E enjte, 01.05.2025, 09:20 PM (GMT+1)

Mendime

Habib Muho: Korrupsioni në drejtësi ka emra konkretë

E marte, 17.11.2015, 09:14 PM


Korrupsioni në drejtësi nuk është shfaqje në bllok, por ka emra konkretë

Nga Habib MUHO

Sot flitet shumë dhe me të drejtë për korrupsionin galopant, nepotizmin dhe mungesën e transparencës në sistemin e drejtësisë, sidomos në sistemin gjyqësor dhe me të drejtë edhe nga ndërkombëtarët ky trajtohet si pjesa më e korruptuar dhe më problematike e institucioneve dhe vetë shoqërisë shqiptare. Sorollatjet, zgjatjet në afatet e gjykimit, vendimet e padrejta dhe në kundërshtim me ligjin etj. janë pjesë e kësaj sjellje që vazhdon të na mbajë peng tash njëzet e pesë vite ne shqiptarët.

Unë nuk jam specialist që të gjykojë në lidhje me një dukuri të tillë kaq shqetësuese për shoqërinë tonë, por një gjë e kuptoj mirë dhe dua ta ngrejë në këtë shkrim: nuk është i gjithë sistemi gjyqësor në krizë dhe i korruptuar, nuk janë të gjithë gjyqtarët të pandërgjegjshëm e me problem në dhënien e drejtësisë. Kjo është shumë e vërtetë, korrupsioni, nepotizmi, abuzimi me detyrën, parëgjegjshmëria ligjore e njerëzore në dhënien e të drejtës ka emra konkretë gjytarësh, prokurorësh, juristësh etj.

Sepse ta paragjykosh gjithë sistemin e drejtësisë, ta akuzosh atë në bllok, iu bën shërbimin më të mirë atyre që fshihen nën tisin e këtij demonizimi, atyre që vërtet janë të koruptuar dhe e shikojnë ligjin si një strehë për hatere, përfitime e korrupsion.

Konkretisht unë nisem nga një rasti i imi si qytetar i këtij vendi, ku një gjyqtare, gjyqtarja e gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, Arjana Liço, në vendimin e saj të datës 30/09/2015, jep një vendim në kundërshtim me ligjin ndaj meje si paditës, që kërkoj zgjidhjen e një kontrate me shoqërinë “Kerchbeger Albania” Sh.p.k, për mospërmbushje të detyrimeve kontraktuale ndaj meje si personi kontraktues, të vërtetuara me dokumentet përkatëse. Kjo gjyqtare ligjëron vazhdimin e përfitimit të padrejtë në kurrizin tim të një kontraktuesi, që nuk ka zbatuar në vijiëmsi kushtet e kontratës.

Argumentet e gjyqtares në asnjë rast nuk mund t’i japing asaj të drejtë të ripenalizojë paditësin, që në rastin konkret jam unë, që nuk bëj gjë tjetër veçse kërkoj me rrugë ligjore, të mbështetur në ligje e dokumenta të plota,  një të drejtë të marrë nëpër këmbë në mënyrën më arbitrare dhe me të pajustifkuar nga një firmë, e cila ka shfrytëzuar objektin në pronësi time, pa kryer pagesat dhe detyrimet kontrakore, sipas marrëveshjes ligjore noteriale.

Unë nuk e kuptoj se e merr kurajën kjo zonjë e nderuar, gjyqtare me përvojë për të shkelur haptas ligjin, duke mbrojtur shkelësit e ligjit dhe abuzuesit, ata që nuk zbatojnë asnjë kontratë në të cilën janë palë dhe kërkojnë të mbajnë peng palën tjetër me veprime akrobatike, që çudtërisht gjejnë mbështetjen e ndonjë gjyqtari si në rastin në fjalë, ku jepet një vendim në shkelje të hapur të ligjit dhe të së drejtës legjitime të pronës.

Unë kam pasur gjatë këtyre njëzet viteve shumë procese gjyqësore, për çështje prone e çështje të tjera civile, kam pasur të bëjë me mjaft gjyqtarë, lista e të cilave është jo e shkurtër, të cilët e kanë dhënë me kompetencë dhe drejtësi të drejtën. Edhe kur ajo nuk ka qenë në anën time, pasi është dashur saktësim i gjërave apo plotësim i mëtjeshëm i dokumenteve, unë i kam mirëkuptuar këto gjyqatarë dhe ruaj për to respektin më të madh.

Rasti në fjalë më duket se është një shkelje e hapur e ligjit dhe një marrje nëpër këmbë pa asnjë princip moral e ligjor e të drjtës së një qytetari, të cilit i është dëmtuar prona dhe nuk merr të drejtën e tij.

Unë e kam mirëpritur si shumë qytetarë shkuarjen në krye të dikasterit të ministrisë së Drejtësisë të zotit Ylli Manjani, një jurist i zoti dhe njeri me vullnet të mirë për të vepruar, që drejtësia, sistemi gjyqësor, prokuroria, hetimi etj të mos kenë këto plagë që kanë aktualisht, të mos ketë burokraci, zvarritje e dhënie vendimesh gjyqësore të padrejta.

Për këto e të tjera kam dëgjuar se është angazhuar ministri Manjani dhe unë kam besim si qytetar, se ai do ta mbajë fjalën, se aid he ekipi i tij, të mbështetur nga Kuvendi i Shqipërisë dhe qeveria, do t’iu shkojnë deri në fund punëve të drejtësisë.

Jurist të mirë ka, gjyqtarë të mirë ka, duhen vetëm ligje të forta që të kontrollojë efikasitetin dhe ndershmërinë e punës së tyre, duhet një sistem që ta ndëshkojë që në embrion të keqen dhe të mundësojë që e drejta të shkojë e pa cënuar tek çdo qytetar i këtij vendi që kërkon drejtësi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx