Mendime
Sylë Arifi: Mos funksionimi i parlamentit të Kosovës
E premte, 11.12.2015, 07:06 PM
Përgjegjesia dhe mos funksionimi i parlamentit të Kosovës?
Nga Sylë Arifi, Avokat
Kryetari Parlamentit “spiker dhe menaxher”i dobet ? „Situatat tragjiko-komike vetem sa na kan poshnuar para botes demokratike”
Seancat parlamentrare në momentet e tilla pas situatave që nga dy muaj e deri sot nuk i kan sherbyar autoritetit politik dhe institucional të Kryeparlamentarit Veseli por vetëm e kan komprimentuar autoritetin e Shtetit të Kosovës. Pra, pa u gjetë zgjidhja politike në mes të opozites parlamentare dhe pozites lidhur me kerkesën për anulimin e dy marraveshtjeve të neshkruara nga Kryeministri dhe zavendsi i tij dit me parë vetëm sa e kan krijuar këte gjendje anarkie të mos funksionimit normal të institucjoneve shterore. Sidomos, seanca e fundit e mbajtur pa prezencen e opozites duke i suspenduar 28 deputet në kundershtim me rregulloren e parlamentit dhe kushtetuten, është rast i pa presedant në praktikat parlamentare të shteteve demokratike.
Bugosja e disa deputetve dhe ndjekja e disa të tjerve për veprime politike mbrenda hapsirave parlamentare është skandaloze dhe veprim i nxituar, kunderligjshem dhe i imponuar politikisht nga qeveria. Veprimet e policis Shtetrore dhe gjygjsorit me presione politike është nonsens ligjor dhe kushtetues për shtet juridik e demokratik. Kundershtimet e opozites parlamentare mbrenda parlamentit që dy muaj me mjetet të imponuara si mundsi e vetme për ti pamundesuar mos mbajtjen e seancave parlamentare, sigurisht se nuk ishin të pelqyara dhe adekuate edhe për opoziten siq edhe kan than vetë.
POR QELLIMI ËSHTË MBI AO MJETE SEPSE MARRAVESHTJËT E NENSHKRUARA JAN KUNDER INTERESAVE SHTETRPORE DHE NACIONALE PËR SHQIPTARET.
Zatën, për ta kundeshtuar implementimin e dy marraveshtjeve të nenshkruara pa kurrfar transparence apo debati në Parlament, përgjegjësin e parë e ka kryeparlamentari Veseli i cili ka qen dashr të i detyroi dy neshkruesit e ketyre marravesjtjeve ti sjellin në Parlament për shqyrtim dhe debatim të tyre dhe jo ta sjellin parlamentin para akteve të kryera.
Nenshkruesit e marraveshjtjeve, duke e anashkaluar Parlamentin, nën kercenime se nuk ka nevoi të pyten fare të zgjedhurit e Popullit, pa i hjekur as ni pik dhe pres do ti zbatoin keshtu thonin fillimisht, Sigurisht, se për të gjitha keto veprime opozita parlamentare e përkrahur nga shoqeria civile, dhe disa qarqe politike dhe intelektuale si dhe nenshkrimin e një peticjoni të nenshkruar nga mbi 200 mi qytatar, dhe organizimin e protestave gjithpopullore u angazhuan që ti kundershtointe keto marraveshtje duke kerkuar anulimin apo terhjekjen e nenshkrimeve nga nenshkruesit e tyre.
Kryetari i Parlamentit, Sigurisht si një menagjer i mir, korrekt dhe me guxim institucional nuk do të binte nën ndikime apo imponime politike nga qfardo lideri qeveritar. Parlamenti është Institucjon sovran me kompetenca kushtetuse qe nuk duhet ti nenshtrohet asni nderhyrje tjeter institucionale. Qeshtjët bazike, nacionale dhe shterore me te gjitha ligjet dhe kushtetuten e Kosovës duhet të kaloin-vendosen me transparecë në senca parlamentare, dhe askush nuk ka të drejtë të vendosi apo ta injoron institucjonin kryesor ligjëvens të Shteti demokratik.
Nderhyrjet me sigurim dhe polici të shtetit mund të bahen vetem në situata lufte apo shpalljes së gjendjes se jashtzakonshme, duke i suspenduar 1/3 e deputetve, jashtë rregullorës së Parlamentit dhe në kundershtim me Kushtetut. Sigurisht, se kur lideret institucional thonin vazhdimisht se situata politike është stabile atehere vall si mund të intervenohet me polici speciale me maska në seanca plenare kunder të zgjedhurve te popullit me masa represive duke sjellur situata edhe të konfrontimeve fizike, dhe arrestime të deputetve që na kan krijuar situata tragjiko-komike për një shtet demokratik.
Opozita me 28.nendor pra diten e festës kombetare, pas një manifestimi protestues që perfundoi shum mir, që pati pershendetje nga vendor dhe nderkombetar. Por kjo qetsi menifestuse dikend e shqetsoi qudetrisht, duke detyruar politikisht nderhyrje policore në selin e nje partije politike parlamentare nga forcat e specinalizuara kunder terrorit dhe krime të randa duke e keqperdoruar edhe këte institucjonin më te besushem. Pra, keqperdorimi i policis për aqellime politike bash natën e festës kombëtare të Shqiptarve, duke shkaktuar rrafje dhe arrestime masive nga aktivistet e nje partije dhe demolime të dyrve dhe inventarit mbrenda lokaleve, ku u arrestua një deputet dhe afro 100 aktivist partijak. Pra, ky rast i pa presedant, e tronditi popullin e Kosoves, si mund të ndodh që policja e jon i gjakosi rruget e prishtines me djem,vajza dhe veprimtar të dalluar të qeshtjes kombetare bash këte dit të shejt feste për Shqiptaret, kjo keshtu nuk ka ndodhur as në kohen e shtypjeve nga regjimit fashist serb në vendin ton.
Institucjoni i Qeveris në vend që ti korigjon veprimet e veta jo transparente dhe në kundeshtim me rendin ligjor karrshi Parlamentit, shoqeris civile dhe popullit të Kosoves, ka qen dashur të rreflektoi me shembullin e dorheqjes. Institucjoni i përgjegjësis si akt moral, politik, shtetror dhe nacional ka qen dashur të rrespektohet, në rradh të parë nga vetë qeverija dhe të pasohet nga zbatuesi i udhrave policor. Megjithate, veprimet e opozites arritën se paku ti ndaloin implementimin e ketyre dy marraveshtjeve, dhe tani me mundesin që marraveshtja e kufirit me Malin e zi të korigjohet dhe me dergimin e marraveshtjes për interpretim në gjykaten kushtetuse per asociacionin e komunave serbe. Pra, e gjitha kjo situat u ba me kontributin dhe nderhyrje nga opozita parlamentare, dhe tani ka edhe zëra nga disa qarqe nderkombetare, sepse po vertetohet se ka shkelje kushtetuse dhe cenim të sovranitetit shtetror të Kosoves, duke kerkuar korigjim të gjith keti proqesi për ti anuluar të gjitha ato shkelje kushtetuse nga keto dy marraveshtje.
Skandalet e fundit, tani jo vetëm me dy nenshkruesit të ketyre dy marraveshtje, anti kushtetuse, por edhe me ministra të papërgjegjshëm që nga fillimi i kësaj qeverije e deri me sot. Duhet të filloi të aplikohet institucjoni i përgjegjësis.Shiqo, fyrjen që dit më parë ish ministi Jabllanoviq që jua bani nanave Shqiptare, dhe shum me vones sharkimi i tij u ba, sigurisht nën presion të opozitës parlamentare dhe popullit të Kosovës. Mashtrimit vazhduse që disa ministra jua serviroin popullit të Kosovës, si p.shembull zonja Tahiri duke na vuar në lajthitje dhe mashtrim se vizat do të hjeken kete Vit, muaj, apo javë, si dhe ura në Mitrovicë do të largohet dhe të tjera veprime që besoi se jan të mjaftuara që ajo ti nenshtrohet institucjonit të përgjegjësis politike. Vazhdoim me ministrin Abrashi i cili qudetrisht veprimet e opozitës parlamentare i krahason me ato të Isisit ngjajshem siq ka than dit me parë ministri i jashtem serb apo edhe me skandaloze kur zavendes ministeri Selimi ban fotografi me kriminelin seb jo vetem ai por edhe me djalin e tij dhe ky gjest bije në flagrancë me gjith ate gjendje kriminale dhe gjenocidale që serbia ia ka shkaktuar popullit Shqiptar gjatë luftës qlirimtare në Kosovë.
Rastët e tilla që jan fakte të pamohuara, ftoi mekanizmat partijak të PDK-së të zbatoi institucjonin e përgjegjësis mbrenda partis nën rrespektim të statusit dhe rregullorës së partisë, si parti e parë e votuar dhe në kualicjon qeverisës në Repuplikën e Kosovës. Gjithashtu, të kerkoi që përgjegjësija politike, dhe institucionale-shterore të zbatohje nga të gjitha Institucjonet Shtetrore të Kosovës, sepse partia më e votuar e ka përgjegjësin ma të madhe në Shtet.