E enjte, 01.05.2025, 11:52 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Serbia vuqiste vuan nga sëmundja raciste

E marte, 10.11.2015, 09:40 PM


SERBIA  VUQISTE AKOMA VUAN NGA SËMUNDJA  RACISTE

Nga Dedë Preqi

Kosova këtë herë nuk arriti të bëhët pjesë e UNESCO, si organizatë e Kombeve të Bashkuara. Pas kësaj pasqyre të dështimin të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, përveq  iniciativës së shtetit të Serbisë që loboi  fuqishëm me të gjitha  vendet anëtare kundër Kosovës, kësaj kauze i ndihmoj edhe pakëz qeveria  e brishtë e Kosovës, e cila nuk ishte në gjendje(sa duhet) që të mobilizojë fuqinë e vet të lobimit me anëtarët  e kësaj organizate. Kurse arsyetimi i atyre që thojnë se Kosova ka fituar moralisht dhe tjera e tjera, është vetëm një humbje kohe,  sepse mbi cilat fakte  mbështetet ky pohim, dhe disi duket i dyshimtë, përshkak se rrjedha e ngjarjes, fuqia kundërshtare e Serbisë dhe aleatëve të saj, ishte jo vetëm e njëanshme  dhe antidemokratike, por edhe e mirë organizuar kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë.

Mund të thuhet lehtë se,  vie etapa e dytë me çrast mund të anëtarësohet Kosova në këtë organizatë mjaftë të rëndësishme, mirëpo për Kosovën do të ishte një disponim i pamjaftueshëm që të presë dhe ti rendisë gjërat  në çastin e duhur, duke kërkuar që të rrisë intensitetin e saj edhe në kapitujt tjerë të zhvillimit dhe inkuadrimit të saj edhe në organizatat tjera ndërkombëtare. Serbia në këtë mënyrë përmes „marifetëve“  të veta kundra Kosovës, mobilizohet përditë e më shumë në qëllim për vete, për të shuar apetitet e veta sikur më herët dhe atëherë kur kemi të bëjmë me një shtet „formalizëm“  demokratik, i cili i forcon pozicionet e veta të improvizuara, edhe pse para syve të Europës dhe botës,  produktet e saj politike duken dhe janë konstrukte artificiale.

Si  ide, por edhe si trajtim për Kosovën nga ana e Serbisë, ky detaj nuk është diçka e re për vendin tonë, por, për më tepër na befason  ironia aq e madhe e këtij komuniteti, duke filluar nga qendrat dhe forumet e ndryshme politike dhe deri te udhëheqësit shpirtëror fetarë të Kishës Ortodokse serbe, si në Kosovë, poashtu edhe në Serbi. Dhe pikërisht në këtë kontekst fshehët thellë në palcë ironia tragjike e këtij iluzioni serb, e ashtuquajtur „utopi „  e vizionit të së nesërmës.  Pse të mos jetë i mundshëm fakti ku ndodhëmi, që  pas luftës së fundit që shkakëtoj Serbia, duke viktimizuar qindra e mija shqiptarë, nuk u ngopë akoma me gjakun e bijave dhe bijve shqiptarë, të paktën të bëjë një „kërkimfalje“, e cila do të lënte përshtypjen e predentimit të një etape të re, duke lënë mbrapa të kaluarën e mallkuar. Por, jo, Serbia  Vuqiste dhe Daqiste është e njejtë sikur në kohën e Millosheviqit, poashtu edhe në kohën e pasardhëve të tij, duke e ndryshuar vetëm fasadën politike me refrenin e përhershëm kundër popullit shqiptarë, e cila  lë shumë pak hapësirë për dialog dhe marrëveshje fqinjësore me Kosovën.

UNESCO, si organizatë e specializuar u formue me 16 nëntor të vitit 1945, e cila ka për qëllim edukimin, shkencën dhe kulturën e popujve, duke kontribuar paqën dhe sigurinë e këtyre kombeve. Atëherë, duke dashur të kultivojmë këtë qëllim shumë të rëndësishëm për gjithë popujt në mënyrë të barabartë, duke e liruar këtë rrugë nga kufizimet e ngurosura  dhe ideologjitë fashiste, dhe pse të shkohet dhe të arrihet deri te efektet e këtij relacioni që ndjek shteti i Serbisë, kundër Kosovës. Kryesisht këtë formë të strategjisë antishqiptare Serbia e kishte monituruar më herët, e cila ka me qindra dëshmi , sikur edhe në luftën e fundit,  që Serbia vrau dhe masakroi më shumë se 15 mijë shqiptarë, shkatërroi  më shumë se 2 mijë objekte kulturore dhe fetare, dhe dëboi  më se 1 milion shqiptarë nga trojet e veta. Në këtë mënyrë Serbia, duke qenë vetëm njëdemenzionale, verehët poashtu se, qoftë prirjes së  njërës jehonë politike, qoftë tjetrës, përsonazhet e saj  dhe pasardhësit e tyre e manifestojnë të njëjtën politikë sikur para një shekulli, sikur para një dekade kundër shqiptarëve. Fakti se Kosova mundet të pësojë edhe më shumë në të ardhmën e saj nga përmasat monstruoze të politikës së Serbisë, sikur që po luan me kufomat e të pagjeturve, duke i përdorë si „ura politike“ në Bruksel, dhe çfarë ka bërë dhe çfarë ka mundur  të bëjë me Kosovën, po të mos e ndalonte edhe hapi i fundit i fuqisë së Aleancës së NATO-s.

POLITIKA E QEVERISË SË KOSOVËS, KARSHI SERBISË ËSHTË E PA MJAFTUESHME

Lëvizjet politike të qeverisë së Kosovës, karshi shtetit të Serbisë, dhe dialogu në mes këtyre dy qeverive, shpesh sikur nuk përputhën me vertetësinë e botës së brendshme dhe reale, sepse lënda kryesore nuk shkrihet vetëm mbrenda asaj pjese që komunikon dhe bashkon subjektet në mes vete, si njerëz, apo fqinjë të mirë dhe dhe në rrafshin njerëzor, por në këtë rast aftësitë dhelpërake të Serbisë, arrijnë gjithherë në atë mënyrë të organizimit dhe qëllimit në emër të ndonjë formule të favorshme dhe të paramenduar më mirë për subjektin e vet. Prandaj, kur arrinë zbulimi i këtyre formulave , tensioni i ngjarjeve po e merr tatpjetën dhe në këtë rast qeveria e Kosovës, duhet të jetë e përgjegjshme dhe e ndërgjegjshme në varacionet e tilla dhe kurrsesi të fajësohet opozita, ose qytetarët e saj.

Prej kësaj logjike del fakti se, qeveria aktuale nuk është bindëse dhenuk  ka prirje për një eskalim të situatës me politikën serbe, e cila nuk e ka atë nivel të mjaftueshëm të natyrës politike, si koshiencë e cila mundet me i përballue gjendjes në fjalë dhe praktikë, sepse duhet jo vetëm talent dhe mjeshtri politike, por edhe strategji e shkathtësi univesale, e cila lëviz jo vetëm brenda skemave të shiritit politik, por edhe më gjerë, duke e marrë parasyshë edhe fjalën e menqur të popullit. As një qeveri nuk mund të jetë e sukseshme në botën e jashtme politike, nëse ajo qeveri nuk e ka të rregulluar botën e brendshme të saj, atëherë nga të niset qeveria e Kosovës, kur Parlamenti i saj nuk gjenë rrugëzgjidhje, duke i lidhë nyje vetëvetës, pozita dhe opozita bëjnë luftë politi-kote, sikur harrojnë se mbrapa Parlamentit, ka me qindra skamnorë dhe pa kulme mbi kokë.

Kjo qeveri  ka nevojë të shpërbëhët, sepse ka më shumë fjalë se punë dhe me një matematikë të thjeshtë mund të numërohen ngecjet e saj, mund të thuhet në gjitha fushat e jetës, dhe   qytetarët janë ata, të cilët dëshmojnë me kërkesat e tyre dhe kushtet e pa volitshme për një jetë sa do pak normale. Ku janë gjeneratat e reja, që presin me padurim të gjejnë një punë, vetëm për ekzistencë, ndërsa ministrat e qeverisë shkojnë 10-15 veta, në vizita zyrtare jashta vendit, kinse për ndonjë lobim, apo ndërlobim, ku shpenzojnë me qindra e mija euro, pa një mëshirë, nga paraja e popullit të Kosovës. Fakt që shteti i Serbisë, po ndikon shumë në disfavor ndaj politikës sëKosovës, por ekonominë e vendit, shëndetësinë, arsimin dhe shumë fusha të tjera, që i kemi  vetë në dorën tonë, dhe mundemi   të krijojmë kushte të mira për qytetarët e vendit, prandaj nuk duhet ta kthejmë kokën vetëm nga Vuqiqi, e Daqiqi, si fajtorë, por ta kthejmë kokën së pari  nga vetëvetja, nga Mustafa dhe Thaqi, të cilët të mbysin me lavdata e fjalë të thata.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx