E marte, 08.10.2024, 11:25 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Mark Avdyli-Ndreja, shkreptimë e lirisë

E merkure, 09.12.2015, 08:41 PM


MARK AVDYLI-NDREJA, NJË SHKREPTIMË E NDRITSHME E LIRISË

Nga Dedë Preqi

Mark Avdyli-Ndreja, ishte një ushtar i përbetuar i atdheut, i paisur me ideale atdhetare, në emër të të cilit lufton, pikërisht deri atëherë kur kthehet edhe fitimtar.  Mark Avdyli, dikush e quan edhe Malësori i flamurit, i cili mesazh i vjen nga luftëtari i lirisë dhe dashuria që kishte për flamurin.

Marku rrjedh nga një familje e varfër fshatare, por familje fisnike dhe atdhetare, i cili që në moshën e re ishte i frymëzuar dhe pjekur me ndjenja të atdhedashurisë. Marku lindi në fshatin Ramoc të Gjakovës, pikërisht në këtë vend u rrit dhe u plak trimi i maleve tona, atdhetari dhe malësori i flamurit , i cili tërë jetën ia kushtojë lirisë dhe çështjes kombëtare. Që në moshën 18 vjeqare Marku shërbeu në ushtrinë shqiptare në Prizeren, duke marrë pjesë në Divizionin e quajtur SS“Skendërbeg“, që kishin pikësynim bashkimin e gjitha trojeve shqiptare. Në përbërje të këtij divizioni ishin gjithë anëtarët e Ballit Kombëtar, të cilët zhvilluan beteja të mëdha kundër komunistëve serb e malazezë.

Mark Avdyli përjetoi disa luftëra të tmershme të kohës, por kudo që shkoi flamurin kombëtar e mbante me vete, si edhe në Luftën e dytë Botërore, duke marrë pjesë në frontin e tmershëm të Stalingradit dhe  Siberisë, përkrah ushtarëve gjerman kundër rusëve.

Aktiviteti i Markut dhe shokëve të tij në lëvizjen e Ballit Kombëtar, ishte në shënjestër të sigurimit të kohës komuniste dhe pas një kohe Markun, për shkak të këtyre angazhimeve e arrestojnë duke e dënuar me disa vite burgim, të cilin e dërgojnë edhe në burgun më famkeq të kohës në Goli Otok.

Marku  nuk i bënte dikuj një të keqe, por nuk i kishte në qejf servilët dhe pushtetarët e kohës dhe mu për atë, Marku mbetët i izoluar një kohë të gjatë nga pushteti i athershëm, të cilët e përcjellnin malësorin në çdo hap, sidomos pas lirimit të tij nga burgu i Goli Otokut.  Dhe kjo situatë, si për Markun dhe shqiptarët ishte një situatë shumë e vështirë, prandaj i ndodhur në këto rrethana dhe kushte jo të mira dhe për ta mbajtur familjen,  detyrohet të kërkonte  punë dikund largë vendlindjes, atje në Rijekë të Kroacisë.

Në Rijekë të Kroacisë, Marku e kishte mësuar zejen e punimit të armëve ku kishte punuar në një fabrikë municioni, të cilën zeje e ushtroi edhe pasi kthehet në Kosovë, duke krijuar kushte për ta mbajtë edhe familjen e vet. Disa herë policia e kohës, Markun e kontrolluan dhe e malltretuan me familje për gjetjen e armëve, duke ia djegur edhe shtëpinë, mirëpo Marku ishte i pathyeshëm në qëndrimet e veta, edhe pse i vuante dënimet e tmershme, ai nuk i fshehte synimet e veta, se një ditë i duhen një arsenal i madh i armëve,  për ta luftuar armikun dhe okupatorin e vendit.

Në vitin 1998-99, në Kosovë filloi një shthurje graduale e sistemit dhe dominimit serb në Kosovë, edhe pse populli shqiptarë ishte në kushte e rrethana të vështira,  atdhetarët dhe aktivistat e Lëvizjes kombëtare  shqiptare nuk e pushuan aktivitetin e tyre, duke  formuar edhe çellulat e para të UçK-së, për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb.  Në UçK, hynë me një guxim të paparë edhe Mark Avdyli  me shumë shokë të tjerë, me ç’rast këshillat dhe konsulltat e para i merr edhe nga komandati Adem Jashari.

Për malësorin dhe trimin e lirisë Mark Avdyli, nuk është e mundur të japim të tërën me një pasqyrim i bazuar vetëm në fjalë dhe vëzhgime mbi vepren heroike të tij, por shokët e tij të luftës së fundit në Kosovë të vitit 1998-99, japin dëshmi të vërteta dhe të rralla mbi strategjinë luftarake që përdori Marku kundër pushtuesit serb.

Të gjithë e dimë se çfarë lufte përjetoi popullata shqiptare dhe nuk mbetej gjë tjetër vetëm se shqiptarët duhej të mobelizoheshin pa dallim i madh e i vogël, gru e burrë, për t’a luftuar okupatorin serb,  me ç’rast Marku, në këtë luftë u kyq me tërë familjen e vet, me djemtë Jakun, Nikollën, Dedën dhe Princin, i cili ky i fundit u vra në luftë për lirinë e Kosovës.

Prandaj, malësori Mark Avdyli ishte një luftëtar i denjë i lirisë kombëtare, i cili nuk e kurseu vetën dhe as familjen e tij, duke luftuar armikun përmes artit të tij luftarak, të cilin e ka ushtruar vet pa shkuar në ndonjë shkollë ushtarake, duke e përdorur një strategji të shkathtë luftarake në fushëbeteja të ndryshme me armikun dhe me një armatim të rëndë luftarak , vetëm në saje të guximit dhe dashurisë së flaktë që kishte për atdhe.

Synimi i këtij malësori ishte prej një trimi pa hile që lufton me ndjenjën e atdhedashurisë për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e trojeve shqiptare, i cili kurrnjëherë nuk lejonte ta pranojë frikën nga armiku. Mark Avdyli, edhe kur ishte në raste të vështira, ai burrë e gjente forcën e karakterit burrëror të eskalojë situatën.

Pavarësia e Kosovës e gëzoi Markun shumë, e cila ishte një virtyt i këtij burri, por ai thoshte se, bashkimi i trojeve shqiptare do ta plotësonte dhe përmbushte aktin më të shenjtë të shqiptarizmës. Ai burrë që e kishte jetën gjithherë në shërbim të atdheut dhe ishte gjithherë i gatshëm t’ia fal atë, në shenjë respekti, nderimi dhe flijimi.

Me rastin e përvjetorit të vdekjes së trimit të lirisë Mark Avdyli-Ndrejaj, në shenjë respekti dhe përkujtimi, si edhe gjithë luftëtarëve të tjerë të lirisë, kjo është më epakta që mundemi të bëjmë, duke marrë parasysh vetëmohimin e tyre dhe gjakun që derdhën për lirinë e Kosovës.



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora