Mendime » Nexhipi
Reshat Nexhipi: Toponime me elemente iliro-shqiptare
E enjte, 21.05.2015, 07:44 PM
Toponime të njohura në botë, me elemente iliro-shqiptare
Nga Reshat Nexhipi
Në vend të hyrjes
Isha në dilemë, a të dërgoj për publikim një tekst të tillë me toponime për të cilat është shkruar nga autorë të ndryshëm, si dhe nga ana ime, por për sicilin vend në veçanti, për dallim nga ky i sotmi, në të cilin i kam grumbulluar në një vend. Për të zgjedhur dilemën, tekstin ja dërgova një kolegut tim për të dhënë mendimin e tij. Si e mbaroi së lexuati, përmes telefonit, më tha: ,,Larg asaj të denigroj shkrimet e autorëve të tjerë, por nuk mund të mos them se ky tekst, vlen sa për tëra shkrimet e tjera që kam lexuar deri më sot, sepse nxjerr në sipërfaqe lashtësinë dhe shtrirjen e gjerë të racës tonë nëpërgjithësi,, dhe se ,,Ky tekst, me toponime të grumbulluara në një vend, i përngjet pasqyrës të madhe ku njeriu shikon trupin e tërë, nga këmbët gjer në kokë,,- më thotë kolegu dhe, për shkaqe që mund të merren me mend, kërkoi të mbetet anonim..
Evidentimi i vendeve,sipasalfabetit dhe pa ndërhyrje në objektivitetin e tyre
Afrika dhne Azia. Emrat e këtyre dy kontienteve, Elena Kocaqi, i lidh me fjalët shqipe: frikë për Afrikën dhe i zi për Azinë.,duke u mbështetur në faktin që për shkak të egërsive njerëzit e Afrikës kanë frikë, kurse ata të Azisë janë të zinj. (Elena Kocaqi, Roli Pellazgo-Ilir në formimin e kombeve dhe gjuhëve europiane, f 93)
Aleksandria. Emri i këtij qyteti të Egjiptit, ka të bëjë me fjalën shqipe ëndërr-shkruan studijuesi Mathieu Aref, në librin Shqipëria...f. 299.
Algjeria. Emri i këtij vendi ka të bëjë me fjalët shqipe-Gjiri i Artë-shkruan Astrit Lulushi. Algjerinë nga zgjedha e huaj e çliruan 4 vëllezër shqiptarë.
Anadolli. Ky emër, sipas disa shënimeve, ka të bëjë me fjalët shqipe ana e dollijve.
Argjentina. Emri i saj ka të bëjë ne fjalën shqipe argjend (“Globi”, 30 qer
shor, 2001)
Atllantida. Emri i këtij kontinenti të zhdukur, me një sipërfaqe më e madhe se ajo e Afrikës dhe Azisë së bashku, rrënjët i ka te fjala shqipe at, baba shkruan Elena Kocaqi e cila i referohet shkencëtari Katapano, i cili, sipas prof. dr. Skender Rizajt, thotë se kontinenti në fjalë, ishte një nga vendet më të zhvilluara të stërgjyshërve të shqiptarëve.
Athina. Emri i saj lidhet me fjalën shqipe e thënë= shkruajnë Spiro Kondo, Aristidh Kola, Robert D’Angely, Dhimitër Pilika dhe Mathieu Aref.
Austria.Thuhet gjithashtu se nuk përjashtohet mundësia që emri Austri të ketë lidhje me me fiset ilire-istrët ose histrët dhe se mbiemri i të famshmes femër me origjinë shqiptare-Elena Gjikës-Dora d, Istria, ka të bëjë me Istrët ?. Mateja Aref, në librin e tij, Shqipëria, f.72, shkruan se ,,,gjuha e farkëtarëve austriakë mendohet se ishte ilirishtja,,.
Ballkani. Emrin e këtij gadishulli disa e lidhin me fjalët shqipe ballë dhe hënë. Xhoana M. Perkai, shkruan se Ballkani deri para dy shekujsh është quajtur Gadishulli ilirik dhe se më parë njihej si More, emër ky që ka rrënjë ilire.
Belgjika. Në literaturën historike thuhet se nga familja princore trojane, një pinjoll i saj i quajtur Bavo, disa vjet më parë, u vendos në Belgjikën e sotme dhe se në qytetin Gent edhe sot ndodhet katedrala me emrin e tij,,Shën Bavo,, pasi aty është qendra e shtetit që ngriti ky trojan-ilir.
Berlini.Sipas disa shënimeve, enri i këtij qyteti,rrënjën e ka te emri Ber, i cili, sipas mitologjisë ka qënë djalë i Zotit Makedon, e ky ishte nip i Zeusit ilir.
Bitolla (Manastiri).Von Hahn shkruan se emri e vendlindjes së Alfabetit, vjen nga një fjalë e vjetër shqipe, si një dëshmi e popullimit të rajonit nga shqiptarët, para se fiset sllave të zbrisnin në Ballkan” (Fakti, të 31 tetorit 2006). Disa shkencëtarë shqiptarë janë të mendimit se emri Bitolla...ka të bëjë me fjalën shqipe i butë, duke u bazuar në faktin se Manastiri është quajtur edhe me emrin Butelion (shqiptarët e Maqedonisë, Shkup, 1994, f. 90, 92 dhe 94).Përndryshe, Manastirit vllehët i thonë afërsishtme emrin e posatheksuar që i përgjigjet fjalës shqipe i butë ?
Bizanti(Stambolli i sotëm). Emri i tij rrënjën e ka te fjala shqipe buzë, sepse kishte atë formë- thotë shkencëtari francez Robert D’Angely, në veprën e vet, “Enigma”, f. 169, kurse dr Skender Rizaj, shton: “Banorët e Perandorisë Bizantine ishin kryesisht ilirë, prandaj Bizantia quhej Ilirikum-Iliri..,,.
Brindizi. Mathieu Aref, në librin e tij “Shqipëria”, f. 285, emrin e këtij qyteti e nxjerr nga fjalët shqipe bri dhie (dashi).
Britania. Elena Kocaqi, në librin e saj të cituar, f. 81 dhe 156, shkruan se emri Britani ka të bëjë me Britin, liderin e dardanëve ilirë.
Bukureshti. Mathieu Aref, në librin e tij “Shqipëria”, f. 286, emrin e këtij qyteti e lidh me fjalët i bukur është, qytet më i bukur, Lazgush Poradeci ka shkruar se Bukureshti “mban emrin më bujar të të folurit shqip”, kurse Komiteti Korçar i Bukureshtit, “paraqet lulen më të bukur të Shqipërisë.
Dalmacia. Emrin e ka fituar nga fiset ilire-dalmatët dhe ka të bëjë me fja
lën shqipe dele, blegtor etj. Në literaturën historike thuhet se Dallmacia hyn në territorin që quhet “Zemër e tokës Ilire” (Aleksandër Stipçeviç).
Danubi. Mathieu Aref, shkruan se këtë lumë grekët e quanin Istros, që ka të bëjë me fjalën shqipe i shtrirë, i madh.
Dardanelët. Emri i këtij vendi, ka të bëjë me dardanët ilirë dhe me fjalën shqipe dardhë- shkruan Mathieu Aref. Në mungesë të shkronjës dh, sllavët dhe të tjerët këtë gërmë e zavendësojnë me d. dhe del Dardania në vend Vend i dardhave etj- thuhet në një tekst të internetit.
Emadhia. Emri i parë i Maqedonisë, me rrënjë shqipe-e madhe (Matej Aref, Sami Frashëri, Vepra, 7, Rilindja, Prishtinë, 1984, f.39 etj.) Fan Noli, në Historinë e Skenderbeut, botimi 1921, f.50-51, thotë se Emathia është Mati në Shqipëri, kurse sipas disa shënimeve të tjera edhe Matiçani dhe Matka në Maqedoninë e sotme kanë të bëjë me fjalën Emadhia.
Epiri. Në librin “Vepra” të Naim Frashërit, nr. 5, Prishtinë, 1986, f. 205, thuhet se emri në fjalë ka të bëjë me fjalën shqipe i epërm, i sipërm, i lartë.
Evropa. Emrin ky kontinent e ka fituar nga ai i motrës së Kadmit, i cili ishte babaj i Ilirit, pra emër puro ilir. Një vendbanim me emrin Evropë është shënuar pranë Kolosjanit, në jug të Kuksit në Shqipëri.(prof.dr.Agim Shehu, “Historia e hartografisë”..f, 38).Stefan Vizantiski, gjeograf i shekullit X, Evropë e quante edhe Dardaninë, me qendër në Shkup. (L.Domazetoviq, Antiçka Makedonija,63).Në literaturën historike thuhet se mbretërit e shteteve evropiane, ishin pasardhës të Herakliut, babajt të Hilit ose Hillurisit prej të cilit e fituan emrin ilirët. (Lubomir Domazetoviq, Antiçka Makedonija, Beograd, 2002, f.104). Feja e vjetër e Evropës quhej Druid. Emër ky që e ka origjinën nga fjala shqipe dru , sepse ata praktikonin një fe që lidhej me drurët?-shkruan Elena Kocaqi,në librin e cituar, f.160.
Evropa, shënime të tjera. Pa Kadmin ilir i cili solli shkronjat e para nga Fenikia në Ballkan dhe pa Konstantinin e Madh ilir, i cili shpëtoi krishteriz
min dhe ndau botën nga paganizmi primitiv, si dhe pa Skenderbenë i cili 25 vjet me rradhë pengoi sulmet osmane drejt Evropës, ky kontinent sot do ishte shumë prapa botës.
Evropa. Për këtë kontinent kemi edhe këto shënime: “Kalorësinë e lehtë Evropa e mësoi prej ushtarëve shqiptarë që kanë shërbyer në Francë dhe në Itali. Shqiptarët ishin ata të cilët e futën bujqësinë në Evropë dhe ia bënë atë të njohur fiseve të këtij kontinenti”- shkruan Mitat Frashëri në librin “Fati i Shqipërisë”, f.55 dhe 98)
Fenikia. Mbreti i saj, Agenori, ishte babaj i Kadmit, Evropës, Feniksit dhe Siliksit, të tre pra me origjinë ilire. Feniksi themeloi Fenikinë kurse Sikiksi Sicilinë. (M. Aref, Mikenët-Pellazgët, Tiranë, 2008, f. 419).
Greqia. Aristidh Kola, konstaton se emri i këtij shteti ka të bëjë me fjalët shqipe gra të bukura dhe se Greqia një kohë quhej edhe Shqipëria e Re. Robert D’Angely, shkruan: “E gjithë Greqia më 1850 fliste shqip” kurse Lamartini dhe ca të tjerë që e kanë vizituar Greqinë e asaj kohe, të gjithë, pa përjashtim, kanë shkruar se ajo (Greqia - R.N.)duhet të cilësohet si Shqipëri,,
Medi Frashëri: “Gjaku i ri shqiptar rilindi Greqinë e Re”.
Gjermania.Në literaturën historike, thuhet se nga Gali, vëllai i Ilirit, kanë dalë Keltët e nga këta dolën gjermanët, që do të thotë historia e parë e gjermanëve është e lidhur ngushtë me ilirët- thuhet në një tekst të internetit dhe shtohet që nuk ishte gjë e rastit që Hitleri i deshte shqiptarët.
Holanda. Hollandezët rrjedhin nga Kelltët, kurse këta të fundit rrjedhin nga i vëllai i Ilirit-Gali- thuhet në një tekst të internetit.
Kafiristan. Banorët e këtij vendi, midis Avganistanit dhe Pakistanit, gjuhën e tyre e quajnë burusheski, që ka rrënjët në fjalën shqipe burrë, në kuptim trim, gjuhë e burrave, e trimave (Aristidh Kola, “Gjuha e perëndive”, f.69, fusnota
Korzika.Emri i këtij ishulli ka të bëjë me fjalët shqipe Gur i Zi, gjë që dësh
mohet edhe me faktin se një vend i Korzikës mban emrin në fjalë “Gur i Zi”. Në këtë ishull ka edhe plot gjurma të tjera të elementit iliro-shqiptar. Në enciklopedinë elektronike, qëndron shkrimi ku thuhet se Napoleon Bonaparta e ka ditur që shqiptarët dhe korsikanët kanë zakone të përbashkëta në lidhje me besën, hakmarrjen, mikpritjen etj.
Londra.Sipas Elena Kocaqit, këtë qytet, pra kryeqendrën e sotme të Angli
së, e themeloi dardani Briti dhe e quajti Troja e re.Me këtë emër e quajti edhe Cezari, poashtu trojan.
Marsej. Emri i këtij qyteti historik, ka të bëjë me fjalët shqipe marr, sjell, tregëti. (Robert D’Angely, “Enigma”, f.65)
Moskë. Emri o këtij kryeqyteti rus ka të bëjë me fjalën shqipe mushkë-shkru
an Matheu . Aref, Mikenët....f. 288.
Parisi. Emri i tij lidhet me fjalën shqipe i pari (Engjëll Sedaj“Fiset ilire... gjurmime albanologjike”, XXX-1983, Prishtinë 1984, f.88, si dhe Mathieu, f.26)
Piza. Këtë qytet, siç duket, e kanë themeluar ilirët, prandaj edhe jo rastësisht më parë quhej Tautana, aludim ndaj Teutës.
Prilepi. Shkencëtari Vërshçeviq, ka shkruar: Pjesa e dytë e emrit Prilep ka kuptim shqip, kurse shkencëtari bullgar Hr.Shaldev, në librin e tij, Grad Pri
lep, Sofja, 1916, f. 3 shkruan se Prilepin romakët e morrën nga Thrakët dhe ilirët. Shkencëtri tjetër bullgar, G. Trajçev, në librin e tij, me të njëjtën emër si i pari, botuar në të njëjtin qytet, më 1925, f. 2, shton se e shtuquajtura Kulla e kral Markos, mbi Prilep, rrjedh nga koha e Ilirëve dhe Thrakëve- njofton dr.Mustafa Ibrahimi.
Qipri. Linguisti i shquar Spiro Kondo, në veprën e tij, kushtuar pellazgëve, botuar në Tiranë më 1964, f.182, shkruan se emri Qipro rrjedh nga fjala shqipe bakërr që asocon edhe në kripë.
Raguza. Ky emër i vjetër i Dubrovnikut, ka të bëjë me fjalën shqipe rush. (“Gjuha shqipe”, I, Prishtinë, 1987, f.78, autor: Mehmet Halimi)
Roma. Mathieu Aref, në librin “Shqipëria”, f. 87 dhe 290 shkruan se emri Romë ka të bëjë me fjalën shqipe rrumbullak.
Sicilia. Emri i këtij ishulli ka të bëjë me fjalët shqipe si kali, formë kali. (Robert D’ Angely, “Enigma”, f.195). E themeluar nga Siliksi, vëllai i Kad
mit ilir nga Fenikia. (M. Aref, Mikenët-Pellazgët, Tiranë, 2008, f. 419).
Shkupi. Studiuesi
kroat, Petar Skok, kosntaton se fjala shqiptar vjen pikërisht nga emri i Skupit
(Shkupit)- thuhet në një shkrim të internetit dhe shtohet se ky qytet është
formuar në gjysmën e parë të shek. IV p.e.r. në anën e majtë të lumit
Troja. Emri i këtij qyteti historik, ku është zhvilluar lufta e njohur midis ve
të fiseve pellazgo-ilire, ka të bëjë me fjalët shqipe truall ose tru, etj. (Robert D’Angely “Enigma”, f.117) Themelues i tij ishte Iliri, prandaj edhe emri i dytë i qytetit në fjalë ishte Ilij, kurse vepra e Homerit kushtuar Luftës të Trojës quhet “Ilijada”.
Vashingtoni, mban emrin e Kryetar i parë i Amerikës, me nënë shqiptare.
Venediku. Emri i tij sipas Mathea Aref, (Shqipëria..f.532) ka të bëjë me fjalën shqip vend, vendas.
“Via Egnacia”. Emri i kësaj rruge të famshme romake e ndërtuar në vitet 146-12- p.e.s., sipas Mathieu Arefit ka të bëjë me fjalën shqipe i gjatë.
Vllahia. Emri i këtij vendi, pra edhe i fjalës vlleh, rrënjët i ka te fjala vëlla. (Robert D’Angely, “Enigma”, f.255)
Në vend të përfundimit
Ky shkrim, siç më tha edhe kolegu i lartpërmendur si dhe disa të tjerë, mund të nxisë ose duhet të nxisë krijuesët tanë të gjuhës etj.dhe që njohin rusishten të hapin enciklopedinë ruse dhe të shikojnë si studijuesit e ati vendi e sqarrojnë domethënien e emrit të kryeqytetit të tyre-Moska dhe në këtë mënyrë mund të haset ndonjë element që ka të bëj me fjalën shqipe mushkë dhe nëse nuk ka asnjë element të tillë atëhere del se konkludimi i Mathie Arefit është sajesë e kulluar, gjë që vlen edhe për studijuesin Aristidh Kola, i cili emri i vendlindjes së Lekës së Madhh Pella, e lidh me fjalën shqipe pelë! etj.etj.Përndryshe, ky vend sot është një fshat midis Manastirit dhe Selanikut në Greqi, të cilin pata rast ta vizitoj dhe fitova përshtypje, ndoshta emocionale që pozita e këti fshati është e përshtatshme për ruajtjen e pelave? Nëse këto dy teza, si dhe ato të autorëve të tjerë, dalin të vërteta, atëhere, vërtetohet pohimi i Niko Stilos se ,,Shqiptarët janë më të vjetër se toka, ata janë Pellazgë,,-njofton Arben Llalla në Faktin e 18 gushtit, 2007 dhe shton se ky shkencëtar, mbi 30 vjet merret me prahistorinë.