Udhëpërshkrim » Gorica
Pëllumb Gorica: Shtëpi e braktisur
E premte, 14.08.2015, 06:30 PM
SHTËPI E BRAKTISUR
POEZI NGA PËLLUMB GORICA
NË SINORIN E POEZISË
Mëngët e kuqërremta të dritës
Më tërhoqën drejt gëzimit
Ishin veshur nga shkëlqimi i hënës
Dhe lanë pas çastet e trishtimit.
Natës i rrëmbeva një ëndërr
E trazuar ajo vërtitej përqark
Fjalë dhimbjesh e tinguj endacak.
Mes heshtjes flinte fshehtas malli
Si kalimtar me sy indiferent
Nën qiellin e kaltër ai ndali
Dhe në sinoret e poezisë gjeti vend.
SHTËPI E BRAKTISUR
Shtyj ngadalë vetminë e portës
Rrënuar e
mbytyr nga myshqet dhe
Në korridor flenë sytë e pritjes
Në ndonjë bisht i thatë cigari.
Kuisja e ndryshkur ofshan nga e kaluara
Gjithkund e pafundmja mjegull harrim
Të ndreq ndonjë gur teksa fryn era
Aty këtu muri ruan ende gojë rrënim.
Mes kodrës së errët s’ka vend më për diell
Ajri fsheh pabesinë e flet diçka me vetminë
Vec një re e bardhë drithëron atje në qiell
Dhe një sorr e trembur që kakërrin pa mbarim.
FJALËT
Fjalët janë të pafundme në një flet të bardhë
Ëmbëlsia surreale e zhurmës në shpirt
Gjeste të pakuptimta si fryma mbi xham
Gjykime të fshehura prej të vërtetës larg.
Fjalët janë ngushëllimi më i madh që njihet
Thellësi e dhimbjes së heshtur në det pasioni
Ikona të kalemendura ku davariten mendimet
Shkëlqim i hershëm sa as mund ta besoni.
Fjalët janë udhë në trokun e hapave
Zëra pikture qiellit të plurosur me re
Rendje tej humbëtirave me pulitjen e buzëve
Tempuj të pasosur gdhendur atje ku vdesim ne.
ÇAST
Duke të pritur atë çast ty
Më përshëndeti një copëz qiell
Tek ngrija lehtë-lehtë qepallën aty
Putha një rreze diell.
Pastaj mes dritës blu
Iku ky iluzion sa hap e mbyll sytë
Se si më shkoi ky çast i tëri flu
Dhe bota përreth meje mu venit.