E hene, 29.04.2024, 03:17 PM (GMT+1)

Mendime

Mërkuri: Europa dhe Ballkani pas sulmeve të Parisit

E enjte, 19.11.2015, 10:53 PM


Europa dhe Ballkani pas sulmeve të Parisit

Nga Viktor Mërkuri

Tridhjetë minuta terrori dhe 129 të vdekur në rruget e Parisit,duket se janë kthyer në katalizator për një ndryshim të gjerë në politikën ndërkombëtare, me implikime që mund të zgjasin për vite me rradhë. Pjesa më e madhe e fokusit tek Perëndimi gjatë vitit të kaluar ka qenë perceptimi i një kërcëni në rritje nga ana e Rusis.Terrorizmi është një problem i vërtetë, por i izolushëm. Ndërkohë me një seri sulmesh të mirë-koordinuara,Shteti Islamik vendos kërcënimin e terrorizmit përsëri në qendër të axhendës ndërkombëtare,dhe Rusia,ndryshe nga një armik me armë bërthamore, menjëherë ka prezantuar veten si një partner i qëndrushmë kundër terrorizmit ,me një plan për mposhtje të menjëhershëm të kërcënimit nga rreziku .

Por ndërkohë që superfuqitë po mundohen të mbajnë kontrollin njëri pak më shumë se tjetri, cfarë po ndodh me Europën dhe Ballkanin?

Deri në 13 nëntor, tetë sulmuesit përgjegjëse për natën makabre në Paris ishin vetëm një pjesë e vogël e islamikëve radikalë në një univers të madhe të radikalëve islamikë në Francë.

Shumë nga këta radikalë janë jo të dhunshëm, ndërsa një segment i vogël i tyre janë ekstremistë të cilët përkrahin dhunën për të arritur axhendën e tyre radikale,të cilëve u referohemi si xhihadistë.

Për autoritetet franceze, analizimi i një grupi kaq të madhë sulmuesish potencial për të identifikuar ata që përbëjnë rrezikun më të madh ,është një sfidë kolosale,siç do ishte edhe për çdo qeveri tjetër.

Ndërkohë që populli Francez, dhe shumë të tjerë rreth e rrotull botës,janë ende të shokuar për sulmet terroriste të cilat ndodhën ditën e premte të datës 13 nëntor,presidenti francez Hollande dekalroi të hënën në një fjalim përpara dy dhomave të parlamentit se Franca është aktualisht në luftë ,dhe njoftoi për një seri aktesh politike dhe ushtarake për të luftuar terrorizmin.

Sulmet në Paris shfaqën,ose edhe zbuluan shkallën në të cilën situata në Siri, kriza e emigracionit në Europë dhe terrorizmi ndërkombëtar ,janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Pasojat e sulmeve do të kenë  tashmë një ndikim të gjerë dhe do të vënë në një pikëpyetjë serioze vazhdimësinë e Marrëveshjes Shengen,e cila eliminon kontrollet kufitare mes shteteve anëtare.Që nga dita e hënë, Marrëveshja e Shengenit është efektivisht e pezulluar në shumë vende.Franca ka rivendosur kontrollet kufitare,po ashtu e kanë rivendosur edhe Suedia, Gjermania dhe Sllovenia. Hungaria po përfundon ndërtimin e një gardhi kufitar për të mbrojtur kufirin e saj me Serbinë,e cila nuk është anëtare e Komunitetit. Deri më tani, këto veprime janë duke u zhvilluar në kuadrin e Shengenit,e cila lejon rifutjen e përkohshme të kontrolleve kufitare gjatë emergjencave ose situatave të jashtëzakonshme.

Pyetja e madhe është nëse Marveshja Shengen do të hiqet formalisht,apo në qoftë se vendet do të fillojnë avash-avash të largohen nga ajo.Koncepti i një Europe pa kufij është kthyer në një vështirësi të madhe për qeveritë për të mbrojtur kufijtë e tyre nga akte të tilla terroriste,dhe jo vetëm.Si një reagim i parë,qeveritë europiane do të mund të miratojë masa për të përmirësuar shkëmbimin e inteligjencës dhe për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet forcave të sigurisë në Europë ndërkohë që janë duke u përpjekur të ruajjnë marrëveshjen.Por e ardhmja e Shengenit në fund të fundit është në duart e votuesve europianë. Nëse ndjenjat popullore kthehen kundër Shengenit, qeveritë e moderuara - ose, pas ciklit të ardhshëm zgjedhor, qeveritë nacionaliste, mund të tërhiqen nga marrëveshja.

