E shtune, 27.04.2024, 05:15 PM (GMT+1)

Mendime

Aurel Dasareti: Evropa, pa asnjë kontroll mbi kufijtë

E diele, 01.11.2015, 05:18 PM


Evropa, një vend pa asnjë kontroll mbi kufijtë e saj

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Një vend pa asnjë kontroll mbi kufijtë e saj, as ka kontroll mbi të ardhmen e tij.

***

Vetëm meshkuj të rinj të zemëruar dhe të mëdhenj në trup që vijnë. A duan këta burrecë të kenë lirinë? Atëherë dërgoni ata në shtëpitë e veta në mënyrë që vet ata të luftojnë për lirinë e tyre, në vend se të lënë fëmijët, prindërit pleq dhe gratë të qëndrojnë prapa me armë në dorë në luftimet kundër IS.

“Fëmijët” e pashoqëruar që kërkojnë azil në Evropën e largët? Ka këtu tmerrësisht shumë fëmijë me "mjekra", mendoj unë.

Të gjitha partitë dhe qeveritarët evropian që ende, me dashje dhe vetëdije, punojnë që vendësit të bëhen pakicë në vendin e tyre, janë në thelb racistë.

Historia Evropiane përfshinë edhe "Mesjetën e Errët". Kjo periudhë ishte shumë më e gjatë se e dy luftërave botërore. Gjithë shkenca dhe liria e shprehjes ishin vënë prapa. Tani shikojmë shenjat e kohës që evropianët janë duke ecur në një terr përkatës.

Si mundet që një organizatë aq e madhe si Bashkimi Evropian (e cila duhet të ketë disa krerë të mençura) arrin të dështojë kështu rrënjësisht në “Krizën e refugjatëve” afrikan/aziatik që janë duke pushtuar Evropën?! - është krejtësisht e pakuptueshme. Gjermania dhe Suedia kanë shkuar në front si "standarde-bartësit e mirësisë", dhe së bashku me një ushtri gazetarësh utopik budallenj udhëheqin çmendurinë.

Skeptikët janë etiketuar dhe tallur. Idiotët lavdëruar! Merkel duhet të ndiqet penalisht për mospërfilljen e Rregullores në fuqi; pa autorizim në Parlamentin Evropian e ka ftuar gjithë rruzullin tokësor të kolonizojnë Evropën. Nuk i respekton vendimet që edhe vendi saj (Gjermania) i ka nënshkruar, “Marrëveshjen e Shengenit” - që do të thotë se vendet e përfshira, kanë kufij të përbashkët që duhet kontrolluar - duke penguar hyrjen e të paftuarve - por lëvizja e lirë e njerëzve brenda.

Marrëveshja Dublin përcakton se azilkërkuesit që hyjnë në zonën e Shengenit duhet të regjistrohen dhe të merren nën kujdesin e vendit (shtetit) të parë në të cilin ka shkelur këmba e tyre, dhe është shteti përkatës (për shembull Greqia dhe Italia) që duhet të shqyrton kërkesat e tyre për azil e jo si t`u teket qejfi rrugaçëve ekonomik për të kaluar nëpërmjet gjithë shteteve ballkanike dhe gati krejt Evropës deri sa të arrijnë te shtetet më të pasura, Gjermaninë e tezes Merkel apo Suedinë a atij sorollopit Löfven.

***

Natyrisht se nuk është obligimi im të mërzitem për vetë-shkatërrimin e shteteve dhe kombeve evropiane, por pasi edhe Shqipëria ime (e jona) gjendet në Evropë, për të jam duke folur.

Flitet se qeveria shqiptare në marrëveshje të fshehtë me Merkel, synon të pranojë (strehojë) në Shqipërinë e vogël 100 mijë “refugjatë” të rrejshëm afrikan/aziatik; të cilët brenda disa muajsh, nëpërmjet bashkimit familjar (duke sjellë të afërmit) nga vendi i origjinës dhe të lindjeve masive (mesatarisht 6-7 fëmijë për një çift) etj do të shtohen në disa milionë.

