Mendime
Gjergj Kabashi: Beriana Mustafa, i paske rënë në pikë
E merkure, 25.11.2015, 08:11 PM
Me ne fund u drejtove andej nga duhet te drejtoheshe me kohe, e nderuara Beriana Mustafa
Beriana Xhemajl Mustafa, është gazetare e Radio Kosovës.
Nga Gjergj Kabashi*
Kështu pra, Beriana Xhemajl Mustafa, kësaj rradhe i paske rënë në pikë, e jo me folë rreth e rrotull, me fjale të kota që smundi ti kuptonte askush qe 15 vite. Madje, ato fjale e llafe të kota e kishin të vetmin qëllim: që cështjen e kësaj vrasje me porosi të thellë antishqiptare ta hidhnin në pamëshirën e harresës së kohës, qëllim që e patën që para sot 15 vitesh e deri në pafundësi, të gjithë “shokët e miqët e mëdhenj” të Xhemajl Mustafës. Meqenëse ti je bija e tij, une si një ndër kolegët që e kan respektue e nderue Xhemajlin, ashtu sic me ka nderue edhe ai për së gjalli mue, në shumë periudha kohore që punuam së bashku…, mund të të them se ma në fund, tashti fole ashtu sic duhej të flisje me kohe. Vrasjen e lidhe me kriminelet e shërbimeve sekrete, ata nga SHIK dhe SIA. Ashtu është, Beriana Mustafa. Madje, duhet të jeshë edhe më e kujdesshme e precize: Të rrefejnë ata nga SHIK-u dhe SIA që janë përgjegjës për vrasjen e tij. Keta, Zonje, ia kan sjellë punën që të vritej kot dhe së bashku edhe tash bëjnë të pamundurën që vrasja e Xhemajlit, të mos zbulohet kurrë e përjetë. Keta që i përmende janë vrasësit e babait tënd më parë se veglat e tyre mercenare që i shkrepërn plumbat sonte 15 vite në trupin e babait tënd.
Të ndihmoftë Zoti Beriana Mustafa ty dhe familjes tënde, sepse Ju jeni ata që ishit të goditurit ndërsa të tjerët nga masat fanatike të partisë,disa me ndërgjegjën e vrarë, u munduan ta vazhdonin rrugën e tyre të përparimit, duke shpresuar që kjo vrasje e tmerrshme të mos u dilte kurrë pengesë përpara,në mënyrë që ata mos ti humbnin emrat e tyre të “mëdhenj”,pasurinë e pamerituar,namin e tyre pseudointelektual… Une besoj qe zi gazetare e ditur e kurreshtare i ke lexuar artikujt e mij përpara një viti, në Revista Drini dhe Zemra Shqiptare, për vrasjen e babait tënd dhe për “vrasjen” time,po ashtu?! Sonte bëhen një vit qëkur e shkrova informatën kryesore, në bazë të asaj që une e dij, për vrasjen e pafajshme të babait tënd. Dua të besoj që kurreshtja yte profesionale dhe mënyra e të menduarit meditativ, që shpresoj ta kesh trashëgue nga babai, të kan orientuar sadopak për tu kredhur e menduar pak më thellë në intrigat dhe antishqiptarizmin e skajshëm të provokatorëve të dofare “shërbimesh sekrete” ,si dhe të ca banditëve me krevata gjoja intelektualësh, që u shërbyen atyre…
Ata janë të shpërndarë përreth, duke e pritë me ankth cdo 23 tetor qe pesëmbëdhjetë vite, njësoj si sonte, që ata të mos dalin sheshit për veprën e shëmtuar e antishqiptare që e bënë;që marrëzia dhe krimi i tyre i rëndë të mos bëhet cështje publike. Dhe, një këshillë të vogël prej meje: Mos u dorëzo e pajto Kurrë as ti e as familja që dikush tu mashtroj duke ua qitë ndonjë “farukgash” të cmendur përpara, i cili mund të shtyhet,nxitet e mësohet që “të pëllet si lopë” (duke e emetuar këtë kafsh të dobishme e të pafajshme), për ti bindur të tjerët nesër se është i “cmendur”, i “sëmurë mendor”. Provokatorët nga e-maili i sajuar bujarbukoshi@yhoo.com , përmes të cilit u provokohe une, provokim që mbaroj turpshëm e tragjikisht sonte pesëmbëdhjetë vite, janë përgjegjësit kryesor të kësaj vrasje, natyrisht edhe vrasësi apo vrasësit direkt, por keta janë kryesorët dhe familja jote, une dhe opinioni konstruktiv publik i Kosovës sonë të dashur, nuk guxojmë ti lejojmë asnjërin prej tyre që të na shkojnë nga kjo jetë të pa ndëshkuar për këtë krim të rëndë…
E pacit mëshirën e Hyut dhe u shpagofshin vuajtjet tuaja për këtë lëndim të rëndë që ua bënë Juve si familje dhe jo vetëm juve.
Gjithë të mirat nga:Bajram Kabashi