Ndërkohë, duke mbyllur kufijvtë e jashtëm të Europës,pa manaxhuar situatën e emigrantëve,do të çojë në probleme serioze për vendet e Ballkanit, në të cilat emigrantët do të jenë të bllokuar.

Sulmet e Parisit mund të përshpejtojnë ngritjen e popullartitetit të partive nacionaliste në të gjithë Europën.

Pasi situata të jetë qetësuar në Francë,votuesit mund të vendosin se qeveria socialiste e Hollande ka dështuar për tju ofruar atyre një mbrojtje she siguri efektive. Në zgjedhjet e ardhshme komunale (planifikuar për në dhjetor), republikanët e qendrës së djathtë dhe Fronti Kombëtar I ekstremit të djathtë do kenë mundësinë e tyre për te rritur kredibilitetin e tyre në sytë e francezëve,duke hapur rrugën për një performancë të fortë për të dyja palët në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.Në shkallë të ndryshme,dy partitë kritikojnë politikat e Europës mbi emigracionin ,madje në rastin e Frontit Kombëtar, arrihet në pikën e të kritikuarit anëtarësimin e Francës në eurozonë.

Rritja e Euroskepticizmit do të ndihet edhe në vende të tjera në Europë. Në Gjermani, kancelaria Angela Merkel ka ndryshuar tashmë politikat per shtrëngimin e mëtejshëm të rregullave për azil-kërkuesit.

Në ditët e ardhshme ajo do të jetë nën presion nga forcat konservatore për të ndjekur ndryshimet e politikave me anë të ndryshimeve politike, potencialisht duke përfshirë një pranim të gabimeve nga ana e saj,në trajtimin e krizës së emigrantëve sirian.

Sulmi në Paris do ta bëjë të vështirë për Komisionin Europian mbrojtjen e planit të tij për të zhvendosur refugjatët në shtete përgjatë kontinentit.

Polonia ka deklaruar se do të zgjedhë të dalë jashtë planit të vendosur nga Komisioni Europian për shpërndarjen e emigrantëve duke mospranuar emigrantë,ndërkohë vende të tjera në Europën Qendrore dhe Lindore ndoshta do të ndjekin shembullin e Polonis.Nga ana tjetër Brukseli do të jetë mnjaft i dobët për të krijuar dhe panalizuar me sanksione vendet që zgjedhin të mos marrin pjesë në planin e Komisionit.

Para se të ndodhnin sulmet në Paris,Bashkimi Europian ishte duke u përpjekur të rriste bashkëpunimin me Turqinë për të parandaluar azilkërkuesit të hyjnë në Europë.Qeveria turke në këmbim të ndihmës ndaj BE-së ,bëri tre kërkesa kryesore: mbështetje ekonomike, liberalizimin e vizave për qytetarët e saj, dhe një zonë ndalim-fluturimi në veri të Sirisë.

Bashkimi Europian ka miratuar tashmë ofrimin e rreth 3 miliardë euro Ankarasë për tu përballur me krizën e emigrantëve.Pas sulmeve në Paris, Brukseli ndoshta do të ofrojë kushte më fleksibile për viza ndaj shtetasve turq.

Jam i bindur se sulmet në Paris do të përshpejtojnë disa procese që ishin tashmë duke u zhvilluar në Europë,të tilla si rezistenca ndaj emigracionit dhe rritjen e kritikave ndaj Marrëveshjes Shengen,gjithashtu sulmet do të ndikojnë edhe në marrëdhëniet,paraprakisht të tensionuara,mes Bashkimit Europian, Turqis dhe Rusis,

Faktorët para-ekzistuese,të tillë si ndarjet politike mes vendeve anëtare për mënyrën se si operojnë me Moskën dhe Ankaranë,si dhe kufizimet logjistike,do të vazhdojnë të formësojnë politikën e jashtme të Bashkimit Europian,pavarësisht cfarë janë thënë publikisht gjatë ditëve të fundit  nga aktorët kryesorë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora