E enjte, 01.05.2025, 03:15 AM (GMT+1)

Mendime

Nebi Dragoti: Kur zbulohen zullumet

E hene, 14.12.2015, 08:37 PM


“SHIHEMI NË GJYQ”, KU ZBULOHEN ZULLUMET...

NGA NEBI DRAGOTI

Detyra kryesore është e Qeverisë në pushtet për të realizuar në mënyrë sa më emergjente aksionin politiko-social,  zbatimin e reformës në drejtësi.Shteti i së drejtës,  shteti ligjor, juridikisht e faktikisht ,  ende nuk është futur në rrugën e zgjidhjes për t’u konfirmuar e konsoliduar për të qënë në shërbim të shoqërisë.Edhe pse flitet e flitet, prap vazhdohet të rrihet ujë në havan, duke mbetur si në një vorbull uji çudie çoroditëse.Shprehesh drejt, se vështirësia për ta arritur këtë vjen nga mosangazhimi total i gjithë alternativave politike. Ende nga gjithë ky faktor kjo nuk po kuptohet si veprim primar e parimor, kur,  në fakt,  shihet , se njëri i bie gozhdës e tjetri patkoit.Ky qëndrim ka vlerën më negative duke dëmtuar rënd interesat e kombit.Shoqëria jonë vuan nga i gjithë sistemi i korruptuar i sistemit të drejtësisë. Flitet për reformë rrënjësore në këtë sistem,  por nuk po shohim pakëz dritë për të vepruar.Në këtë proçes frenon me dashjen më të keqe opozita e sotme. Për këtë,  opinioni i përgjithshëm mbarëpopullor është se sistemi i sotëm i drejtësisë është i ngritur mbi afera interesi politik.Për këtë atmosferë tepër negative bindesh duke dëgjuar emisione televizive “Shihemi në gjyq” apo “Me zemër të hapur“,  ku zbulohet,  nëpërmjet kërkesave ankimore për drejtësi,  që bëhen,  të palarat e drejtësisë zhytur në korrupsion.Në këtë situatë dëmtohet njeriu i drejtë. Madje,  më e keqja është, se,  për probleme padrejtësie prone, futen në konflikt armiqësie familje, gjer edhe brenda gjakut,  ku,  për këtë nisin edhe krime të rënda.Në gjithë këtë katraurë që e gjykon me të drejtë drejton pyetjen: “Shteti? A kemi shtet? Ku është shteti ligjor?  Por...për të vënë në funksion shtetin ligjor duhet të venë forcat të gjithë së bashku...por,  e kundërta ,  shikohet edhe në parlament,  gjë që kjo kurrsesi nuk falet.Të bësh opozitë pa pasur pikësynime të qarta  për të arritur objektivin madhor, që i duhet shtetit për të ngritur shtetin ligjor në shërbim të të gjithë qytetarëve, del që nuk kemi të bëjmë me politikë kombëtare. Aktualisht kjo është politikë përçarëse,  që dëmton interesat tona dhe në sytë e botës krijon atmosferë qesharake.Që këtë ta kuptosh drejt duhet bërë analizë e gjykim nga çdo forcë politike për të parë se cila është vlera,  që kërkohet për të mirën e shtetit. Ky objektiv, që duhet të ketë politika, gjer tani,  është i harruar dhe këtë e vërteton vetë fakti që mbahet,  sepse mungojnë veprimet konkrete për ndryshim të kësaj gjendjeje të zezë dhe mjerane në drejtësi. Bukur fort,  për diskretitimin e kësaj situate korruptive të drejtësisë paraprin emisioni televiziv “ Shihemi në gjyq “. Kjo nisiativë, edhe pse në rrugë private,  merr në dispozicion vendime ankimore të sistemit gjyqësor shtetëror dhe nxjerrë në pah të palarat e këtij sistemi. Kjo është për t’u përgëzuar dhe inkurajuar. Ankesat e ndryshme publikuar e gjykuar me profesionalizëm e trasparencë në mediat televizive tregojnë forcën e pushtetit të katërt,  ku goditet padrejtësia. Nuk është politikë kjo,  kur shetetit i mungon shtylla kryesore, sistemi i drejtësisë. Në gjyqe të tilla televizive shpesh dëgjohet zëri qytetar që drejtësia duhet sa më shpejt të reformohet. Ky reformim nuk duhet t’i lihet spontaneitetit apo në dorë të vetë drejtësisë,  që është e korruptuar.Po menduam kështu,  do të thotë: ujkut i kemi varë mulçitë në qafë. Kështu korrupsioni futet akoma  më së miri e më thellë në themel të kësaj ndërtese. Çlirimin  nga kjo e keqe duhet ta bëjë Rilindja. Për triumfin e Rilindjes asnjë nuk duhet të dalë kundra.




(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx