E premte, 11.10.2024, 08:05 PM (GMT+1)

Mendime

Sejdi Peka: Dita e pushtimit nga kolera komuniste

E diele, 06.12.2015, 11:21 AM


KJO ËSHTË DITA E ÇLIRIMIT NGA MURTAJA FASHISTE, APO DITA E PUSHTIMIT NGA KOLERA KOMUNISTE?

Nga Sejdi Peka

Edhe këtë vit shqiptarët po festojnë të ndarë në Festat Kombëtare. Por kjo është mjaft për t’u çuditur se nuk ndodh në asnjë vënd të botës. Partia Socialiste, besnike e “vazhdimsisë në rrugën e Enverit”, feston 29 Nëndorin si ditën e clirimit nga fashizmi. Duke ju shmangur emocioneve të natyrës politike, duhët theksuar për hirë të vertetës se 29 Nëndori është nja fallsifikim i historisë personalisht nga Enver Hoxha dhe të bashkpuntorve të tije në krime kundër popullit dhe në rrugën e trathëtisë kombëtare. E devijuan këtë datë, për t’a unifikuar me ditën kombëtare të Jugosllavisë, me qëllimin ugurzi për të ja bashkuar Shqipërinë,  Jugosllavisë si republikë të 7 të këtijë shteti artificial, të ndërtuar nga interesat ruse në qëndër të Europës. Dhe rruga e “e vazhdimsisë komuniste”, për fatin e keq të Shqipërisë po vazhdon akoma. Ishte qëllimi i trathëtisë kombëtare, ku nëpërmjet dekumentave arkivore është provuar katërcipërisht, se Enver Hoxha po përgatiste bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë. Këtijë fakti komunistët e sotëm nuk mundën që t’i shmangen, por kan hedhur hipotezën tjetër se gjoja me “29 Nëndorë qenka larguar ushtari i fundit gjerman nga Shqipëria”. Dhe atje në “hanin e Hotit”komunistët kan dërguar Miladin Popovicin që të numuronte ushtarët gjerman se kur do të largohej i fundit. Shikoni se çfar ka qenë internacionalizmi proletarë!Prandaj Nexhmijen e kishte marrë malli për mustaqet e Mllados!Qeveria komuniste hyri në Tiranë me 28 Nëndorë 1944 pasi trupat fashiste e kishin lëshuar Shqipërinë dhe shpalli të ashtuquajturën “ditën e clirimit”. Por që më vonë, kjo datë u devijua, me qëllimin ugurzi të bashkimit të Shqipërisë me Jugosllavinë e Titos në kuadrin e “internacionalizmit proletarë”. Nga ana tjetër sot nuk është për t’u çuditur se Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka përgatitur 46 aktivitete të ndryshme për ditën e 29 Nëndorit, ndërkohë është injoruar pothuajse fare Festa e Pavarsisë Kombëtare, festa e shenjtë për të gjithë shqiptarët, Festa e Flamurit. Ky veprim përveqse fallsifikimit të historisë si një trathëti kombëtare, i frynë në mënyrë të rrezikshme edhe pëçarjes kombëtare. Në këtë kontekst shqiptarët janë sot të ndarë dhe të përcarë, për arsye se 29 Nëndori personifikon sipas komunistëve “ditën e clirimit”, por nga ana tjetër nga pjesa dërmuese e popullit shqiptarë që ka vuajtur regjimin komunist, konsiderohet si dita e fatkeqësisë kombëtare, si dita e kalimit nga diktatura fashiste në diktaturën komuniste. Nga Shqipëria u larguan ushtritë pushtuese fashiste, por që u zëvëndësuan menjëher për afro një gjysmë shekulli diktaturë nga ushtritë e emisarve rus, jugosllavë, kinezë etj. Asambleja Parlamentare e KE në rezolutat e sajë ka vendosur në ekuivalencë regjimin fashist dhe regjimin komunist si dy regjimet më kriminale të shekullit të shkuar. Komunizmi si sistem barabar kriminal akuzohët për 100 milion viktima që u shkaktoj popujve të botës. Në Washington, në kryeqëndrën e demokracisë në botë , është ngritur memoriali në përkujtim të 100 milion viktimave të komunizmit në të gjithë botën. Me atë rast Presidenti Bush u përkul me veneracion përpara kujtimit të tyre dhe tha se “ndoshta neve kurrë nuk mundet që të mësojmë emrat e tyre”. Se me të vertetë regjimi kriminal komunist siç thot Kadareja, ”është përpjekur në rradhë të parë për të fshehur krimet kundër popullit dhe akoma vazhdohet në këtë rrugë”. Në Konferencën e organizuar nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare me 25 Nëndorë të këtijë viti me temën ”Shqipëria 25 vjet pas komunizmit”, duke marrë fjalën Ambasadorja e BE Vlahutin tha po citoj :”se Shqipëria nuk po mundet që të ndahet nga e kaluara komuniste. Regjimi komunist vrau 7 mijë kundërshtarë politik dhe 6 mijë të tjer janë zhdukur dhe  nuk u gjëndën akoma varret. ”A mundet vallë që të festojnë në këtë gjëndje të krimeve të regjimit komunist shumica dërmuese e popullit shqiptarë 29 Nëndorin?A mundet vallë që të quhet kjo ditë si “ditë e çlirimit të Shqipërisë”. Shqipëria me 29 Nëndorë ra nga murtaja fashiste, në kolerën komuniste. Një popull i vogël me një popullsi në pak më shumë se 1 milion banorë, u përball me mijra pushkatime me edhe pa gjygj të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë të regjimit. Sipas një raporti të O. K. B. të bërë publik , vetëm nga viti 1945-1956, janë pushkatuar me ose pa gjygj 10. 000 njerëz, 17 mijë janë dënuar në burgje politike, 80 mijë fëmijë, pleq dhe gra të atyre që konsideroheshin “si armiq të popullit”janë internuar në kampe të internimit, 16 mijë njerëz kan vdekur nga vuajtjet dhe uria. Po dekadat e tjera sa zgjati regjimi komunist sa krime kan ndodhur?Nuk ka shëmbull tjetër në të gjithë botën, që në përjestim me popullsinë, të jetë ushtruar një genocid i tillë kundër popullit sic bëri regjimi komunist i Enver Hoxhës kundër popullit shqiptarë. Po përse vallë na duhet të festojmë 29 Nëndorin, ditën e kalimit nga një diktaturë ne një tjetër akoma më të tmerrshme dhe barbare, në diktaturën komuniste. A mundet vallë të festojnë familjet e atyre lart më shumë se 6 mijë të pushkatuarve nga regjimi komunist dhe varret akoma nuk u gjëndën?A mundet vallë të festojnë këtë ditë ugurzezë ata mijra të tjerë që baballarët, vllezërit dhe të afërmit e tyre u pushkatuan dhe vdicën burgjeve nga vuajtjet, torturat dhe uria?A mundet vallë të festojnë ata qindra dhe mijra që vuajtën në kampet e internimit, të punës së detyruar, të luftës së tmerrshme të klasave?Dita e 29 Nëndorit do të mbetet në historinë e popullit shqiptarë si “Nata e Shën Bartolomeut”, një natë e gjatë, e tmerrshme, e mbushur me dhimbje, me vuajtje dhe me gjak. Kjo nuk mundet që të jetë “një natë e bardhë”siç e pagëzoj pinjolli i kriminelve komunist Edi Rama që sot aksidentalisht është Kryeministër i Shqipërisë. Eshtë fatkeqësi, është e turpshme dhe e marrë, që sot 25 vjet pas komunizmit përsëri Shqipëria konsiderohet nga institucionet ndërkombëtare “si vënd gjysmë i lirë”. Në Konferencën e organizuar nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare me 25 Nëndorë të këtijë viti në Tiranë me temën “Shqipëria 25 vjet pas komunizmit”, të gjithë studjuesit, historianët , akademikët, ambasadorët, në fjalimet e tyre kishin një emrues të përbashkët se, ”Shqipëria 25 vjet pas komunizmit është akoma në udhë kryq”. Shqipëria ndodhet në udhëkryqin e historisë se nuk po mundet që të ndahet nga e kaluara komuniste. Për shkak të një qeverisje të mbrapsht dhe antikombëtare, Shqipëria sot vlersohet dhe konsiderohet shumë më ulët se të gjitha vëndet ish komuniste dhe cfar është më e tmerrshme shumë më ulët për treguesit demokratik se edhe vëndet e ish Republikave të Jugosllavisë.  Sipas oratorve që morën fjalën në këtë konferencë, Shqipëria akoma nuk e ka kryer tranzicionin nga komunizmi në demokraci. Shqipëria është sot vëndi më i varfër i rajonit, me papaunsinë më të lartë krahasuar edhe me vëndet e varfëra të Afrikës dhe të Azisë. Në të gjitha fjalimet e diplomatve të vëndëvë demokratike që monitorojnë Shqipërinë,  u shqua fakti i tmerrshëm,  se hajdutëria, makutëria për t’u pasuruar nëpërmjet pushtetit, pandëshkushmëria, është bërë laitmotivi i kësaj qeverisje. Humbja e shpresës tek shqiptarët për ndryshimin e kësj gjëndje të mjerë, ka bërë që eksodi masiv i shqiptarve për t’u larguar nga vëndi i tyre të marrë përmasa të frikshme. Sot lart më shumë se 20% e shqiptarve janë larguar nga Shqipëria. Besimi në votën e lirë ka humbur. Vota blihet , manipulohet dhe vidhet nga e majta ish komuniste. Një lajm i frikshëm erdhi edhe nga deklerata e Gabriel Partosh, analisti i axhensisë ndërkombëtare , Njësia Intelegjente Ekonomike për Europën Juglindore. Ai deklaron se,  “hapja e negociatave të anatarsimit të Shqipërisë në BE, do të kushtëzohet vetëm në vitin 2017, pasi vëndi të këtë kaluar testin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Komisioni Europian pritet t’i kërkojë Shqipërisë progres të dukshëm në reformën në drejtësi dhe kundër korrupsionit”. Shqipëria në udhëkryq me këtë qeverisje antikombëtare është një lajm i tmerrshëm, një shpresë e humbur. Një çerek shekulli kohë e humbur për një popull që ka aspiruar në shekuj dhe dekada për liri demokraci dhe Shqipërinë në familjën Europiane. A mundet të ishte menduar që në vitin 1990, me shëmbjën e komunizmit, ky lugat i neveritshëm mundet të ngjallej përsëri për t’i bërë gjëmën demokracisë në Shqipëri?Amundej vallë të mendohej se i biri i Kristaq Ramës, krimineli që vari në litarë Havzi Nelën dhe u gjënd i varrosur me kokën poshtë në një gropë të një shtylle elektrike, i lidhur me tela me gjëmba, do të bëhëj Kryeministër i “Shqipërisë Demokratike”. Cfar paradoksi. Prandaj dhe jemi,  ku jemi gjëndur në vitin 1990. Po duket se shpresa në votën e lirë ka humbur. Antikomunistët, të zhgënjyer nga kjo demokraci “e dyzuar”janë larguar nga Shqipëria. Vallë a me të vertetë u zbatuan vendimet ugurzeza të Katovicës dhe Shqipëria të jetë e dënuar të vuaj metastazat e regjimit komunist?Kjo gjëndje duhet përmbysur. Duhët detyruar i sëmuri psiqik i Partisë Socialiste që të largohet nga pushteti. Opozita duhet duhet të zgjohet nga gjumi letargjik që po vuan. Elektorati i sajë është i përgatitur që të përmbysë këtë qeveri antikombëtare. Çdo ditë që kalon është kohë e humbur në rrugën e vështirë të demokracisë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora