E enjte, 01.05.2025, 11:06 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Virus i rrezikshëm politik

E merkure, 16.12.2015, 08:02 PM


NJË  VIRUS I RREZIKSHËM  POLITIK NË KOSOVË

Nga Dedë Preqi

Pothuajse të gjithë analistat  politik të vendit e kanë konstatuar dhe kanë dhënë  vërejtjet e veta, duke konstatuar se kjo qeveri  vuan nga  një sëmuarje e rëndë e ashtuquajtur“pushtet“. Dyshimet përkitazi me shkakëtarët janë të qarta, por karshi tyre i prerë ishte mendimi  dhe bindja e shumicës se,  simptomet e para të kësaj sëmundje  janë hetuar, menjëherë kur dy partitë PDK dhe LDK, kanë rënë në kontakt me njëra-tjetren.

Dikush thotë se, PDK- e kishte kaherë virusin e saj të rrezikshëm dhe ia ngjiti LDK-së, kur këto dy parti e bënë koalicinin së bashku. Të tjerët thojnë se, edhe në mesin e LDK-së, kishte akterë me virus të tillë, të cilët u mbrojtën përmes ombrellës së presidentit Rugova, por me kualicionin e këtyre dy partive u krijue një virus shumë i rrezikshëm, të cilëve po u ndihmon edhe lista serbe, që së bashku e shkakëtuan sëmundjen më të  rëndë politike në Kosovë, që pas luftës e këtej.

Dhe një kolacion i tillë në mes PDK dhe LDK, nuk i sjelli fat politikës  dhe ekonomisë së Kosovës, duke e sjellë vendin në një krizë të thellë, dhe mos zgjidhja e problemit të dy pikave të fundit që ka shtruar opozita, e ka nxjerrë në shesh gjithë rrezikun që po i kanoset  shoqërisë kosovare dhe shtetit të saj.

Në këtë vijë janë të qarta tendencat e kësaj qeverie në krye me Hashimin dhe Mustafën, e cila po i sjellë këto rrezulltate aq të pakëndshme, të cilat  po i realizojnë  dhe po bluajnë  në favor të mullirit  të Serbisë, të cilëve po u  po u shkon fortë mirë përshtati një tendecë e tillë.

Prandaj, është më se enevojshme ,  jo vetëm dialogu i mirëfilltë politik dhe demokratik në mes pozitës dhe opozitës kosovare mbi  problemet e hapura, por është e domosdoshme edhe toleranca dhe mirëkuptimi i pozitës me opozitën, sepse vetëm përmes këtyre  argumenteve mund të kthehen gjërat në binarët e vet dhe kurrrsesi me logjikën e atyre që e kanë pushtetin në dorë dhe japin urdhëra  të arrestohet  e tërë opozita, çka nuk mund të ndodh në asnjë vend tjetër  demokratik.

Në këtë rast duhet të japim të gjithë opinionet tona rreth këtyre ngjarjeve shumë të rëndësishme dhe historike për Kosovën,  sepse kjo gjendje  e këtij lloji, e jep një mesazh të keq në këtë periudhë kohore, dhe është e pa falshme të pajtohemi me një logjikë dhe mendjelehtësi të tillë, e cila nuk e sheh të arsyeshme të kursyen opozitën e vet, për të realizuar qëllimet dhe programet e dikuj tjetër, apo thënë troq, realizimin e qëllimëve dhe plano-programeve të Serbisë.

Është e kuptueshme se frenjtë e një shteti nuk i ka vetëm poezita dhe pushteti i saj, sepse në këtë rast  zingjiri i një shteti  përbëhët nga të dyja palët pozitë dhe opozitë, dhe hallka e këtij zingjiri mund të dobësohet aty ku është më e hollë, por nëse i kemi që të dyja së bashku, mesiguri se edhe fortësia e tyre do të jetë më e qëndrueshme.

Të gjitha këto pamje dhe skandale që po bëhën brenda dhe jashtë Parlamentit të Kosovës, janë  probleme të cilat nuk duhet të ndodhin, dhe qytetarët e vendit, poashtu edhe të tjerët i përcjellin këto ngjarje me keqardhje dhe problemet e tilla janë probleme gjithëkosovare, por është e pa pranueshme dhe jo e drejtë morale  që këto halle ti ngarkohen atyre që nuk janë fajtorë.

Sëcili duhet ta pyes ndërgjegjën e vet, dhe nuk duhet ti mbyllim sytë  para këtyre ngjarjeve të pakëndshme, sepse këtu nuk bëhët fjalë vetëm për interesat e njërës palë, apo vetëm të opozitës, prandaj,  pushteti aktual mos të harrojë se është vetë përgjegjës për të gjitha këto çmendi, që po i përjoton sot Kosova.

Është e qartë se ligjet i ka në dorë forca dhe pushteti  dhe në Kosovë ndodhë e njëjta gjë, ku dikton ligji i forcës, por sa do të zgjatë kjo forcë, mbase defakto këto ligje nuk janë të drejta dhe dëshpëruese për popullatën e këtij vendi, që hapin plagë të rënda, nga të cilat po vuan popullata e këtij vendi.

Ndoshta ndryshimet, me gjithë kundërshtimet eventuale të opozitës dhe masës së gjerë popullore të cilat protestojnë përditë nëpër qendrat e vendit, do të prekin në sedren e këtij pushteti, së paku nuk do të rënkonim prej plagëve që po ia shkakëtojmë vetëvetës.

Gazin lotësjellës në Kuvendin e Kosovës , nuk po e sjellë dhe shkakëton opozita, por të gjitha këto të bëma po i shkakëton pushteti aktual në krye me Mustafën dhe Thaqin, të cilët duhet të përgjigjen dhe të dënohen bashkë me pozitën, sepse ata janë akterët e marrëveshjeve me Serbinë.

Përndryshe, mendja e varfër dhe logjika e kësaj qeverie, duke burgosë përditë deputetët e vet opozitar të Kuvendit të Kosovës, vetëm se do ta zgjerojnë dhe përkeqësojnë situatën, që mund  ta shpiejnë Kosovën në një krizë edhe më të thellë dhe më të turpshme para vetëvetës dhe para opinionit ndërkombëtar.

Kosova i përketë të gjithë kosovarëve që jetojnë në këtë vend, këtë duhet kuptuar dhe pranuar të gjithë ata që mendojnë dhe zgjojnë urrejtje  dhe revoltë të brendshme të shqiptarëve. Politika që zbatohet në emër të interesave politike  dhe diktatëve e ultimatumëve të numrave në pushtet, duke e përjashtuar  opozitën, e dëshmon pozitën fyese për gjithë shqiptarët dhe shtetin e tyre, dhe ky qëndrim i „edukimit“ dhe „disiplinës“, u përdor vetëm në kohën e dhunës dhe përçmimëve të robërisë.



(Vota: 9 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx