E hene, 14.10.2024, 10:20 AM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Vetëdija kombëtare dhe fantazia e tyre

E hene, 07.12.2015, 09:49 PM


VETËDIJA KOMBËTARE DHE FANTAZIA E TYRE

Nga Afrim Caka

O Perëndi! Ç’tmerr: pyeta më zë të këputur!

Pa kujtime për të kaluarën do të ishte e pamundur të marrësh masa përkujdesi për të ardhme e kësaj krijese të re.

E vetmaj rrugëdalje nga kjo dilemë që kemi ne, të kësaj politike qorre, kjo është si të pranojmë logjikën e korrupsionit, të turpit dhe të linçeve në këtë tokë të shenjt. Gjithashtu ne duhet ndrequr, paraprakisht, të gjitha gabimet dhe gafat qeveritare e shkaktuara nga ca njerëz banal me politikat e tyre banale dhe antishqiptare. Rruga e jonë drejt së vërtetës absolute na ndihmon t’i shmangemi gabimeve dhe tradhtive të panumërta. Thirrjet e popullit janë të pandalshme kthehu Gjergj Kastrioti, krijohet përshtypja se do të na nxirrte nga kjo tradhti e nga kjo përgjumje.

Gjithashtu falenderoj miqtë e mi të kahershëm, të cilët më kanë inkurajuar të shkruaj dhe, më kanë ndihmuar që të rishikoj apo të formuloj më mirë koncepte dhe qëndrime që t’i përshtaten më shumë sutuatave politike e kulturore në Kosovë.

Falenderoj gjithashtu për bashkëpunim me gazetat “zemra shqiptare, Portali Mitrovicali, Bashkësia e Degëve të PSHDK, Zvicër, Dielli e shumë të tjera!

Lëshova një ah të thellë Mustafa dhe Thaçi nuk duheshin të jenë në krye të kësaj marraveshjeje, në krye të kësaj tradhtie kombëtare. Ç’bëni, o njrëz pa kurriz? Edhe sikur do t’ju kryqonin, si Krishtin, mendoj nuk do të duhej të shkonit në Bruksel dhe nuk duhej të linit popullin të largohet nga Kosova?!

O, Ju të verbuar!

Ç’farë jeni duke bërë, në emër të gjakut të derdhur!

O, Ju dy të nëmur.

Së paku të mos na dënoni me një humbje kaq të rëndë.

Në kontekst të kësaj duhet propozuar, nuk mund të mos ngre zërin kundër disa tendencave të devijimit të praktikës politike në ambientin gjithëshqiptar dhe të disa qeveritarëve analbatë e tradhtor, për të cilat qëllimisht nuk shkrova në mënyrë të konkretizuar, por që fare mirë do të mund të konkretizioheshin brenda suazave të shtruara teorike. Në luftën tonë për Shqiperi Etnike, për unitetin kombëtar dhe për transformimet demokratike të shoqërisë, ne jemi zotuar se asnjëra nga këto, sado që mund të përjetohen në mënyrë traumatike, sado që jemi të rinj dhe të papërvojë në këto procese, ne jemi zotuar se gjithmonë do të ecim dhe do të shikojmë përpara, se do të udhëhiqemi nga ajo që është progresive në shoqëri dhe se nuk do të biem në grackën e revanshizmit politik, jo vetëm se kjo gjë nuk të çon askund, por edhe pse një dukuri e tillë është reaksionare për të gjitha shoqëritë dhe në të gjitha kohët.

Andaj, ngre fuqimisht zërin kundër praktikës së denigrimit dhe ostracizmit të intelektualëve të mirëfilltë si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Mendoj se është momenti i krijimit të një trupi ekspertësh që merrët me studimin e përhershëm interdisiplinar të situatës politike në vend dhe në diasporë.

Sidomos duhet urgjentishtë të merret me interdisiplinimin e qeveritarëve tanë analfabet që e damtuan çështjen tonë kombëtare në këtë kontekst, ky trup apo ky institut do të ishte njëfar truri i politikës shtetëtrore e kombëtare shqiptare dhe do ta ushqente atë vazhdimisht me të dhëna, ide e opcione, ashtu siç veprohet në vendet me traditë të gjatë shtetërore e diplomatike. Dhe, urgjentishtë duhet t’u ndalohet fushë veprimi i çdo ministri, deputeti servil e puthador që e damtojnë në masë qështjën tonë kombëtare! Përse Shqipëria dhe Kosova pretendojnë të jenë të veçanta edhe në sistemin demokratik, si dikur në sistemin monist, bolshevik? Përse do të duhej ta nënçmonim demokracinë me një praktikë të tillë deviante? Demokracia ka lëshuar rrënjë të thella dhe tani është e fuqishme dhe e brishtë. Nuk mund të bëhet fjalë për rrezikun nga kthimi i komunizmit, por as që mund të pajtohemi me format kaherë të mundura ekstreme të saj.

Në thelbin e çdo lloj demokracie ndodhet debate dhe dialogu. Këtë e vërtetojnë 2500 vjet të historisë së saj. Andaj, debati dhe jo burgu, ostracizmi e denigrimi, do ta revalorizojë të kaluarën dhe do ta begatojë demokracinë. Uroj të begatohemi edhe në këtë drejtim edhe me ata që ngulin këmbë në aprovimin e të drejtave të njeriut e qytetare, duke mohuar ato kolektive e nacionale, përderisa e dinë edhe vetë se fjala është kushtëzimin reciprok dhe dialektik të dy kategorive; fjala është që të heshtin armët dhe të ndërpritet tallja me popullin. Po si do të bëhët me tradhtorët, sabotatorët, hajdutët, korrupsionin dhe krimin e organizuar.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora