Mendime
Bardh Nëngurra: Zadrima po kerkon djalin...!
E merkure, 11.11.2015, 10:25 PM
Zadrima po kerkon djalin...!
-Kushtue mikut tim të paharruar Daniel Gazullit, në trevjetorin e ndarjes nga jeta në të gjallë-
Nga Bardh M. Nengurra
...!
Gjergj Fishta në bronz
Na shikonte me lakmi:
-Ja si perqafohen
Dy vëllazen gjaku
Lezha e Istog-Peja
...Shqipni e Dardani.
...!
Sa më mungon fjala e jote Bacë
Me jan vërbue syt per letrat e tua
Qe perplot " kritika " mi shkruejshe:
-Kujdes o Vëllau im i Mirë
Se dreqi e ka sherrin e madh
...Per Ty kam frikë
Mos o Zot po të ndodhë
Ndonji gja e ligë.
As verës kur marr rugën per Shengjin
Nuk kaloj andej nga kalojsha ma parë
Jo as kryet se këthej kah Lezha
Jo nuk due ta shof dhe mbyll syt
Zemra me qahet dysh
Me vetdije se aty
Kush si Ti s'ka me më prit.
Edhe Sapa me duket e trishtueme
Zadrima po kerkon djalin.
Neve që te deshtem shumë
Me çka per Ty ta shuejm mallin?
Ah ai det dhe ato valë lazdrane
Që herë ngrihen shumë
E herë vijnë ngadal me flladin
Si pameshirshem moren
E gëlltiten pergjithmonë
Te Sapës së Zadrimës djalin
Aty para Bibliotekës së qytetit
ku ne takoheshim gjithmonë
Gjergj Fishta në bronz
Na shikonte me lakmi:
-Ja si perqafohen
Dy vëllazen gjaku
Lezha e Istog-Peja
...Shqipni e Dardani.
./.
-Per ZemraShqiptare, nga Borgenhaugen - Norvegji, Nentor 2015-