E marte, 23.04.2024, 09:05 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Diktatori, fanatiku dhe ''demokracia''

E enjte, 01.05.2014, 08:04 PM


DIKTATORI... FANATIKU... DHE  “DEMOKRACIA”...

Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...

Pjesa III.

Nga Fritz RADOVANI

“Lirinë e keni ju, na hekra kemi...” thonte i Madhi Don Ndré Mjedja...

E vetmja arsye që më shtynë me shkrue sot, mbas gati 30 vjetësh që ka vdekë diktatori dhe tradhëtari i Popullit Shqiptar Enver Hoxha, asht vetem një: Thanja e dijetarit të Madh të shkencës së matematikës, së të ndjerit Profesor Petro Fundo:

“Diktatorë si Enver Hoxha, vazhdojnë për të sunduar edhe pas vdekjes së tyre!..”

Enver Hoxha tha në veprat e tij: “Hoxhallarët janë pa shkolla, prandaj nuk sjellin ndonjë rrezik për shoqërinë socialiste...” (E.H. Vepra nr. 3, 1945 – 1946, Tiranë)

Sikur t’ ishte vertetë kështu, atëherë, kush e bani të “dijtun” Enver Hoxhën, me të gjithë antarët e burove politike të K.Q. P.P.Sh., kryetarët e sekretarët e Kuvendit Popullor të RPSh (RPSSh), që kanë aprovue pushkatimet dhe shfarosjet e mbi 50.000 Shqiptarëve, dhe kanë aprovue ligjët per burgosjet, dëbimet e internimet e mbi 500.000 Shqiptarëve të tjerë nder kampet e shfarosjes komuniste në gjithë Shqipninë?!.. Kush i edukoi të gjithë kryeministrat, zv. kryeministrat, ministrat e mbrendshem e të jashtem... diplomatë dhe ata perfaqsues të pashkollë, që na perfaqsonin deri në OKB, perveç “mejtepeve”?!..

Nikita Hrushovi në librin “Kujtime” shkruen: “Shumë shumë të varfër dukeshin fshatarët. Varfënia dhe primitivizmi mbretnonin atje kudo...Liderët shqiptarë, me metodat e tyne të vrasjeve të fshehta e të hapuna, formuen një parti, që mbahet grusht rreth tyne vetem nga frika. Populli asht i detyruem t’i durojë. Nuk ka ç’ban! Pikërisht kështu ka qenë tek ne në kohën e Stalinit. Ai zhdukte të gjithë kuadrot e herëshme e populli thërriste: “Rroftë Stalini!” Stalini ishte “ miku dhe babai” i të gjithë popullit...

Ne donim të ngrinim ekonominë shqiptare në nivelet bashkëkohore, ta banim Shqipninë një perlë, e cila do të terhiqte drejtë komunizmit vendet muslimane, dhe sidomos ata të Lindjes së Afërt e të Afrikës...” (N.S. Hrushov “Kujtimet”, 1998).

Nuk duhet perjashtue fakti se në Shqipni kishte edhe “katolikë” (po i themi), me pikpamje komuniste dhe tesera të PPSh nder xhepa... Atëherë, pse nuk u gjet “një” prej tyne mbas vitit 1952, me zevendsue “katolikun” Tuk Jakova, apo me u zgjedhë të pakten “NJË”, kryeminister, kryetar i Kuvendit Popullor, minister i mbrendshem, i jashtem, perfaqsues i RPSSh në OKB, sa me u hjedhë pluhun syve delegacioneve të Organizatës Kombeve të Bashkueme në New York, se mbas pushtimit sllavo komunist të Shqipnisë, nga anadollaku Enver Hoxha, “Atdheu i Nanë Terezes nuk i ka zhdukë intelektualët e besimit katolik në Shqipni”, prandej, “ja ku e keni një perfaqsues t’ atij besimi këtu!” Por, JO! Jo vetem, që i zhduku të gjithë, po edhe shumë muslimanë dhe ortodoksë që ishin deri në fundin e jetës së tyne “Shqiptarë e Vllazen besnikë” me katolikët Shqiptarë!

Dhe, ja, edhe mbas vdekjes s’ atij perbindshi të ardhun nga gjaku i pistë i tokave të shkretnueme të Azisë apo të Kaukazit, që e lidhnin ma shumë me shkretinat e atyne viseve barbare se me Atdheun e Gjergj Kastriotit... Pasuesi i tij, boshnjaku i pabesë dhe tradhëtar i 12.000 kosovarëve të premë në besë, në rrugen e Kalvarit Kukës – Tivar, në vitin 1945, “vëllau i gjakut me turq” Ramiz Alia, vjen në Shkoder dy javë mbasi vdiq apo ngordhi Enver Hoxha, dhe u thotë shtatë sekretarëve të PPSh, në komitetin e Shkodres: “Shoku Enver na la... duhet të jemi më vigjilentë se kurrë mbasi armiqtë e Partisë, do të punojnë të prishin unitetin tonë. Ata në këtë kohë, si gjithënjë, do të kërkojnë për të gjetur mundësinë për të realizuar qëllimet e tyre të këqia ndaj Partisë... Prandaj, të jemi shumë vigjilentë sidomos, me pjesën katolike, e cila nuk e ka dashur kurrë Partinë. Ata në këtë situatë kanë per të kërkuar për të përfituar për të përçarë këtë unitet të Partisë sonë ... por, kudo që të vëreni një çfaqje të vogël, mos prisni por sinjalizoni Partinë, vini prangat dhe jipni plumbin ballit!” (Prill 1985).

Ndersa, në mbledhjen e Byrosë Politike të PPSh, me 14 korrik 1990, Ramiz Alia  shprazë urrejtjen antikatolike tue porositë “pasardhësit” e vet: “Nuk ka qytet tjetër ku vepron më tepër agjentura e armikut se sa Shkodra. Në Shkodër agjentura vepron shumë e organizuar, e ndërthurur. Atje ka agjenturë serbe, italiane, gjermano-perëndimore dhe franceze. Vatikani ka hedhur agjenturën e vet, prandaj, duhet ndenjur gjithmonë në tension dhe të rritet vigjilenca.”

Si munden me ngja që këta diktatorë fanatikë, vllavrasës e tradhëtarë, hajdutë e batakqijë...me vazhdue me kenë edhe sot si Enver Hoxha me 15 dekorata: Urdhri “Hero Kombëtar”, Titulli “Hero i Popullit”, Titulli “Hero i Punës Socialiste”, Urdhri i Lirisë i Klasit të Parë, Urdhri i Flamurit, Medalja e kujtimit, Urdhri “Ylli Partizan” i klasit të parë, Urdhri i “Skënderbeut” i Klasit të Parë, Urdhri i Trimërisë, Urdhri “Ylli i kuq”, Medalja e Trimërisë, Medalja e Çlirimit, Dekoratë nga Partia Komuniste Jugosllave në 1946, Italiane me Urdhrin “Ylli Garibaldit”, Dekoratë me Urdhrin “Suvorov” të Klasit të I nga Presidiumi i Sovjetit Suprem të BRSS, e kushedi çka i kanë dhanë vendet terroriste islamike që nuk e dijmë ne... tue mos zanë me gojë fare kobren Nexhmije Hoxha, Ramiz Alinë, apo një nga terroristët e Spanjës komuniste me emnin Mehmet Shehu, që me paturpësi shokët e tij kriminelë i perkujtojnë edhe 100 vjetorin e lindjes...dhe sot këtyne diktatorëve të pashpirtë e fanatikë vllavrasës, mendohet me u ngritë dhe obelisqe...

Nuk asht me u çuditë aspak, perderisa në Shqipni sundojnë terroristët...

Shqipnia po ban 22 vjet antare e “Konferencës Islamike”... Një nga veprat ma të shemtueme të anadollakëve “demokratë”, që ishin e mbeten besnikë të perjetshem të vepres e porosisë së mësuesit amoral të tyne, diktatorit fanatik turkoshak Enver Hoxha:

“Shqiptarët duhet t’ i pershtatën Kur’anit !..”

Kjo porosi perforcon até dëshmi rrenqethëse që ka thanë komunisti Sh.S., një burrë i sinqertë nga Shkodra, një mikut të vet (DG): “Ai më tha, duke me pyetur se sipas meje: në cilen zonë, në cilin qytet, komunizmi ka qenë ma i ashpër?

Unë, i thashë, mendoj se Vlona. Jo, më tha, aspak, Vlona ka furnizue me komunista Shqipninë, por komunizmi asht zhvillue ma egersisht në Shkoder, tamam tamam në lagjet tuaja, më tha e më shikoi drejtë e në sy dhe mandej m’ u kthye: Nuk e kena marrë teseren e partisë se e deshtem komunizmin, që nuk e kuptueme kurrë, por e morem se na erdhi rasti me nxjerrë shpaten e me ju shkatërrue ju. Kjo ishte andrra e gjyshave e baballarëve tanë. Partia e punës na e dha këte mundësi.”(Dëshmi nga DG).

Vazhdon...



(Vota: 22 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora