E hene, 29.04.2024, 02:16 PM (GMT+1)

Mendime

Vebi Klaiqi: Migrimi dhe Kosova

E diele, 22.11.2015, 03:29 PM


Migrimi dhe Kosova

Nga Vebi Klaiqi

Migracioni është shndërruar tashmë në një dukuri globale që në një formë a një tjetërprektë gjithë shtetet në mbarë botën.[1] Nga ky fenomen  është prekur edhe Kosova. Emigrimi apo migrimi drejt një jete më të mirë ka të mirat dhe të këqijat e veta, pra gjëratduhet të shihen në prizma të ndryshme.

Migracioni në Kosovë mund të ndahet në tri periudha:

Periudha  prej vitit 1969-1980 (migracioni ekonomik, punësimi sezonaljashtë vendit),

Periudha prej vitit 1981-1999 (migracioni politik) dhe

Periudha prej vitit 1999- deri në ditët e sotme (migracioni për shkaqe të sigurisë, politike etj.)

Në këto tri periudha kohore Kosovën e kanë braktisur 350 000 – 400 000 mijë qytetarë.[2]

“Migrimi po e rrezikon substancën kombëtare, pasojat në disbalancin gjinor dhe të moshës” [3]

Kjo rënie e numrit të popullsisë nga largimi që është vërejtur viteve të fundit prej afër 13.ooo vetave, viteve të kaluara e deri në 25.000-30.000[4] veta muajve të fundit, donë të thotë se me shumë se i tërë shtimi natyror brenda vitit, i cili është në Kosovëik-largohet nga këtu.

Pasojat demografike të Kosovës me ikjen e të rinjëve nga shteti janë :rrezikohet substanca kombëtare sepse  vërehet debalanci dhe çrregullimi i strukturës së moshës dhe gjinisë së popullatës në tërësi. Sepse, në këto rrethana migron kontingjenti popullatës aktive, veçanërisht prej moshës 25-35 vjeçare5

Edhe ashtu numri i lindjeve sistematikisht ka ra në Kosove në 27.ooo lindje në vitin e fundit, që është 100% më pak se në vitin 1987-88, kur kishte arritur në afër 56.000 lindje në vit.

Debalanci gjinor vërehet në popullatën e Kosovës, te popullata e moshës se re prej 25-35.

Kjopopullatëaktivedhe ky kontingjenti popullatës së aftë për punë i nevojitet secilit shtet, pra edhe atyre shteteve që kanë mplakje të popullsisë dhe fuqisë punëtore, siç është rasti me Shtetet e Bashkimit Evropian.

Emigracioni është mjet bashkëveprimi në qytetërimin modern.

Unë mendoj që emigrimi është i mirë në disa drejtime dhe i keq në disa drejtime tjera. Është imirë sepse: ana ekonomike përmirësohet (remitencat); bëhesh më i mençur duke jetuar në një vend më tëzhvilluar; fëmijët edukohen në një mënyrë shumë të mirë. Është i keq sepse: humbet njerëzit etu; fëmijët harrojnë gjuhën e vendit mëmë; humbet shoqërinë tënde.

Migracioni është i dhimbshëm mirëpo njeriu duhet të gjejë mundësinë si të adaptohet dhe të integrohet sa ma shpejt në shoqërinë ku jeton, në mënyrë që nga atje në mënyra të ndryshme ta ndihmojmë vendlindjen.

E drejta për të lëvizur është një e drejtë themelore e individit e njohur dhe pranuar nëShumë  instrumente  ndërkombëtarë si dhe legjislacioni i brendshëm i shumë shteteve. BE është angazhuar në një politikë që synon mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve nëpërgjithësi. Ajo synon pikë së pari t’u sigurojë shtetasve të vendeve të treta me qëndrim tëligjshëm në vendet e Bashkimit Evropian të drejta të barabarta me ato të shtetasve të BE siç ështëpranuar nga përfundimet e takimit të Tamperes në tetor 1999.

Në aspektin universal, dy janë faktor që shtyjnë popullatën dhe individin të migroj:

a) faktorët shtysë dhe

b) faktorët tërheqës-joshës.

Studimet e ndryshme kanë evidentuar se faktorët shtysë janë: Jeta e vështirë, papunësia, të cilët veprojnë si alternativ me faktorët joshjes-ofrues, tërheqës (mundësi të shumta punësimi, avantazhet dhe mundësitë që i ofrojnë vendet më të zhvilluara.

Eksodi do të duhej të analizohej sipas gjitha karakteristikave demografike, ekonomike, politike, sociale, historike, psikologjike etj.

Lufta ndaj migracionit të paligjshëm është një element kyç i politikave të BE-së, pasiështë e lidhur ngushtësisht me objektivin primar të komunitetit: krijimi gradual i një zone lirie,sigurie dhe drejtësie.

Nder faktorët që duhet përmend dhe dominojnë në përgjithësi janë ata: ekonomik, demografikë, politike, natyror, social , psikologjik etj.,

Disa nga aspektet negative të migracionit:

- Zbrazja e fshatarëve dhe vendbanimeve, siç është duke ndodhur me shumë vendbanime rurale në Kosove, duke u zbraz dhe duke mbetur disa fshatra edhe pa asnjë banorë (Stanqiqi, e shume e shume fshatra përreth brezit kufitar.

- Senilizimi dhe mplakja e popullsisë fshatare,

- Tendenca e shpopullimit,

- Vështirësitë e akomodimi të popullatës ne ambiente te huaja.

- Braktisjet: individuale, familjare ,që ndikojnë në zbrazjen e fshatrave.

- Theksimi i çrregullimeve hapësinore në përhapjen e popullsisë.

- Theksimi i ndryshimeve fshat- qytet etj..

Opsionet e Qeverisë    Kosovës  për ta  ndërprerë këtë dukuri?

-Hartimi i legjislacionit të përshtatshëm dhe zbatimi i tij rigoroz për krijimin e garancive politike dhe juridike për zhvillimin e jetës dhe shoqërisë në hapësirat rurale dhe urbane.

-Hartimi dhe zbatimi i një serë masash dhe një politike doganore që të favorizoj dhe nxis prodhimet bujqësore në vend dhe minimizoj importin.

-Shpërqendrimi i aktiviteteve ekonomike të prodhimeve industriale në lokacionet e lëndës së parë. Krijimi i lehtësirave dhe dhënia e kredive bujqësore dhe kontrollimi i përdorimit të destinacionit të tyre.

-Organizimi më i mirë i punës dhe intensifikimi i prodhimit,sidomos të zonave që ofron natyra,konfiguracioni dhe klima në vendet për blegtori dhe pemëtari.

-Nxitja dhe zhvillimi i artizanaleve dhe shërbimeve të tjera të cilat rrisin cilësinë e jetës në fshat e qytet.

-Zhvillmi i turizmit, sidomos agro turizmit dhe turizmit rural, ku jo vetëm që mund të punësohen njerëzit, por edhe rrisin cilësinë e jetës në ambientet rurale.

-Zhvillimi i infrastrukturës (rrugë, furnizimi me ujë të pijshëm), shërbimet shëndetësore, arsimore, kulturore,të informimit, komunikimit. etj.


[1]Probolemet sociale bashkohore, NoraMalaj dhe Lekë Salighaj, Tiranë 2013,

 

[2]Enti Statistikor i Kosovës

[3]Gazeta Ekspres, datë 13 Shkurt 2015, intervista e Dr.TefikBashës,profesor i Demografisë në UP

[4]Po aty

5 TV Top Chanell, 25 Mars 2015,



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora