E hene, 14.10.2024, 10:31 AM (GMT+1)

Mendime

Poezi nga Dedë Preqi

E hene, 07.12.2015, 07:11 PM


Dedë Preqi

-poezi-

 

ULURIMË    MJEGULL

 

Po mundohem diçka të thëm

Liria e jote Kosovë po më brenë,

Gjithë ajo që flinte në shpirtin tënd

Po jehon brengë e lot mbi shkëmb.

 

Zogjtë e njomë thurin ëndërrat e tyre

Mbi trupin tënd të lashtë të Dardanisë,

Do të digjësha flakë për një copë diell

Që shkëlqen nëpër shtatorët e  lirisë.

 

Ujqit e shfrenuar  ulurijnë nëpër mjegull

Janë çuar peshë e ndjellin orët e kobshme,

Rreth teje nuk lakohen yjët e qëndresës

Shënoma një ditë rrugën tënde të shpresës.

 

Erërat e fshehta i trazojnë zogjtë në fluturim

Gjerdan të kuq e marrin ngjyrën e dashurisë,

Gjethet e kanë thithur nektarin më të ëmbël

Atje ku muzgu takohet me shtatorët e lirisë.

 

 

KOHA

 

Nëse ndalet koha në këndin e saj

Ne, nuk e njohim sekretin,

Dhe zgjohemi të përgjumur

Nëpër shtrojen e tokës.

 

Ndalemi e shikojmë para vetës

Mjegullat nuk i lejojnë pamjet,

Dhe mbi kokat tona të vogla

Varet kujtesa e fluturimëve.

 

Na pëlqejnë kujtimet e humbura

Që koha i ka marrë më vete,

Çfarë detyre i parashtrojmë vetës

Kur gjithçka mbetët pezull e sekrete…

 

 

JETA

 

Çfarë është jeta

Apo, vetëm një copë kohe

Të cilën e shfrytëzojmë pa recept.

 

Jeta nuk është e tëra dashuri,

Nëpër të, ka plot gaz e hidhërim

Që për zihen me njëra-tjetrën

Tërë jetën,

Në mes qiellit që e mbushin rrjetën.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora