E enjte, 01.05.2025, 01:51 PM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Dardania, jeta dhe vdekja

E marte, 15.12.2015, 09:10 PM


DARDANIA, JETA DHE VDEKJA.

Nga Afrim Caka

Dradania gëlon nga elementet e huaj!

Histori që ngrehë pyetje!

Përse ndodhi, volterët tanë, shpresa e jonë, dezertuan në fillim të betejës për mbrojtjen e atdheut...

Natyrisht! Duhet shkruaj dhe të ngrihet një tjetër zë. Më vjenë keq për këtë shfaqje të shëmtuar të karakterit qeveritar.

Ç’janë këta që janë lëshuar si hordhitë me kërbaq në dorë duke rrahur e burgosur deputet! Koha do ta tregoi, ashtu siç shpresoj se do ta vërtetojë edhe ky popull, se kjo qeveri dha ata policë që duhen ta mbrojnë shtetin e jo pushtetin, kanë qenë të gabuar në gjithçka.

Shkruaj për të mos u befasuar nga të papriturat e ardhshme. Po shkruaj menjëherë, është kënaqësi e vërtetë për mua, të ndihmoj lëxuesit më pak të zellshëm. Çfarë mund t’ju thosha? Ndodhem këtu për t’u kujdesur dhe për të mbrojtur interesat e atdheut, e jo të miat. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Por ajo që më drithëronte, ishte sjellja, kapja e shtetit dhe ngulfatja e mendimit ndryshe.

Shteti ynë duket se është martuar me një shtrigë si hije që mbetet pasë. Duket sikur të vdekurit që zgjohen nga varri. Veprat e tyre janë:

“Përçarja, grabitja, tradhtia, shitje, shitje e interesave të atdheut për interesa të tyre dhe fuqive të huaja duke e luftuar edhe bashkimin kombëtar!”. Të gjithëve u hynin në punë këta faqezi dhe vetëm atdheut të tyre a’u kishin pa besën!

Shqiptarët e Dardanisë kanë vuajtur shumë nga tradhtarët e ndyrë dhe në këtë pikë vështrimi, unë i urrej dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm i urrejnë. Regjimet e egra i donin vallet, pikrisht pr këtë. Ju qeveritar jeni përpjekur t’ia mbushni mendjen vetes dhe të tjerëve se jeta popullit duhet të rregullohet sipas qejfit tuaj, por edhe prej ligjeve të egra e të shpikura prej jush. Për to, jeta shqiptarëve nuk mund të përftohej veçse e gjymtuar prej luftës së klasave, urrejtjes, korrupsionit dhe egërsisë së coptimit të saj. Në vendë se të sakrifikohen për te, do të ishte sublime dhe madheshtore për atdheun dhe kombin tragjik.

Një shpërblim paradoksal si ky, s’mundë të gjendët diku në botë!

Duke pasur parasysh rrezikimin e rëndë të qytetërimit shqiptarë në Kosovë, të identitetit dhe integritetit etnik, kulturor e shpirtëror të shqiptarëve, si dhe obligimet që duhet t’i merr çdo intelektual dhe çdo qytetar Pra, ne nuk mund të sillemi brenda rrethit të mbyllur. Duhet t’u prijmë ngjarjeuve e proceseve, e jo të shkojmë verbërisht pas qeveritarve të korruptuar dhe injorantë. Për ta, Dardania u duket sikur ndodhet në anën e përtejme të kohës. Janë gjashtë shekuj që na ndajnë nga robëria, nga “komedia tragjike e robërisë”:

“Një kohëzgjatje e tillë do të ishte e papërfillshme për çdo shqiptar, për shqiptarinë kjo robëri është jashtëzakonishtë e gjatë. Por më shumë se robëria kohore, është vetë natyra e kësaj vepre “gjigante” e të shëmtuar, që na bën këta firmëtar me stilolapsin e tyre!”.

Mjafton vëtm një togfjalësh hyrës për t‘ju shpjeguar, madje dhe lexuesit më pak të zellshëm për historinë e kësaj Debelldeje, Zajednice apo të Demarkacionit, ngjarje që i paraprijnë tragjedisë tjetër me serbinë.

Ne, sot, gjendemi në udhëkryqin historik kur vendoset për fatin tonë historik. Secili shqiptar duhet të mos kursehet në kontributin e tij për çështjen kombëtare. Të gjithë bashkarisht e me një program se kombëtar mund të bëjmë më shumë. Kështu, shumë më shpejt do të arrijmë integrimin gjithëshqiptar. Në këso kohe vendimtare, ç’është më e rëndësishme për intelektualët sesa të gjykojnë drejt të sotmen dhe të projektojnë ardhmërinë e popullit të vet. Se ata që nuk dinë çka do të bëjnë pas 5, 10 a 100 vjetësh, ata nuk dinë çka duhet të bëjnë as sot.

Ne jetojmë në një kohë ndryshimesh tepër të shpejta, në të cilat janë bërë të paqëndrueshme pothuaj të gjitha parimet dhe normat. Pasoja më e rëndë e njerëzve pseudodemokrat është shkretëtira që ka lënë në shpirtin e tyre Sot bëhet shumë aktual amaneti i Naimit, i shtruar si pyetje: si të bëhet Shqipëria dhe si të bëhet shqiptari? Dhe, ky amanet është kështu aktual për shkak se, siç është parë, lufta për krijimin e shtetit është e pandarë prej luftës për krijimin e qytetarëve të tij. Ne jetojmë në kohën e përpjekjeve për vendosjen e demokracisë në jetën tonë kombëtare dhe këto përpjekje s’janë të lehta, as pa pengesa.

Korrupsioni, shtetin e ka mbërthyer për fyti dhe po e zë frymën. Për shkak se nuk kemi pasur shoqëri demokratike, as ideologji liberale, në jetën tonë mungojnë tolerance shoqërore, marrëveshja dhe mirëkuptimi. Shtresa intelektuale, prandaj edhe ky popull, do të duhej të bënin çka mund të bëjnë, që të mos lejohet që mbi gërmadhat e diktaturës korruptive, shantazheve në jetën kombëtare të ngrihet ideologjia revanshiste, që shprehja e klaneve do ta zëvëndësonte me shprehjen demokraci, por, megjithatë, do të sundonte me mjetet dhe në mënyrat që dëshmojmë se totalitarizmi i majtë dhe totalitarizmi i djathtë janë vëllezër binjakë, që e kanë të ndryshëm vetëm epitetin që i ngjitet emrit të tyre të përbashkët: totalitarizëm i odave! Jemi brez i Lëvizjes për liri dhe për bashkim kombëtar. E jo për Zajednicë!

Dhe kjo brezin tonë e bën tragjik, por edhe brez historik. Bashkimi i popullit shqiptar dhe i trojeve të tij është Ideali ynë. Besoj se këtij ideali do t’i shërbejmë si duhet në qoftë se veprimtarinë tonë si intelektualët dhe qeveritarët e përcaktojnë mençuria e ndershme, mospajtimi me deformimet dhe guximi krijues… Pse jo edhe të flijohet për atdhe nëse është nevoja… Por, këtë qeveritarët tanë se bënë dot… Ndërtuan një qeveri klanesh, qeveri kafiterish dhe mbi të gjitha “Parti - Shtet”.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx