Mendime » Radovani
Fritz Radovani: 13 dhjetor 1990
E merkure, 16.12.2015, 07:18 PM
13 DHJETOR 1990
SHKODRA PERSHËNDETË DEMOKRACINË
25 VJET PA TIRANIN ENVER HOXHA !
Nga Fritz RADOVANI
13 DHJETOR 1990
?Edhe njëherë plot dritë kjo ndertesë e Prefekturës së Shkodres!
Ishte zgjue Shkodra mbarë me një mendim 46 vjeçarë në kokë: “Deri kur surrati i këtij tirani të pashoq perballë Prefekturës sonë?!”...
Vlonin rrugët e Shkodres, vlonin rrethinat, vlonin urat lidhse të qytetit... Rinia ishte zgjue nga gjumi gjysëshekullor... Pushkët dhe kazmat i kishte kraheqafë Ramiz Alia!
?Doli nga Instituti Pedagogjik i Shkodres një djalë me një suazë të madhe në dorë, dhe mbas tij disa studentë... Sa mërrijti tek shkallat e hymjes kryesore, veç kur i dha krah asaj korrnizë, e shkoj tek trotuari copa e grima xhami bashkë me surratin e Enver Hoxhës!
Mendova me vete: “Sot i erdhi fundi edhe këtij qen e bir qeni!”...
Eca nga Dugajt’ e Reja, ku takova një grup djelmësh të rij, që shpejtonin hapin...
?Nga të katër anët Pjaca Fusha e Çelës, po vershohej nga njerzit që shpejtonin me shkue tek Prefektura e Shkodres. Ferdinand Temali në ecje më tha këto fjalë: “Po shkojmë me rrëzue bustin e diktatorit, mirë u pafshim!..”
Të gjithë ishin aq të gëzuem, sa ndoshta, u dukej, se po shkojnë në darsem...
U bashkuen tek Banka e Shtetit me një grup tjeter që me Flamurin e Shqipnisë “pa yll”, thërrisnin: “Liri Demokraci!”, “E duem Shqipninë si gjithë Europa!”, “Enver Hitler!” ishte shperthimi i fundit që pritej me brohoritje nga turmat e Popullit të Shkodres...
?Rinia Shkodrane po realizonte andrren e sa e sa viktimave të Gjenocidit të tiranit Enver, e nder të fundit ishin Djelmët e Vajzat që pak ditë perpara kishin la me Gjakun e Tyne Rinor, piramidat kufitare të Shqipnisë cungueme nga “Europa plakë”, që i pat thurë një vjerrshë edhe Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, që as Ai nuk “zehët me gojë”!!
?U hap fjala e mori dheun... Në Shkoder Rinia rrëzoi bustin e diktatorit Enver Hoxha!
?Ka “disa shqiptarë” që, “as sot nuk e dijnë, se Ai... që e zhguli e pshurri!”
?Një Shkoder Loce, uroj me zemer: “Enver Hoxha e pastë thye qafen, e kurrma mos ia pashim surratin, e i daltë fara e tij kudo në Trojet Shqiptare të Gjergj Kastriotit!”