E diele, 28.04.2024, 05:09 AM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Injoranca dhe fodullëku

E merkure, 04.11.2015, 09:35 PM


INJORANCA DHE FODULLËKU

Nga Afrim Caka

Natyrisht që do të shkruaj.

A ka kuptim jeta e jonë. A ka kuptim ekzistenca e jonë! Ky shkrim shpjegon pabesin që i bëhet këtij mileti. Sa shumë hipokrizi të cenueshmërisë së fjalës për ata që mendojnë vazhdimisht ndryshe për lirin e mendimit, për lirinë e fjalës.

Përherë syçeltë për të penguar shtypjenë e të gjitha shfaqjeve negative të fjalës së lirë Ciceroni (oratori dhe shkrimtari i madh romak i shekullit të parë) në vepren e tij: Arti i të pëlqyerit, shprehet: “Thuhet se rinin e largon nga jeta aktive, se ajo i mpak forcat duke e bërë trupin dhe mendjen të dobët se e zhvesh të riun nga gëzimet e jetës, me pasionet e dashurisë dhe se me rinin njeriu i afrohet gjithnjë e më shume vdekjes!”. A ju ka rastisur zotrinjë deputet e juve qeveritarë ta lëxoni këtë vepër? Besoj se jo Lexoni se do ta kuptoni më mirë ç’është rinia. Dhe, ç’është korrupsioni dhe papunësia!

Nuk duhet ndonjë nivel i lartë kulturor për të kuptuar se gjëndja në këtë shtetë, nuk është asgjë tjetër, pos një anarki në të cilën është projektuar vizioni simbolik i së keqës i kohës sonë, korrupsioni, keq qeverisja dhe largimi i të rinjëve drejtë shteteve tjera. Njeriu sa më lartë në pushtet duhet të jetë i drejtë në vëtvete. Çdo kulturë dhe art e stolis njerëzimin, është rendi më i mirë shoqëror, që të gjitha janë fryte të demokracisë, e cila i diciplinon dhe i zhvillonë plotësisht embrionet e njeriut nëpërmjet artit dhe kulturës. Garash eliminimi për pushtet. Aleanca të hapura spontane dhe të fshehtat prapa shpine. Është e vërtetë e ka raste të shumta kur rrënohen dhe kërcnohen të gjithë intelektualët e mirfilltë, vetëm e vetëm për t’a rindertuar një tjetër rrugë, një tjetër mënyrë dhe për t’a bërë paralamentin apo qeverisjenë më të shëmtuar. Meqenëse numri më i pakët i ligjeve i nuk i arsyeton shpesh të metat e këtyre njerëzve, ashtu siç është një shtet i keq dhe gjen zbatimin më së shumti te njerëzit parazit të cilët u zënë pusi njerëzve të ndershëm.

Kosova ka njerëz të mrekullueshëm, të pendës, dhe me të vërtetë, të gjithë njerëzit e mëdhenj në Kosovë kanë qenë pakëz kërcnuar – të kërcnuar në sytë e turmës. Ne duhet t’i sfidojnë shembujt e shëmtuar të smirës dhe të përçarjes, që janë shfaqur pas luftës së fundit në jetën dhe kulturën tonë. Të rralla janë shtetet që kanë përjetuar një gjendje të till si ne të Kosovës i ka ra ky fat i zi. Çmenduria e tyre njerëzve abnormale është shprehur në këtë, që këta nuk kanë qënë me fat të keq, nuk kanë qenë të shqetësuar për asgjë, nuk janë trembur popullit, nu kanë çarë kokën për hallet e këtij mileti, që i’a morët edhe votën dhe i mbushen xhepat e tyre? Populli që ju “zgjodhi” po vëren qartë si drita e diellit sa ka “uzdaj” te ju. Këta janë të vetmuar në Kosovë; të vetmuar kanë ardhur në qeveri, të vetmuar do ta lënë këtë Kosovë. Të gjitha opinionet e të tyre do ngelin këtu; vetëm puna e tyre pa vlerë do të jetë bashkudhëtarë e tyre bile edhe pas vdekjes.

Chryssippi thotë me gjuhën e tij të fort stoike: “Në vend të kripës natyra i ka dhënë derrit një shpirt, me qëllim që ai të mos kalbet. Kjo është shkalla më e ulët e natyrës së njeriut para çdo kulture, dhe pikrisht instikti thjesht shtazor!”.

Secili prej tyre mund ta keqpërdorë gjithmonë lirinë e vet, në qoftëse ai nuk ka asnjërin mbi vete, që të ushtrojë mbi të tjerët dhunë, kontroll dhe keqëpërdorimin e paras publike sipas tekeve të tija. Apo secili prej tyre që merret me punët e popullit, do të jetë kundër popullit, sepse këta janë dhe do të mbetën simbol i skllavërisë këtij populli. Këta shfrytëzues “shërbëtor” të popullit u bënë aktër të tyre, sepse në duart e tyre është pasuria e këtij pushteti, atyre u përketë e gjithë burokracia, këta kanë armën. Dhe ata përdorin gjithë këtë fuqi kundër individëve të pabindur, për t’i shndërruar pastaj në vegla të tyre! Anarkizmi është gjithashtu ideologji e tyre. Anarkizmi thjeshtë do të thotë se shteti nuk duhet, se kjo është një ndër fatkeqësitë më të mëdha që po i ndodhë Kosovës dhe shqiptarëve përreth. Duhet t’u zvogëlohet hapësira e veprimit këtyre njerëzve për prirjet e tyre rrënuese e shkatrrimtare për shtetin tonë të brishtë.

Çdo gjë që provohet të pengohet në dëmë të popullit nga ndjenjat e tyre dhe njihet nëpërmjet të shpirtit të ligë, në vetvete e kanë fundin e tyre. Mirpo ndjenjat dhe shpirti i tyre duan të na bindin që së kapë dot mendja e shëndoshë, duke na gënjyer e mashtruar shume herë. Këta janë qëllimi dhe limiti i të gjitha gjërave të liga në dëmë të popullit e të shtetit.

Ata mund të fryhen me “kranari”, fodullëku dhe vetëkënaqësia. Ambicien e tyre e tregojnë hapur, sikur janë më të vërtetë shpëtimtarët e këtij populli, mirpo mënyra sesi e bejnë me kast këtë dhe ekstremizmat e sjelljes së tyre ndaj popullit, duke e nxjerrë në pah edhe thelbin e karakterit të tyre. Tani emri, me të cilën ne i quajtëm ata, u bë i përgjithshëm për të gjithë ne, sinonimi i së keqës...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora