë dhe jolumturie; shumica e anëtarëve të saj si pasojë e këtyre që thamë më lart e  e kanë humbur edhe besimin, dhimbjen dhe solidaritetin ndërqytetaresk , pasi së pari po i stërmundon dhe papunësia , dhe varfëria. Shoqëria shqiptare është e braktisur dhe e tradhëtuar nga elita politike dhe nga shteti e drejtësia, e për pasojë shoqëria civile në Shqipëri është e përçarë, apatike, gjëndje kjo që i ka çuar njerëzit në nënshtrim , në spiunllëk, në hipokrizi dhe që i bën ata të lig, egoistë e xhelozë ndër vete  qofte dhe për gjerat më të parëndësishme. Këto vijnë  dhe nga gjëndja e rëndë socio-psikologjike depresive që e ka prodhuar realiteti i mizerjes së korrupsionit, vjedhjes dhe atij kriminalo- institucional shtetëror. Është mirë që Shtetet e fuqishme të BE-së para se të ndërmarrin kthimin në atdhe të azilkërkuesve shqiptarë të analizojnë si duhet shkaqet dhe pse-të që i detyrojnë shqiptarët të braktisin Shqipërinë , dhe para se t’i riatdhesojnë ata, BE të marrë masa që të kontribuojë duke  ndihmuar shoqërinë shqiptare, e cila nuk është e aftë e vetme ajo,  për  t’i larguar nga politika ata shkaktarë të vërtetë që ua kanë imponuar qytetarëve të vet këtë gjëndje të rëndë , të pakëndshme , jolumturie dhe pasigurie në Shqipëri. Edhe unë autori i këtij shkrimi jam një ndër ata , po nga ata që unë dhe shumë të tjerë të afërm të mi e kemi pësuar më shumë se ata që janë e kërkojnë sot  azil nëpër Europë nga paudhësitë dhe prej padrejtësive të tejskajshme të këtij shteti të kriminalizuar ku: mafia, korrupsioni, papërgjegjshmëria, paligjshmëria , padrejtësia , anticivilizimi dhe antivlerat europiane e sundojnë  moralin, ligjin, shtetin dhe institucionet shqiptare , dhe pse jo edhe do të largohemi për në Gjermani dhe ne vende të tjera të BE, për hir të së drejtës për ta jetuar jetën me dinjitet , të lirë, të qetë , të paqme dhe në drejtësi, për hir të së drejtës së dinjitetit dhe krenarisë njerëzore, gjëra këto  të cilat na e kanë bërë jetën të padurueshme këtu në Shqipëri, dhe nuk e di se e ka ndonjë ndryshim apo jo nga ajo e sirianëve sot në Siri, përderisa pothuaj beraz me ta radhitemi për eksod masiv dhe për azil në shtetet e BE-së. Është e përhapur shumë tashmë thënia reale e njerëzve që kur i largojnë fëmijët nga Shqipëria dhe i dërgojnë ata në SHBA dhe Europë të thonë se: i shpëtova fëmijët se i dërgova  jashtë shtetit; të ikim dhe ne se nuk bëhet kurrë mirë këtu, po vetëm më keq po etj.  Dhe me të vërtetë, në një ambjent të pasigurt dhe me pamirëqënie; ambjent të rëndë politik, psikologjik  e social si ky në Shqipëri, anormal  për inteligjencën njerëzore  të emancipuar dhe te  edukuar me moralin fetar,  me civilizimin modern perëndimor dhe me vlerat e standartet e tij si dhe për patriotizmin e vertete, ky realitet real i tillë është si prangosje dhe si një joliri e demokraci jodemokratike e padurueshme per njeriun modern. Shqipëria ka dalë nga një diktaturë ateiste e paedukuar me Edukatën dhe Ligjin Hyjnor. Në të gjithë institucionet e shtetit shqiptar funksionon keqzbatimi apo zbatimi i korruptuar i ligjeve të Shtetit. Në Shqipëri të drejtën e jep urdhëri i mafies së pushtetit dhe politikës; e jep “urdhëri” i parasë , krimit dhe korrupsionit që kanë kapur dhe pronësuar si shtetin ashtu dhe drejtësinë dhe për pasojë  individi, shoqëria dhe shteti janë korruptuar dhe nuk funksionojë ose funksionojnë ashtu sic  keqfunksionon drejtësia; dhe prandaj në Shqipëri mbretëron pasiguria juridike, civile, ekonomike, e punësimit, e arsimimit, e shendetësisë dhe mbi të gjitha sundon pasiguria për jetën, lirinë dhe pronën ; dhe prandaj pra, shqiptarët largohen nga Shqipëria dhe kërkojnë azil në shtetet perëndimore. Institucionet e Shtetit Shqiptar egzistojnë vetëm fizikisht sepse: intrigat, allishverishet, komplotet dhe vendimmarrjet merren dhe vendosen jashtë tyre, nëpër kafenera, nëpër skutat e errëta të shtëpive, vilave e hoteleve lluksose ku luhet bixhozi dhe llotaria e rushfeteve dhe e “basteve”; ku fituesit e tenderave, të kontrabandës , të lejeve të ndërtimit, të licencave e të monopoleve të tregut dhe të importeve; fituesit dhe zaptuesit e tokave dhe trojeve; fituesit e të drejtës së mospagesës së tatimeve dhe taksave; fituesit e posteve, detyrave dhe të vëndeve të punës në administratë janë farefisi dhe ata që u paguajnë më shumë klaneve të grupit mafioz më të fuqishëm politik, financiar dhe ekonomik në Shqipëri që është ai i politikës , pushtetit dhe i drejtësisë, TRIVALENCA e Korrupsionit, që mban peng integrimin dhe perspektivën e shtetit dhe të shoqërisë shqiptare. Në Shqipëri institucioni i Shtetit shqiptar është vetë spekulatori dhe manipulatori i ligjit, kushtetutës, drejtësisë, i krimit, i korrupsionit; është manipulatori i kombëtarizmit, moralit dhe të lirive e të dejtave të njeriut; është manipulator dhe spekulator deri dhe i ankesave dhe të denoncimeve edhe më të vogla të qytetarëve. Në shtetin shqiptar sundojnë hipokrizia, gënjeshtra, mashtrimi dhe korrupsioni institucional dhe eja e merre me mënd se për cfarë sigurie për individin dhe atë  publike mund të bëhet fjalë që të ketë në këtë realitetin shqiptar kudo, ku e njëjta gjë pothuajse është dhe në Kosovë si edhe te politika e partive të shqiptarëve të Maqedonisë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora