E shtune, 27.04.2024, 04:30 PM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: Dyfytyrësia

E enjte, 05.11.2015, 10:19 PM


DYFYTYRËSIA

Nga Dibran Demaku

Miku im Poet kishte botuar librin me poezi të radhës. Ishte i lumtur dhe i gëzuar. Dëshironte që ta bënte edhe promovimin e librit të tij. Më mori në telefon dhe më tha:-„Kam dëshirë që pikërisht ti të bësh një vlerësim për librin tim! Andaj, të lutem bëje një vlerësim ashtu si di ti dhe të njëjtin do ta lexosh në ditën e promovimit të librit tim! Kur ta kesh gati vlerësimin ma dërgo në adresn time elektronike! Mos harro që shkrimin të ma dërgosh ca ditë para promovimit të librit! Kam besim të madh në ty dhe kjo do të thotë se ti përveq që do ta bësh një vlerësim të duhur do të shkruash edhe ca fjalë të mira për mua, pasiqë të kam mik për kokë! “Dhe me kaq do të përfundonte biseda jonë elektronike…

Pas mbylljes së telefonit mua më kishin ardhur edhe njëherë në mendje të gjitha fjalët e mikut-  poet. Dhe ato fjalë të mikut sikur më kishin lënë të habitur për pak çaste! Duke i analizuar ato fjalë kisha arritur në përfundimin se botimi i librit të ri e kishte gëzuar tej mase dhe në euforinë e atij gëzimi ai nuk dinte se çfarë thonte! Fjalët e tij nuk kishin qenë aspak të zakonshme për një rast të tillë, sepse ai kishte kërkuar me ngulm nga unë që ta bëja një vlerësim për librin e tij, që mos të them kishte bërë një kërkesë „ultimative“?! Megjithate kisha ardhur në përfundimin se ai kishte bërënjë kërkesë „ultimative“ nga unë, pasiqë thënë të drejtën edhe unë mendoja se të njëjtin e kisha mik për kokë! . . .

…dhe kisha nisur nga puna! Që vlerësimi për librin e ri të mikut  të dilte sam ë i realizuar, kisha punuar ditë të tëra. Gjatë atyre ditëve kisha shkruar e kisha fshirë variante të ndryshme gjersa kisha arritur atë vlerësimin që mua më ishte dukur si më i realizuari. E kisha lexuar edhe njëherë variantin e fundit shkrimit dhe të them të drejtën isha tejet i kënaqur, për të gjitha ato që i kisha shkruar! Si të tillë ia kisha dërguar mikut tim poet në adresën e tij elektronike…Po të njëjtën ditë, me vetëm  dy-tri orë më vonë,  në adresën time elektronike më kishte ardhur falenderimi i mikut. Aindër të tjera shkruante:“Të falenderoj nga zemra për vlerësimin e librit tim! Është diçka e paparë dhe e mrekullueshme! Nuk po gjejë fjalë se si të të falenderoj! I kishe kapur dhe i kishe analizuar deri në hollësitë më të imëta ato majat poetike të poezive të mija! Të të them të drejtën, pas leximit të vlerësimit tënd e rilexova edhe një herë librin tim poetik dhe duke i analizuar ato që kishe thënë ti, libri im m`u bë edhe më i dashur! Edhe njëherë të falenderoj nga zemra dhe shihemi në ditën e promovimit“! . . .

…dhe dita e promovimit kishte ardhur. Salla ku mbahej promovimi ishte mbushur përplotme krijuesë dhe dashamirëtë librit. Unë e kisha lexuar shkrimin vlerësues për librin poetik të mikut. Pas mbarmit kishin shpërthyer duartrokitje në sallë, të cilat nuk di në i ishin drejtuar shkrimit tim, apo poezive të mikut! Edhe të tjerë krijues kishin thënë mendime të ndryshme për librin poetik të mikut! Në kontekst të fjalës së tyre, për ta sforcuar atë që thonin, kishin marrë edhe ndonjë fjalë apo edhe fjali nga shkrimi im vlerësues! Dhe krejt në fund promovimi i librit poetik i mikut tim(tonë) poet kishte përfunduar duke lënë mbresë të këndshme edhe artistike prapa! . . .

Vetëm dy-tri ditë më vonë, do të ndodhte befasia! Befasia dhe zhgënjimi! Miku im poet, kishte zhvilluar një bisedë(telefonike apo elektronike krejt një) me një mik tjetër krijues, i cili për arsye që i dinte vetëm ai nuk kishte ardhur në promovimin e librit. Dhe do ti që në atë bisedë miku im poet, kishte thënë ca fjalë jo fortë të mira(në adresën time) për shkrimin dhe vlerësimin që i kisha bërë librit të tij?! Miku im poet, sigurisht që fjalët e tij, në adresë timen, do t`i ketë thënë në kontest besimi në biedën e zhvilluar me krijuesin tjetër(mikun tonë të përbashkët), por që atij mikut tonë të përbashkët do t`i ketë rrëshqitur fjala pa pritur e pa kujtuar?! . . . Këtë rrëshqitje të fjalës së tij, do ta kuptoja kur ai nga unë do të kërkonte me këmbëngulje, që ato që bisedinim bashkë mos të ia përcillja mikut tim- poet! I gjendur në mes dy zjarresh(siç thuhet në popull)nuk po dija se çfarë t`i thoja mikut tim-krijues! Ai edhe më tutje po insistonte që mos t`i tregoja mikut tim-poet, për çfarë kishim biseduar bashkë! Insistimi i tij i sforcuar të bënte ty që ti të dyshoje nëse miku im-poet kishte thënë atë që thoshte krijuesi?! . . . Në anën tjetër tek ti nxirrte kokë kërshëria që ta mësoje të vërtetën!  Të vërtetën lakuriqe ashtu si ishte! Nëse ti e mësoje të vërtetën lakuriqe ashtu si ishte, do ta mësoje edhe të vërtetën e miqësisë (për kokë) të mikut-poedt?! . . . Dreq o punë?! . . . Mbase në jetën e njeriut nganjëherë ndoidhin ca gjëra, që mendja e njeriut nuk mund t`i zbërthejë asnjëherë?! Nuk mund apo nuk do që t`i zbërthejë?! . . . Në ato momente një mendje thoshte lëre mikun tënd-poet në lumturinë e tij,  çfarëdo që të ketë thënë në adresën tënde?! . . . Por, ai krimbi i kërshërisë ta nxiste mendimin tjetër:-Patjetër duhet të mësosh të vërtetën lakuriqe, sado e idhur që të jetë ajo, në raport me mikun tënd-poet?! . . .

…dhe ti do ta mësoje një ditë të vërtetën lakuriqe në raport me mikun tënd-poet?!  Do ta mësoje, kur do të dëgjoje edhe nga të tjerë krijuesë, se çfarë kishte thënë për ty miku yt-poet?! . . . Dhe ti që je gjithashtu prej mishi e prej gjaku, në fillim dotë befasoheshe dhe do të zhgënjeheshe keq nga miku yt-poet?! . . . Do të kaloje net të tëra pa gjumë duke bërë e ribërë plane se si të ia bëje me dije mikut tënd-poet, se ishe në dijeni për krejt atëqë kishte thënë ai për shkrimin tënd dhe për ty?! . . . Në mendje do të rrihte si qekan mendimi se nëse ti do të ia thoje atij ato që i dije, do të bëheshe si ai, miku yt-poet?! . . . Dhe ti kishe vendosur që mos t`i thoje asgjë mikut tënd-poet?!  Mikut tënd për kokë?! . . . Mikut tënd dyfytyrësh:që kur flet e kur është me ty, të quan mik për kokë, ndërkaq pas shinës nuk lë gjë të keqe pathënë për ty?! . . .

Ai vazhdon po në të njejtin tel të kitarës së tij?! Sa herë që të takon deklaron se të ka mik për kokë?! Pas shpnës tënde paraqitet me një fytyrë tjetër?! . . .

Dyftyrësia e ca njerëzëve është vetë virtyti i tyre?! . . . Virtyt në anën negative të fjalës?! . . . Dyfytyrësinë e rrëmbeu edhe miku im-poet?! . . . Ia paftë hajrin! ! ! . . .



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora