E diele, 19.01.2025, 01:27 AM (GMT)

Mendime

Afrim Caka: Serbia dhe fati tragjik i shqiptarëve

E hene, 14.09.2015, 08:11 PM


SERBIA DHE FATI TRAGJIK I SHQIPTARËVE

Nga Afrim Caka

Të nderuar miq!

Duke dashur ta mbyll këtë shkrim, nuk kam se si të mos e lë të hapur duke cituar edhe një herë Benediktin XVI, i cili na jep nota shprese duke na kujtuar se “vetëm kur e ardhmja është e sigurt si një realitet pozitiv, edhe e sotmja bëhet e jetësueshme”.

Para ca ditëve në “Çarshin e vjetër” në Gjakovë, nga njëra prej këtyre kafeneve dikush më thirri më emër nga gjysmerrësira: Zoti Caka, kam një pyetje: a do të coptohet Kosova, apo jo?”. Më ka mbetur ndër mend ai zë i një njeriu të panjohur, të cilit nuk ia dallova dot mirë as zërin e as fytyrën, ngaqë, me sa dukej, Kosovën e quante ende të pangjizur e, natyrisht, të gjymtë e të coptuar…!

Tani radhën e ka Serbia! Mbërritja, më në fund, me plot shqetësime, lajme nga gazeta kundërthënese, enigma dhe dalja në skenë shkjau me tradhtarë, në kohët e fundit, është njxjerrë, me sa duket, nga arsenai serb i botës së 1913-tës. Bëhet gjithë për ta ulur peshën e shqiptarëve dhe dramës së tyre. Ka mundësi që të gjitha këto të jenë thjesht thashetheme. Ka mundesi që aty Brenda të gjëra dramatike dhe fati unë i zi… Si duket po na pret fati më tragjik pas “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” duke e flakur në gropë Kosovën.

Atdheu – është shpirti dhe gjaku ynë që nuk falet. Erdhën kohë të vështira. Kosova e vogël gëlon nga spiunët. Kanë ardhur me qindar nga gjitha vendet përreth me makina, avion dhe, natyrisht, me kmbë. Kanë mbushur ambasadat dhe hotelet. Edhe në këtë shekull kërcënon rreziku real që çështja shqiptarëve të Kosovës t’i flijohet iluzionit demokratik, paqes dhe stabilitetit në dëmë të tij.

Po Hashimi i Brojës, ç’farë bëri dhe pse heshtë…? Marrëzia shqiptare, e ndihmuar nga përulja e servilizmi, s’ka qenë, ndoshta, kurr më shkatrrimtare se sa sot. Historia përbëhet prej atyre që kurrë s’kanë krijuar asgjë, por vetëm kanë coptuar, shkatërruar e vjedhur prej emrash tradhtarësh e zagarësh. Kurse ata që kanë ngritur kurthe për njerëzit e ndershëm dhe vetë e quajtën këtë shtet-shkatërrues. Ka rrezik që ky popull të përfundojë në çmendinë.

Nuk mund të jemi kaq nihilist me atdheunë.

O Përendi, ç’shenja ogurzeza! Në njërën anë sllavo-bugarët, në njërën anë malazeztë dhe në njërën anë serbia e turqia.

Duhet të mbledhemi sa më parë në një Kuvend të Intelektualëve shqiptarë që ta diskutojnë çështjen e kufijëve në krizën serbe, që ta shohim qartë dhe ta vlerësojmë realisht dështimet politike ndaj serbisë, malazezëve dhe Sllavobugarëve, pa euforinë që kur i përshkon mendimet dhe sjelljet tona (sidomos të politikanëve tanë analfabet) dhe pozitën politike të popullit shqiptarë në këto çaste historike kur po vendoset për fatin e kufirit, kur po afrohet fundi i shpërbërja e Kosovës.

Urgjentishtë duhet mbledhur e dëgjuar më kujdes njëri?tjetrin dhe të këshillohemi që në këtë rendë të ri coptimesh të mos kemi fatin tragjik dhe përfundimtarë. Duhet shtruar pa shkëputur çështjen e shqiptarëve në Mal të Zi, pa shkëputur çështjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc, dhe Medvegje, pa shkëputur çështjen e shqiptarëve në Maqedoni. Pa e harruar edhe çështjen e shqiptarëve në Çamëri.

Duhet të mbledhur për t’i shqërtuar të gjitha çështjet, sepse janë çështje që lidhen me qenien tonë, me gjuhën ton, me historinë tonë, me ekzistencën tonë si kombë… Historikisht shikuar, pozita e sotme e popullit shqiptarë në Kosovë dhe jashtë saj mund të krahasohet me pozitën e vitit 1878, sidomos, në vitet 1912?1913. Edhe sot, si atëher, vendoset për fatin e tij (por kësaj radhe nga dora e jonë), ekziston rreziku prej coptimit, në të vërtetë prej ricoptimit të trojene shqiptare, edhe sot, si atëherë, për fatin e Kosovës vendoset edhe në tavolinat qeveritare, si me qenë në mungesën tonë!

Si është e mundëshme kjo?

Të gjitha këto sjellje politike e diplomatike se sikur s’i vërejmë ose ngushëllohemi me disa deklarata banale nga ca ministra banal, me të cilat na bëhët qejfi, që s’i obligojnë shqiptuesit qeveritar apo të tyre. Dhe, të gjitha këto sjellje, pothuaj, të shkujdesura, joparimore politike dhe diplomatike ndaj çështjes shqiptare, duhet ta shtonim brengosjen tonë në prag të shpërbërjes së kufirit shqiptarë. Mund të thuhet kështu, sepse tri prej shteteve artificiale, sovrane e të pavarura, me subjektivitet ndërkombëtar, do të jenë shtete pushtuese për popullin shqiptar. Një popull tragjikisht i ndarë dhe sot rindahet më tutje.

Për shkakë se Kosovën e kanë shndërruar në një gjëndje të rëndë tragjike, me anë të haraqit, korrupsioni dhe krimit politik. Ne, objektivisht, për ndryshimin e fatit tonë s’kemi mundur të bëjmë tepër shumë veçse vjedhëm, tradhtuam e stërvjedhëm venin tonë. Megjithatë, populli e ka lejuar “elitën” politike të vonohet dhe ta degradojë pavarësine e Kosovës dhe duke bërë një gabim fatal, që, siç po shihet, i kanë rënduar shumë përpjekjet e popullit duke i lënë të cënohen kufijtë tanë! Turpi nuk paska brirë, por një emër ka tradhti!

Ne kemi lejuar që pas krijimit të partive politike, prej skenës politike, dhe shoqërore, kryesishtë të nxirren shtresa politikanësh injorantë tmerrësishtë të gabuara, me shtresa të ndjekurish politikë markësistë-leninistë dhe analfabetë. Në vendë se të nxirren shtresa gjallëruese me intelektual e atdhetar. Dënim më të madhë, besoj, me këta markësista të rrëgjuar në verbalizëm, ia kemi bërë vetës me gropën – domëthënë drejtë humnerës. Le të shikojmë vetëm foltoret, në parlament dhe nëpër xhami si një vajtim kolektiv. Këtu ka gjithfarë të rrezuarish, Sepse, te këta njerëz qëndronë diçka më pak se 30% mesatarja e zgjuarsisë, e cila nuk përputhet me gjuhen, kulturën dhe historinë tonë kombëtare. Desha të them, këta njerëz i bënë kufijtë plaçkë tregu. Kjo tregon se këta në të vërtetë nuk dojnë për t’u indentifikuar me qyqarllëkun e vetë nga mediokriteti.

Pra në këtë Kosovë ndodhën ende raca njerëzore spiunësh, lufta e jonë demokratike është një mjet i domosdoshëm për të çuar kulturën shqiptare akoma më tej dhe vetëm pasi e kemi shkatërruar një kulture shkretire turko-arabe dhe ate sllave e vetëm në këtë mënyrë do të ishte e mudur një paqe e paprerë e dobishme për ne dhe shtetin tonë. Pra përsa i përketë kësaj pike ne sigurisht jemi prapëseprapë bashkëfajtor për të gjitha të këqijat…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora