E enjte, 24.07.2025, 11:39 PM (GMT+1)

Mendime

Bardh Nëngurra: Deri kur do i duroni këta të paftyrë?!

E marte, 10.11.2015, 11:05 PM


DERI KUR DO I DURONI KËTA TË PAFTYRE O POPULL I PADINJITET, POPULL I MJERË ?!

Nga Bardh M. Nengurra

Kur në nandor te vitit 2011 u konstitue Asambleja komunale në qytetin Sarpsborg ne Norvegji ku unë fitova vendin e këshilltarit komunal në këtë komunë si natar i HØYRE PARTI  para se te regjistrohet edhe emni im si këshilltar aty me ftoj kryesuesi per tu deklarue para këshilltarve dhe Asamblesë se pse 7 vite ma heret kam qen i denuem dhe kam bajt 60 ditë burg në burgun TRØGSTAD në Østfold? ( nuk po e shof te arsyeshme te deklaroj ketu pse u pata denue dhe mbajta at denim me 60 ditë burg, por po e ceku se ma vonë jam shpall i pafajshem dhe kam marr damshperblim ). Dhe pafajsia ime qe u konstatue e vertetue ma vonë me lejoj te filloj punen si keshilltar i komunës, perndryshe nuk do me lejojshin edhe sikur ti kisha fitue te gjitha votat e te gjith qytetarve me te drejtë votimi.

Dhe tash do flas për Dardaninë e shkret, do flas pa dorza por me fakte , sepse asnjihere nuk më ka mungue guximi qytetar per ta thanë te vertetën dhe se kjo ( e verteta , realiteti ) asht feja ime asht jeta ime.

Menjihere pas luftës kur shkova në Dardani bleva librat e posabotuem të Prof. Zekeria Cana ( tash te ndjerë ) " DITARI I LUFTËS "  dy vëllime dhe  " DITARI I ROBNISË " poashtu dy vëllime.

Jam tmerrue kur kam lexue ne ato libra se si Profesori dhe historiani i madh shqiptar ( Zekeria Cana ) shkruen per disa njerez qe e kan arrestue në Kazermen e Prapaqanit ku ka qen selia e ashtuqujtunit Shtabi i Dukagjinit i UÇK-së kur ky si Kryetar i Këshillit per Mbrojtjen dhe Liritë e Njeriut ka shkue me i vizitue. Pershkruen me saktesi se si e kan poshtrue aq keq sa per nji burr nuk ka ma shumë se at poshtnim me ja ba dhe në rrugen per ta pushkatue hasin në Ramush Haradinaj dhe ai e shpeton me motivin se ai asht profesori Cana !

Unë vej dyshimin se ata qe e kan maltretue e poshtersue se kan ditë se kush asht AI dhe sa asht e madhe vlera e ti kombëetare !

Njeni nga të perfolunit dhe direkt i akuzuem per rastin e Prof. Zekeria Canës ma vonë u arrestue dhe u dergue në Gjykaten nderkombëtare në Hagë per krime lufte. Ai aty mori denim 7 vjet dhe i mbajti, pra u shpall fajtor. Fjala asht ketu per Lahi Ibrahimaj sot deputet në Parlamentin e Dardanisë si antar i AAK-së. Si ka mundesi te jet deputet nji njeri i denuem per krime lufte?!

Tjetri qe poashtu ishte aty dhe e ngacmoj dhe nxiti ta torturojnë poashtu u mor në pyetje nga prokuror dhe gjykata e UNMIKUT dhe edhe sot e kesaj dite asht nën hetime dhe akuzohet per shumçka gjatë luftës , dhe gjithmonë akuzat i vin nga ish bashkluftetar, nga familjar te viktimave etj. Ky asht Rexhep Selimi i cili jo vetem se asht deputet i parlamentit por ka marr edhe epitetin e të paprekshmit . Vetem ne at Dardani mundet të jetë keshtu. Tmerr ?!

Raporti i Dick Martit flet dhe akuzon Hashim Thaçin, Shaip Mujen dhe disa tjer per krime lufte dhe trafikim me organet e njeriut dhe ata pa asnji pengesë panderpre jan deputet dhe Hashimi edhe kryeminister, dhe kryetar i PDK-së.  Ne asnji shtet nuk ka mundesi qe dikush qe ndaj ti asht e ngritun procedura hetimore dhe akuza per krime te randa lufte te kandidoj dhe te fitoj poste politike. Secili post pushon deri sa nuk vendos gjykata pafajsinë. Kjo nuk po vlen per Hashimin e kompaninë e ti te PDK-së e as nuk po vlen as per musketirat e AAK-së në Dardani !!!

Daut Haradinaj pas lufte u akuzue, u gjykue dhe u denue me disa vite burg, ai tash dy mandate asht deputet i parlamentit !!!

Rrustem Mustafa u arrestue, u gjykue , mbajti vite burg , dhe tash perseri u denue me 6 vite dhe vazhdon te jet deputet i parlamentit!!!

Latif Gashi poashtu u gjykue dhe u denue , por vazhdon të jet deputet i parlamentit !!!

Azem Syla akuzohet dhe gjykohet nga gjykata e nji qyteti të Zvicrres per keqperdorim dhe mashtrim te fondeve sociale e pensionale atje dhe pos kësaj akuzohet dhe hetohet edhe nga prokuror vendor e të EULEX-it si shef i disa grupeve qe kan vra njerez , kan vra shqiptar raste këto qe i zbardhi Nazim Bllaca. Per qudi Azem Syla ende asht deputet i parlamentit!!!

Sami Lushtaku u denue nga gjykata me 12 vite burg dhe ai vazhdon te jet i pari i komunës në Skenderaj !!!

Kryetari i komunes në Drenas Nexhat Demaku poashtu asht i denuem i shpallun fajtor dhe asht kryetar i komunës ende !!!

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja poashtu i akuzuem, i denuem dhe perseri i akuzuem dhe nen hetime, por vazhdon të jet kryetar i komunës në Prizren.

Kryetari i Kaqanikit Xhabir Zharku denohet me 4 vite burg , dhe ai ik e asnjihere askush nuk interesohet ta bisedoj me Suedinë ekstradimin e ti per ta mbajt denimin !!!

Leme Xhema poashtu e shpallun fajtore dhe ik burgun  as per këte askush se ban asnji mund per ta sjell mbrapa grilave të burgut !!!

Bajrush Xhemajli tmerrsishtë then rregullat e trafikut me tejkalim shpejtesie me çrast i vdekun mbetet personi i pafajshem djal i vetem i prindve dhe ai pa asnji ndjenjë as ndergjegje zvarritë me vite gjykimin dhe ma në fund kur mbahet dhe shpallet fajtor ai perseri shfrytzon ndikimin e ti si ish kryetar i komunes në Ferizaj dhe si njeri i PDK-së dhe jo vetem se nuk shkon ta mbaj burgun, por ai me metoda shumë te liga perdor ato per ta shfajsue veten dhe fajin ja len vetures se vet. Ku keni pa kesi maskarallaku dhe këso poshtersie ?!

Edhe në LDK ka nji deputet qe disa here në gazeta dhe portale interneti asht perflitet si vrasës i mundshem apo si fajtor per vetvrasjen e Dino Asanaj , dhe edhe ai vazhdon punen e deputetit !!! Fjala asht per Naser Osmanin ketu.

Tjetrit deputet të LDK-së ( Sabri Hamiti ) i zihet shoferi personal dhe njiherish edhe nip me disa KG drogë në nji rrugë diku në Serbi dhe deputeti qe asht edhe Akademik e pastaj edhe nenkryetar i parlamentit as qe turpnohet per rastin, si kerkon askush llogari !!!

Në sallen e parlamentit sillet si kriminel dhe psikopat Albin Kurti, hjedh gasin lotsjelles, kerrcnon , ofendon, akuzon dhe per ne fund as nuk pranon te shkoj në intervistë te prokurori. Pra ky mistrec revolucionar bolshevik del mbi shtetin dhe perbuz institucionet e ti. Pse, deri kur do durohet keshtu !!!???

E arrestojnë policia dhe populli ( ata pak qe dolen ) paturpsishtë dhe mizorisht mblidhet dhe shkon e vandalizon objektet e policisë, veturat dhe lendon policinë e shtetit në kryemje te detyres , në mbrojtje te drejtesisë dhe ligjit. Pse popull manipulohesh nga nji njeri i keq , nji njeri qe don ta shkatrroj shtetin e juve?! Albin Kurtit në secilin shtet te botes demokratike do i mirrej imuniteti dhe ai do gjykohej dhe do denohej. Pse në Dardani nuk po ndodh kjo ?!

Poashtu deputeteve Donika Kada dhe Albulena Haxhiu do duhej te ju mirret imuniteti dhe te gjykohen. Ngjajshem duhet me veprue edhe me deputetin tjeter Faton Topallin.

A ka shtet atje a nuk ka? !

Në asnji shtet të Europës as Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj nuk do ishin kryetar partie e asnjihere as kandidat per deputet sepse ata dy here radhazi i hetuen per krime te randa lufte në Gjykaten nderkombëtare në Hagë dhe "  PAFAJSIA " e tyne dihet pse u shpall.  Ata i shpalli të pafajshem gjykata , por fajtor u shpallen ushtaret e tyne gjatë luftës, ata qe kishin zbatue urdhnat e ketyne komandantve. E quditshme edhe kjo apo jo ?!

Lojë dhe maskarallak asht ba e po bahet edhe me emnime te diplomatve, Ambasadorve të Dardanisë në shtete tjera. Jan emnue Ambasador njerez me shkollim fillor të kryem si nxansa te rregullt dhe të pajisun me diploma fakulteti mas luftes. Pra me diploma te bleme me para ose te dhanuna me urdhen. Njerez pothuej gadi analfabet, njerez të kerkuem nga prokuroria e shtetit dhe ajo nderkombëtare e EULEX-it. Rasti i Sylejman Selimit dhe menjihere pas ti në të njejtin post vjen tjetri analfabet Ramiz Lladrofci. Ky i fundit ndërroj të parin si Ambasador në Tiranë.

Ambasador emnohen njerez te klaneve, militant te partisë, rokadat e tyne gjithmonë lidhen me ndonji skandal qe ata e bajn dhe në vend se me i largue nga puna diplomatike ata vetem se i ndrrojnë kryeqytetet. Djali i Sabri Hamitit skandalizon vetveten kur i dehun damton disa vetura në Zagreb, por asnji gje nuk ndodhi, ai vazhdon te jet puntor i Ministrisë se Jashtme të Dardanisë.

Edhe analfabeti i shef dhe do turpnohet nga " nami " dhe aftësia e Ambasadorve te Dardanisë. Personalisht mendoj se vetem z. Ilir Dugolli deri diku ka aftësi dhe ndoshta meriton post Ambasadori se të tjeret jan vetem formalitet, jan tutmaka.

Merreni me mend në SHBA emnohet Ambasadore Vlora Çitaku. Po cila asht zotësia e sajë o njerez? Ani në Amerikë, atje ku do duhej te kishim nji njeri me aftësi e zotsi akademike per te qen në nivel bisedimesh me Senator e Kongresmen amerikan.

Dardania ka ministrin e jashtem Hashim Thaçi, njeri me dosje, njeri qe se din anglishten dhe asnji gjuhë tjeter botnore, njeri qe në shumicën e shteteve perflitet si kriminel lufte. Si do ta respektojnë shtetet mike nji njeri të tillë? ! Si do ban diplomaci nji njeri i tillë?!

Se po bajn diplomaci te dobet apo ma mirë me thanë nuk din ta bajnë fare deshmon fakti se Dardanisë ju ndaluen njohjet nderkombëtare. Dardania asht në disfavor në bisedimet me Serbinë, Dardanisë po i mirret toka nga fqinji Mali i Zi. Kjo ka ndodh edhe ma parë në demarkacionin e kufinit me Maqedoninë, ta kujtojmë se sa zhurma u pat ba per fshatin Debëllde.  Zot e din se çka do ndodh kur ti vie radha edhe demarkacionit me Serbinë ?!

Se nuk din te bajn diplomaci deshmon edhe rasti diten e djeshme me 09.11. 2015 kur per tri vota Dardania mbet pa u pranue në UNESCO. Andaj shtroj pytjet unë sa vijon:....

A ka populli atje së paku pak dinjitet , pak krenari, pak dhimbje per vlerat dhe per mundin e djersen qe jua keqperdorin keta bandit e matrapaz te pa ftyrë e te cilve mundesinë per te qen në pushtet jua jap vet populli, e quditshme kjo per mu.

Pse ai popull nuk kushtezon partitë qe i prefeojnë dhe tu thuhet se nuk do i votojnë asnji kandidat te tyne nese aty ka emna te personave të akuzuem , te denume , te gjykuem nga cilado gjykat e prokurori?!

Kendellu o popull se besen po jua jap nuk do shkoj larg nese nuk veproni diçka do e humbim edhe at pak shtet qe e kemi.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx