Mendime
Zenel Çeliku: Droga përmes Focave të Armatosura
E premte, 02.05.2014, 07:05 PM
Droga përmes Focave të Armatosura të Shqipërisë, apo shpifje e papërgjegjshme politike ?
Nga Zenel Çeliku
Pak ditë më parë, ish Ministri I Mbrotjes, aktualisht deputet I Partisë Demokratike-Arben Imami, ka lëshuar një “bombë”politike dhe publike, duke akuazuar Forcat e Armatosura (FA) të Shqipërise , se janë të përfshirë në trafikun e drogës.Kjo akuzë e cila tronditi mbarë politikën, por edhe shoqërinë shqiptare sepse vërtetë është shumë e rëndë nëse kjo akuza do të shoqërorohet me prova dhe fakte.Por pas kaq ditësh akuza pa pushim, deri më sot asnjë provë dhe asnjë fakt nuk po del në dritë nga ata që akuzojnë FA si të përfshira në trafikun e drogës.Këto akuza kanë prodhuar vetëm debate politike shterp dhe abuzive.Akuzat e deputetit Imami vërtetë kanë shokuar opinionin sepse e ka krahasuar Shqipërinë me Kolumbinë, por shumë jane cuditur edhe ndërkombëtarët të cilet në këto ditë e kanë ndjekur këtë debat spekulativ me shumë interes.Duke qënë i vëmëndshëm ndaj këtij debati të ashpër politik, shikojmë se nga opozita dhe konkretisht nga lideri I PD-Lulzim Basha, ka një qëndrim më të pjukur dhe më të përgjegjshëm.Basha I bën thirje Kryeministrit dhe Ministres së Mbrojtjes që, nëse ka vërtetësi në këto akuza, ata duhet të japin shpjegime derimë një, dhe duhet të jenë transparent me politiken dhe me publikun, sepse kjo është një gjë shumë e rëndë.Jo vetëm kaq, por Basha I bëri thirje organit të prokurorisë, që të ushtrojë detyrën e saj në hetimin e plotë të kësaj çështjeje, shumë mire dhe I qartë Basha.Në këto dit plot akuza, PD ka depozituar për herë të dytë një kërkesë për të thirrur në komisionin e Sigurisë, Ministren e Mbrojtjes-Mimi Kodhelin, në lidhje me informacionin për implikimin e mundshëm, apo jo të FA në trafikun e drogës.Mirë deri këtu, opozita I ka të gjitha të drejtat për të denoncuar cdo veprim të antiligjshëm të pozitës, por valle, a kanë bazë të vërtetë këto akuza?Si është e mundur që SHISH nuk ka informacione rreth këture akuzave?Si ështe e mundur që Presidenti I Republikes nuk ka asnje informacion se FA paskan përdorur infrastrukturën e saj për trafik droge?
Nga ana tjetër, grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dhe Grupi Parlamentar i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë depozituar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor Paralamentar për të vërtetuar plotësisht faktet dhe provat lidhur me akuzat e ngritura nga ish ministri I Mbrojtjes Arben Imami dhe PD, ose të përgënjeshtrohen terësisht akuzat e artikuluara publikisht nga përfaqësues të lartë politikë te PD, kundrejt FA për vënien në dispozicion të infrastrukturës së Ushtrisë për transport të lëndëve narkotike.Këto akuza shumë të rënda për imazhin e FA dhe të Shqipërisë, nëse nuk mbështeten në fakte dhe në prova konkrete, cënojnë në mënyrë të hapur punën e FA të Shqipërisë, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në përmbushje të angazhimeve që rrjedhin nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.Këto akuza nëse nuk mbështeten në prova dhe në fakte dëmtojnë rëndë imazhin dhe perceptimin publik në lidhje me FA, si brënda vëndit ashtu dhe në arenën ndërkombëtare.Mirpo, cilido mund të pyes, kush fiton dhe kush humb në mes të këtyre akuzave shumë të rënda?
Me siguri
konkluzioni I shqiptarëve është shumë i qartë.Pa asnjë dyshim, këtu nuk ka
fitues, por vetëm dhe vetëm humbës, dhe humbësit janë FA, Shqipëria dhe
shqiptarët.Ashtu si kudo, edhe në Shqipëri opozita shumë mirë bën që të jetë
vigjilente dhe sy hapur për të mos lejuar maxhorancën qeverisëse për të
gabuar.Por PD si një forcë politike me shumë përvojë në këto 23 vite egzistencë,
duhej të ishte shumë e sigurtë, me prova dhe fakte para se të hidhte një
“SILUR” kaq të madh në politikë dhe në oponionin vendas dhe në atë të
huaj.Opozita pritet që të bëjë avukatin e popullit, për ata që e kanë votuar, dhe
që nuk e kanë votuar, sepse në fund të fundit kjo është detyra e saj.Opozita ka
shumë për ti kërkuar kësaj maxhorance, si luftën kundër korrupsionit në shumë
segmente të shtetit dhe të administratës, si luftën kundër krimit të organizuar
I cili shpesh paraqitet kërcënues, për të ngritur ekonominë e rrënuar të
shqiptarëve, për të punësuar sa më shumë njerëz, e tjer e tjer.Pra, do të thotë
se opozita ti kërkojë maxhorancës që të mbajë premtimet e saja.Por, nëse
opozita bën shumë zhurmë, për asgjë, hedh cashka politike dhe mediatike pa
asnjë fakt, përvec se humb besimin në popull, kjo është shumë e rëndë dhe
shkatruese për imazhin e vëndit, është dëmi më I madh që mundet ti bëhet
Shqipërisë sot, dhe brezit e ri nesër I cili shpreson që Shqipëria do të bëhet
pjesë integrale e BE.Këto akuza e bëjnë Shqipërinë vërtetë si “DELEN E ZEZE” në
mes të Europës.Këto akuza të cilat që deri më sot rezultojnë pa asnjë provë, I
thonë Europës, e shikoni, kjo është Shqipëria që kërkon të bëhet pjesë e
juaja.Në mënyrë tinzare, drejtpërdrejtë i thuhet NATO-s, kjo është Shqipëria që
ju e keni brënda organizatës tuaj.Me këto akuza bombastike, I thuhet botës se
në Shqipëri nuk ka shtet, futet dhe del kushdo, avion e cfar do (a thua se
avioni është larask), sepse nuk kontrollohet fare hapësira teritoriale, detare
dhe ajrore, dhe se Shqipëria na qënka han me dy porta, ku hyn derri e dosa.Më keq nuk ka, më rëndë
nuk bëhet, por akuzë më dashakeqe nuk mund ta gjesh kurkund në Botë.Që ti bësh
varrin shoqërisë tënde, duke e nxirë imazhin e vëndit tend, e duke u thënë
botës se Shqipëria vërtetë na qënka nje
“DELEN E ZEZE” në mes të
Europës-më turp nuk ka.Do të jetë një përgjegjësi e madh për Qeverinë Shqiptare,
nëqoftëse këto akuza do të vërtetohen me prova nga Imami dhe PD, por do të jetë
një gabim fatal, shumë I madh I kësaj Qeveria dhe I organeve kooptente, nëse
nuk do të ndëshkohen me Ligj ata që prodhuan një tymnajë kaq negative për
Shqipërinë dhe për shqiptarët.Pra, nëse Shqipëria do të ndryshojë rrënjesisht
nga e kaluara e afërt ku cilido mund të shpif sa të dojë, Qeveria Shqiptare dhe
organet kooptente domosdo duhet të ndalojnë ashper ligjërisht para kësaj
katraure politike dhe publike, ndryshe përgjegjësia do të bjerë mbi vetë këtë
maxhorancë.Le të shpresojmë dhe të besojmë se Komisioni Hetimor Parlamentar që
do të ngrihet me prpozimin e PS dhe të