Kur Shqipëria është ftuar në ndonjë takim ministror të BE-së, ndoshta ndonjëherë merr pjesë në diskutime. Por pasi nuk është anëtare nuk ka të drejtë vote. As ndonjë detyrim për të ndjekur vendimet që BE-ja miraton.

Kjo do të thotë se qeverinë e Shqipërisë askush nuk mundet ta detyroj të pranon refugjatë në territorin e saj. Vetëm nëse vetë qeveritarëve dhe politikanëve shqipfolës (për interesa private) u kruhet b*** e palarë.

Ne ndikohemi reciprokisht me veprimet e njëri-tjetrit. Nëse dikush provokon me Tradhti Kombëtare duke keqpërdorur postin, Rregulloren dhe Kushtetutën e Shqipërisë, ne do të reagojmë pamëshirshëm. O do ta qeverisin vendin sipas Kushtetutës, o do të përgjigjen për krimin. Kjo vlen edhe për mafiozët Isahashimin me kompani që formuan “Zajednica” e komunave serbe në midis të Kosovës, për ata të FYROM-it Alimenduhin...

I vetmi vend dashamir për ne është USA (Amerika). Shqipëria (qeveria e Ramës) para disa ditësh assesi nuk duheshe të voton kundër SHBA në favor të Kubës, dhe Palestinës. A e dinë zyrtarët kopil bastard shqipfolës që Kuba dhe Palestina janë miqtë më të mëdhenj të armiqve tanë, posaçërisht të serbëve?

***

Korrektësia politike bëhet më e rrezikshme dhe më e rrezikshme, dhe kur ajo është bë kështu atëherë ose njeriu duhet të thotë atë që kërkon Merkel dhe manipuluesit tjerë ose do të etiketohet si racist, islamofob, plehra të bardhë, njerëz që u mungon ndjeshmëria humane.

Më absurde është se asnjë qeveri evropiane (me përjashtim të asaj hungareze) nuk i detyron këta pushtues shtegtar afrikan/aziatik të kthehen nga kanë ardhur pas mbërritjes në kufi dhe nuk i urdhëron të zhduken. Për t`i emërtuar këta islamistë për “refugjatë” nuk është vetëm një nënvlerësim për refugjatët e vërtetet por një krim kundër njerëzimit.

Lufta dhe varfëria nuk janë aspak faktorë që të quhesh refugjat. Refugjatë janë vetëm ata burra të rrallë të persekutuar në vendin e origjinës për shkaqe politike. Prandaj, u sugjeroj mediumeve mos përdorin shprehjen e madhe “REFUGJATË” për njerëzit e vogël, gjuetarët e fatit.

Unë kryesisht dua që të del në shesh e vërteta. Në këtë rast vjen një erë e fëlliqët e abuzimit të qëllimshëm dhe të shtrembërimit të fakteve. Unë nuk kam nevojë për më tepër lek, për njohje ose lidhje nga njerëzit politikisht korrekt. Unë nuk kam ardhur në botë për t`u pëlqyer nga krijesa të tilla.

«Refugjatët” aktual krijojnë varfëri, pabarazi, probleme sociale dhe katastrofë nacionale në vendet pranuese. Ndryshime demografike, ku ardhacakët bëhen shumicë dhe vendësit pakicë që me kohën do të asimilohen.

***

Pretendimi se për shembull Gjermania, Suedia etj ka nevojë për imigracionin është një mit dhe mashtrim që kanë gjetur politikanët në mënyrë që të bindin votuesit, jo diçka që është mbështetur nga zyrat Kombëtare të Kërkimit Ekonomik.

Politikanët dhe qeveritarët e BE-së, të korruptuar nga koncernet e mëdha industriale, e dinë se ardhja në Evropë e konsumatorëve të ri afrikan/aziatik dhe forca e lirë e punës (duke diskriminuar dhe lënë pa punë vendësit) është flori për sektorin e biznesit që ato përfaqësojnë. Prandaj “simpatia” me “refugjatët”.

Ata duket se nuk mërziten aspak kur përhapin dezinformata për të arritur këtë, gjë që provokon. Kur mediat lejojnë që ata të shpëtojnë duke mos i demaskuar, është e pafalshme, dhe kur mediat përveç kësaj bashkëpunojnë duke mbështetur këtë mashtrim është diçka e pakuptimtë dhe e rrezikshme.

Është e trishtueshme për të parë të gjithë ata që në naivitetin e tyre të sillen si njerëz të mirë duke ndihmuar këta imigrantë - gjahtarë të fatit.

Këta “refugjatë” të rrejshëm janë nga njerëzit më të pasur të vendeve të tyre. Një pjesë e madhe janë të rinjtë me prerje të flokëve dhe mjekrave të modës dhe iPhone5, të cilët kanë marrë rrugë të gjatë nëpër shumë vende të qeta me të vetmin qëllim për të përfituar nga kontributet bujare evropiane të rezervuara posaçërisht për refugjatët dhe azilkërkuesit e vërtetë.

***

Paralajmëroj shqipfolësit fanatik “mysliman” të FYROM-it që derdhin lot deveje për “refugjatët sirian” se civilët nuk kanë të drejtë të vendosin se kush janë refugjatë dhe t`i ndihmojnë ekonomikisht duke joshur tjerë, ndryshe janë kontrabandistë që mbushin vendin me të huaj. Ata duhet të dënohen për tradhti kombëtare dhe kontrabandë me njerëz.

***

BE-ja - një lloj interesant i shtetit të dështuar

Shtetet e dështuara karakterizohen si shoqëri civile që u mungojnë administrata dhe institucione të forta sociale/shoqërore. BE-ja ka pasur sukses në krijimin e institucioneve të forta dhe një menaxhim efektiv ligjor dhe ekonomik, por ata kanë dështuar të krijojnë një kulturë politike dhe një angazhim të përbashkët.

Ne kemi një super-shtet evropian, por jo një shoqëri civile evropiane. Unë i përcaktojë shtetet e dështuara si vijon:

1. Humbja e kontrollit mbi territorin e vet ose humbja e monopolit të dhunës legjitime në të njëjtën.

2. Erozioni i autoritetit legjitim të marrin vendime kolektive.

3. Pamundësia për të ofruar shërbime publike.

Karakteristika të tjera të një shteti të dështuar është pushteti qendror që është aq i dobët ose i paefektshëm sa që ai ka pak kontroll praktik mbi pjesën më të madhe të territorit dhe mungesën e shërbimeve publike. Kur kjo ndodh, lulëzon korrupsioni dhe kriminaliteti, nuk ka ndërhyrje të aktorëve shtetërorë, shfaqja e rritjes së refugjatëve dhe një lëvizje të pavullnetshme e popullatës. Një pasojë është rënie e mprehtë ekonomike.

Evropa nuk ka më kontroll të kufijve të saj të jashtëm.

Identiteti evropian, për të cilin flitej 30 vjet më parë, është tani një vizion i ardhshëm nga ditët e vjetra.

Përfshirja e shteteve të vjetra komuniste të Evropës Lindore ka qenë një dështim për synimet e BE-së.

Filmi "Evropa" ishte një shprehje e atmosferës intelektuale në Evropën e asaj kohe kur evropianët perëndimor synonin largim nga shteti komb dhe drejt Evropës.

Kriza e euros, kriza greke dhe "kriza e refugjatëve", në vend të kësaj ka zbuluar se popullata e Evropës (me arsye) është gjithnjë e më shumë e vendosur në mbrojtjen e identitetit të vet kombëtar/nacional. Partitë politike që dëshirojnë të mbrojnë shtetin kombëtar mbizotërojnë.

Si një figurë politike, “super-evropiani” ka vdekur. Ky është paradoksi tani: Ne më në fund kemi një bisedë të përbashkët evropiane. Por kjo zbulon se kemi një Bashkimin Evropian pa qytetarët evropianë.



(Vota: 42 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora