E diele, 28.04.2024, 04:34 AM (GMT+1)

Mendime

Bardh Nëngurra: Kush ja hangër Kadri Veselit?

E enjte, 05.11.2015, 10:59 PM


KUSH JA HANGËR KADRI VESELIT ? DON ZOTI E KA ÇKA HAN  ANDAJ MIRË I BAFTË

Nga Bardh M. Nengurra

Ka kohë qe nuk e pëlqej të shkruej per politikën dhe politikajt shqiptar per faktin se shof se atje as nuk ka politikaj e as nuk bahet politikë. Jam bind se në shtetet tona Shqipni e Dardani janë krijue dy shtresa shoqnore të cilat bashk kan fajin per gjendjen dhe mjerimin atje. Shtresa e parë janë politikaj dhe lider partiak që direkt jan të lidhun me sherbime të jashtme antishqiptare me çka po ja mundësojnë vetes të bajn pasuni marramandëse dhe ta forcojnë pozitën e vetë në pushtet , jan ba si faraonët në Egjiptin e lashtë. Pra të shkruej dhe të mirrem me ta e shof si të padobishme sepse mafia shtetnore nuk luftohët nga publicistë e gazetar individualisht , por ate duhet ta luftojë tan populli bashk. Mjerisht populli i shteteve tona që në këtë ndamjen si e bana unë asht shtresa tjeter e shoqnive shqiptare asht aq i perulun dhe aq i pa dinjitet sa vetem se ciatet si klysh i merdhim i strukun diku pa pas mundësinë as guximin të leh me za qe ta ndegjon dikush.

Në shtetet tona vetem formalisht ka pozitë dhe opozitë, në realitet të dyja këto palë bashkpunojnë ngusht mes veti kur asht në pytje krimi, korrupsioni, hajnija, tenderet, dhe veprime tjera antiligjore. Mjerisht ato nuk bashkpunojnë asnjihere aty ku duhet, në ndertimin e institucioneve të mirfillta shtetnore, në luftimin e dukunive mafioze dhe kriminale dhe në respektimin e ligjeve dhe Kushtetutës. Dalin kundër njena tjetrës vetem kur ju rrezikohen intereset banditeske dhe mafioze, pra kan vetem rivalitet banditesk.

Prej se ra sistemi monist në Shqipni kan ba rokada disa here mes veti tue e marr pushtetin sa e djathata sa e majta shqiptare. Jam shumë i sigurt se nuk po gaboj nese them se asnjihere nuk ka pas asnji permirsim të gjendjes atje pa dallim se cila palë ka pushtetin. Atje ka vetem ndryshim të meodave të fjalorit banal, vullgar dhe keqësjelljeve ndaj njeni tjetrit.

Në Dardani pushtetin që nga formimi i mundsisë per ta formue e ka pas i ashtuqujtuni krahu i Luftës që në fillim, menjihere pas luftës me dhunë e pat formue qeverin e perkoshme e pas zgjedhjeve LDK në krye me Liderin e saj Presidentin Ibrahim Rugova ja besojë formimin e qeverisë  Ramush Haradinaj i cili doli nga LPK-ja e dikurshme si fraksion i saj dhe pasi LPK u transformue në PDK me lider Hashim Thaçin , edhe Ramush Haradinaj formojë AAK-në e vet si subjekt politik me të cilen hyni në garë zgjedhore dhe fitoj 11 ulse në parlament. LDK sado qe kishte fitue mbi 40 ulse per ta rujt qetsinë në vend ja dhurojë postin e kryeministrit të vendit liderit të nji partie të vockël. Kjo pari, pra AAK pati qak tre kryeministra, pasi Ramush Haradinaj duhej të dorzohej Gjykatës nderkombëtare në Hagë per krime lufte , postin e ti e mori Bajram Kosumi dhe pas skandalit të keti me udhtimin 36.000 euro me aeroplan nga Turqia postin e kryeministrit e mori Agim Çeku.

Pas kesaj tri mandate radhazi qeverinë e ka PDK e Hashim Thaçit dhe kompanisë së ti mafioze.

Në pranveren e 2013 -tës në zgjedhje PDK doli e para e dyta LDK e treta VV dhe e katërta AAK e pas kësaj vende në Parlament fitojë edhe nji fraksion i PDK-së që mori emnin NISMA. AKR dhe LDD e Behxhet Pacollit gjegjësishtë e Nexhat Dacit nuk kaluen pragun zgjedhor. Populli ishte i indinjuem me sundimin mafioz të PDK-së dhe këtë e shfrytzoj Ramush Haradinaj i cili sulmonte ashper me të gjitha mjetet PDK-në dhe Hashim Thaçin. Provojë të ban koalicion qeverisës me LDK-në dhe kesaj iniciative ju bashkuen edhe NISMA e Fatmir Limaj dhe pas nji kohe edhe VV e Albin Kurtit.

Gjysem viti vendi mbet pa qeveri, sepse Hashim Thaçi e kompania e ti bllokuen koalicionin tue mos e pranue dhe tue e qujt si antikushtetus. Rasti shkoj në Gjykaten Kushtetuese dhe ma në fund papritmas per shumkend u formue koalicioni mes dy partive të para PDK dhe LDK. Nga ish " komandantet e famshem " , nga ata me të cilet u mor gjykata e Hagës dhe ajo vendore ky koalicion u sulmue dhe vazhdon të sulmohet me të gjitha mjetet. U provuen ti bahen bojkote dhe pengesa qeverisë te marr vendime të shumta, nuk u la mjet pa u perdor e kur pau opozita ( VV, AAK, dhe NISMA ) se pozita i ka numrat ne parlament dhe se merr vendimet edhe pa perkrahjen e opozitës , opozita filloj perdorimin e metodave revolucionare aso metoda qe i projektojnë në trunin e tyne Rexhep Qosja dhe Adem Demaqi e të cilat metoda mrekullisht i zbaton nxanësi i tyne Albin Kurti. Albini e loz këtë metodë mrekullisht dhe ai arriti qak ti baj truproje të vetes Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj. Sjelljet e kësaj treshje lideresh partiak opozitar tashma jan pa dhe dihet se si kan indinjue secilin shqiptar të mirfilltë. Kam percjell me vemendje shtypin dhe lajmet e edhe seancat e Parlamentit të Dardanisë dhe meqense ende ka të tillë shqipfolsa qe perkrahin veprimet e sulmet revolucionare të opozitës në Parlament po jua sqarojë se në Norvegji e Suedi ministrat japin dorheqje vetem per nji fjalë goje qe del në afekt nga ta dhe e cila ofendon, denoncon , akuzon e nençmon kolegun tjeter apo kedo qoftë. Liderja e SOCIALDEMOKRATERNA në Suedi zonja Mona Sahlin qe ishte kandidate per kryeministre e vendit per nji gabim në nji pagëse me kartele bankare të partisë në vend se me ba pagesen me kartele te veten private në nji blerje të nji fustani me vlerë pere 120 euro jep dorheqje dhe ma kurr nuk asht pjesë e opilitikës. Ministresha e emigracionit në Suedi ( nuk më kujtohet emni i saj tash ) pse pat dhan deklaratë se shqiptarët zejen ma të mirë e paskan hajninë ( e sakt kjo 100%  sipas mendjes time ) të nesermen dha dorheqje dhe kerkoj falje publikisht popullit shqiptar.

Atje në at Parlamentin tonë kemi deputet qe jan shpall fajtor per krime lufte dhe kan ba nga disa vite burg, atje kemi deputet njerëz kunder të cilve ka kallzime per vepra mafioze kriminale dhe askush nuk e ngrit zanin pse janë ata aty?!

Te këthehem te veprimet revolucionare të Albin Kurtit dhe truprojeve të ti Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj. Kjo treshe revolucionare e stilit të partizanve të xhaxhit Enver Hoxha dikur sulmon poziten dhe kryeministrin Isa Mustafa në foltoren e Parlamentit me vezë. Sulmon zavendsministra në rrugë pa e kursye as në momentet kur ai asht bashk me bashkëshorten. Unë per këte baj pytjen vallë a jan shqiptar fare aktivistet e Albin Kurtit të cilet nuk respektojnë as kodin zakonor të shejt tradicional shqiptar qe në prezencë te femnave familjare dhe femijve nuk sulmohet ne asnji rast as hasmi?!

Pasi pau Albin Kurti se vezët nuk po kan efekt ai si banditë e kriminel i mirfilltë i pari hjedh gazin lotsjellës në foltore të Parlamentit. Loja me gazin lotsjelles vazhdojë edhe në seancat e radhës dhe tash tjetri vagabond i VV-së Faton Topalli merr detyren ta baj punën e Albinit. Pas ti njejt vepron edhe Albulena Haxhiu dhe edhe nga AAK-ja Donika Kadaj.

Në seancen e fundit me gazin lotsjelles situata ishte shumë e mjer dhe trishtuese, salla e koridoret e Parlamentit ngjanin në arenë lufte. Ramush Haradinaj zgerdhihej dhe paturpsishtë pinte vet dhe ju shperndante të tjerve viski. Albin Kurti mbledhte në tavolinën para vetës shishe të mbushuna me ujë dhe pamëshirshem i hudhte kunder Kryesisë se Kuvendit dhe deputetve tjerë te pozitës. Seanca zgjati deri pasmesnate. Dhe normal se në nji atmosferë të tillë provokuese e të rrezikshme edhe per jeten e dikujt sepse nji shishe e tillë e shprazet nuk mund ta lendoj askend, por ni shishe e mbushun me ujë dhe edhe forca e hudhjes pastaj nese godet njeriun në kokë padyshim se ja rrezikon jeten dhe edhe mund ta vras. Pra Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu ban disa here tentim lendimi trupor me rrezikim jete të deputetve aty. Krejt kjo thue se nuk i mjaftonte Albulena Haxhiut ajo ju drejtue Kryetarit të Parlamentit me fjalët kriminel dhe kryetari Kadri Veseli ma në fund pas të gjitha atyne javëve me shamje, ofendime , denoncime poshtersime kunder ati prsonalisht e edhe kolegve tjer deputet ai lshoj nji fjalë e cila fjalë tash po mirret si motivë dhe shkak të sulmohet Kadri Veseli. KRIMINEL ... i tha Albulena Haxhiu Kadri Veselit..... ti mu ma hangsh.... ishte në afekt përgjegjëja e Kadri Veselit..... ma hangsh ti mu edhe Donikës vazhdoj Albulena Haxhiu.

Unë nuk e mbroj Kadri Veselin per rastin, ama unë i jap të drejtë dhe e mirkuptojë kunder reagimin afektiv të Kadriut. Poashtu nuk kuptoj se si ka mundësi tash nji popull ta sulmojë e ta perfolë fjalen e Kadri Veselit pa e permend askush fajtoren qe i solli Kadriut situaten e padurueshme shkak qe ai reagoj pakujdesëshem?! Juve e merrni ofendimin e Kadriut ndaj nji femne aq rand sa e krahasoni me deklaratat e Aleksander Jabllanoviqit ndaj nanave shqiptare në Gjakovë, krahasim ky tmerrsishtë i pavend dhe teper tendencioz. Juve kambëngulni se ofendimi asht veper qe duhet të denohet dhe kerkoni kokën e Kadri Veselit tash. Dakord per momentin po bahem edhe unë në krahun tuej. Per të leshue deklarata të tilla( juve qe i bani ato në shtyp, në TV, në portale e bloge të ndrsyhme ) duhet ta dini se ofendimi asht veprim qe sanksionohet me ligj dhe denimet mund të jen me gjobë parash dhe detyrim kerkimfalje publike. Ndersa akuza sikur e bani publikisht Albulena Haxhiu kur i tha Kadri Veselit kriminel asht veper penale e cila ven në levizje prokurorinë dhe nese akuzuesi nuk shtron prova denohet me burg nga 6 muj deri në 6 vjet. Ky ligj asht në Norvegji dhe nuk ka pse mos të jet edhe në Dardani. Andaj juve qe po kerkoni drejtësi per ti hjek kryet Kadri Veselit çka do thoni nese Kadriu ngrit padi kunder Albulenës dhe kur prokuroria kerkon faktet per akuzen? Pse folin kur juve nuk dini ta dalloni peshen para drejtësisë të ofendimit dhe akuzës?! Kadriu ka ofendue ndersa Albulena ka akuzue. Cila asht ma e randë këtu ?! Akuza a ofendimi ?

Kadri Veseli asht perfol dhe edhe perflitet per shumçka, unë si RUGOVIST dhe si militant i LDK-së nuk e perkrah asnjihere ate dhe kisha me dëshrue qe sa ma shpejt të merret nji gjykatë me te dhe kompaninë e ti të perfolun per veprime të shumta kriminale qe njihere e mirë te skjarohet veprimtaria e ti gjatë dhe pas luftes në Dardani, por e mirkuptojë per reagimin e pakontrolluem qe e bani në rastin qe e perfola në shrkim ketu.

Kadri Veseli si kryetar i Parlamentit duhet ta perdor ligjin dhe të shef rregulloret se çka thonë ato per masat qe duhet të mirren kur deputet kerrcnojnë, akuzojnë dhe ofendojnë njeni tjetrin. Ai duhet patjeter të shef ligjet dhe rregulloren edhe per rastet kur deputeti me mjete te ndryshme rrezikon shendetin dhe jeten e deputetve tjer. Nese nuk ka diçka të tillë në rregullore atëhere ai parlament nuk paska fare siguri dhe kjo duhet sa ma parë te bahet. Dhe menjihere ti ve në veprim ato ligje kunder Albin Kurtit per rrezikim te shendetit dhe jetës se deputetve, dhe edhe të Faton Topallit, Albulena Haxhiut dhe Donika Kadaj. Poashtu duhet ta shef se a ka rregullorja ligj per ndalimin e perdorimit të alkoolit në sallë të Parlamentit. Dhe me këte rregullore të ndeshkohet edhe Ramush Haradinaj dhe ata qe pishin viski bashk aty. Poashtu ta shef se cila asht masa e denimit per ofendime me gojë sikur bani Kardiu vet dhe pastaj ti jep mundesinë komisionit ta denojë ate e edhe Albulena Haxhiun sepse ajo ja këthej ofendimin Kadriut me dyfishin sepse e shkreta Albulen u kujtue se Kardiu i madh fizikisht edhe han shumë dhe kjo pasi vet skishte  çka ti servoj ne pjatë ja bashkangjiti  ati senit të vet edhe at senin e Donikës. Ju bafshin mirë të treve juve por ma se shumti Albulenës e cila sillet paturpsishtë si me qen e drogueme tue u mundue sa ma mirë ti baj e zbatoj detyrat qe ja jep ai gjakmalazezi Albin Kurti.



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora