E merkure, 09.10.2024, 02:36 AM (GMT+1)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Tre lumenj me gjak shqiptari

E shtune, 03.05.2014, 07:59 PM


Dragori, Lumi i Zi dhe Vardari, tre  lumenj me gjak shqiptari

Nga Reshat Nexhipi

I vendosa në një titull të përbashkët për disa arësye. E para,të tre  ndodhen në Maqedoni. E dyta  mbarrojnë në Detin Egje, sepse  uji i Dragorit  që kalon rrëzë objektit të Alfabetit, derdhet në Lumin e Zi, ose siç e kanë përkthyer sllavët-Cërna Reka që kalon nëpër Pellagoni dhe mbaron në Vardar, afër Stobit kurse prej këtu përfundojnë,siç thashë, në Detin Egje. Shkaku tjetër për t i përfshirë  këta 3 lumenj në të njëjtin titull  janë edhe emrat e tyre me rrënjë të fjalëve shqipe: Dragori nga dragua, Vardari nga  i bardhë, kurse Lumi i Zi kuptohet. Dhe, shkaku i fundit, por më i rëndësishmi,  të tre këta  janë lidhur me histori të hidhur për shqiptarët dhe stërgjyshët e tyre. Për këto histori kam shkruar   gjerësisht,prandaj për të mos u bërë i mërzitshëm, sa pa hiç, do apostrofoj vetëm këtë në vijim,,telegrafisht,, dhe kronologjikisht.

Lumi i  Zi, ose Cërna Reka, në  kartat e vjetra  historike dhe gjeografike njihet me emrin Erigon, që do të thotë ujë ose lumë i herrët, i zi, i krijuar nga gjaku i rreth 7.000 ushtarëve ilirë, të udhëhequr nga mbreti i tyre Bardhyli, të vrarë në betejën e këtij vendi të Pellagonisë para rreth 2400 vjet. Kalimthi të kujtoj se Bardhyli, edhepse 90 vjeçar, luftonte hipur në kalë. Përndryshe është themeluesi i Manastirit të vjetër. Krologjikisht pason tragjedia e Dragorit e vitit 1830, kur me urdhërin e Vezirit të Manastirit, me tradhëti ishin vrarë rreth 1000 shqiptarë. Varret e dy  udhheqësve të tyre gjer në vitin 1912, gjindeshin rrëzë lumit në fjalë, sepse ishin të mbrojtur nga shqiptarët, por  pushtuesit serbë të këtij viti, zhdukën nga faqe e dheut çdo gjë që kishte të bëjë me shqiptarët, duke përfshirë edhe  dy varret në fjalë.

Për gjakun e derdhur  në lumin Vedar gjatë viteve 1912-1913,kuptohet nga pushtuesët e egër serb, gjerësisht kam shkruar në tekstin me titull Valët e Vardarit rrjedhin gjak, i cili mund të gjendet në internet, te  kjo revistë.

Ps. Përndryshe, këtij shkrimi  i bëra  titull poetik, me sugjerimin e një mikut të këngëtarit të mirënjohur nga Kosova-Demir Krasniqit, i cili, vendlindjes së Alfabetit i ka kushtuar këngë të posaçme, prandaj dhe ,,nga ky tekst tepër i qëlluar mund të krijojë  ndonjë këngë tjetër  të mrekulklueshme,, - janë fjalët e mikut të këngëtarit kosovar, i cili, nuk e di pse, preferoi të mbetet anonim?



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora