Mendime
Ramiz Dërmaku: Orvajet për ndryshimin e historisë
E enjte, 01.05.2014, 06:57 PM
Orvajet për ndryshimin e historisë
Turpi , marrja, kultura , krenaria e politika në trojet shqiptare dhe diasporë
Nga: Ramiz DËRMAKU
Hapi i parë për eliminimin një populli është që atij populli tia fshini kujtesen e tij.
Ç’është liria ? Liria është të mundet njeriu: 1) të besojë ç’i do zëmbëra; 2) të thotë ç’i do zëmbëra; 3) të shkrojë ç’i do zëmbëra; 4) të bëjë ç’i do zëmbëra“ Faik KONICA.
Sot po
shohim se në ç’do hap se çfarë kulture politike ka Kosova.
Ç´është krenaria?
KRENARIA - dikush që e çmon dhe e nderon veten si njeri e si qytetar, qe nuk u le të tjerët ta marrin nepër këmbë ta fyejnë e ta poshtrojn,që nuk e ul kokën para të tjerëve , që e mbron ballëhapur nderin e dinjitetin e vet, që shpreh një ndjenjë a një qendrim të till kryelart. Krenarija për njeriun është si nëna për fëmiun
Nëse ske krenari me çka do mburresh? Krenaria e shprehur me punë të mbarë e sjellje njerëzore është virtyt.
Krenaria e shprehur veq me fjalë është ves.Madje mund të jetë ves shumë i keq.
Por,me krenari s`ban me e teprue.“Historia e Kosovës nuk është një histori renegatësh dhe as histori shërbëtorësh, por histori qëndrese me në krye Gjergj Kastriotin Skenderbeun , e kjo e fundit me Dr.Ibrahim Rugovën, dhe UÇK-së- , me Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës z. Ahmet Krasniqin, Gjeneral Mojor Agim Qelaj, kolonel Tahir Zemën, Salih Qekun, Agim Ramadanin, e shumë e shumë të tjerë. Përpjekjeve titanike për Rilindje Kombëtare, për shkrimin shqip, historinë e përpjekjeve dhe sakrificave të panumërta për liri, pavarësi dhe sovranitet kombëtar. Është histori e përpjekjes së pandalur të shqiptarëve për të jetuar të lirë me shtetin, kulturën dhe identitetin e tyre si të gjithë popujt e tjerë të qytetëruar të Evropës.” Dhe gjithë kësaj i mëshon shkelm ti?
Pse e mohojmë vetvetën?
Përbuzja e vlerave kombëtare, sot po shihet si një interes i posaçëm dhe me këtë po e shohim lindjen e një vagabondizmi intelektual në botën shqiptare. Përderisa ikësi apo refugjati është i kujdesur të gjejë strehim, vagabondi (bredhësi) e dëshirë vetëm të veten, lirisht sipas shijes së tij. Është një ndryshim në këtë krahasim në mes refugjatit dhe vagabondit, se bredhësi nuk dëshiron shpëtim, sepse ikja i e tij (apo e atyre) ndërthur shumë gjëra, sepse ai nuk dëshiron as shtëpi e as vend që kishte për ta përkufizuar apo identifikuar.
Vagabondët
e kombit duke i gjuajtur vlerat, ligjet e vazhdimësisë dhe obligimet e tij ndaj
vetvetes mundohen të jetojnë jetën e tyre me përcaktimet e tyre dhe kështu
është vazhdimisht në grindje me rregullat që na i imponon e vërteta. Të gjitha
këto e çojnë në rrugën e kundërshtimit dhe e merr pamjen dhe sjelljen e
anarkistit dhe na
Kultura
Kultura, është tërësia e arritjeve të një populli dhe të gjithë njerëzimit në fushën e prodhimit dhe në zhvillimin shoqëror e mendor.
Kultura mund të ndahet në disa mënyra, sipas kohës, vendit dhe sipas grupimeve të njerëzimit.
Tërësia e të arriturave shqiptare.
Kultura e lashtë (mesjetare)
Ndarje kohore e kulturës
Për dallimin kohor të shkallës së zhvillimit botëror.
Kultura perëndimore
Ndarje gjeografike e kulturës botërore.Në fundin e shekullit XXI ngatërrohet me termin "Demokracia" në kohët e fundit edhe me "Civilizim"
Një grup kulturash popullore e kombëtare në hemisferën perëndimore të rruzullit tokësor, gjindemi ne shqiptarët . Në të cilat sistemet qeveritare janë të ngjashme dhe kundërshtojnë sistemin komunistë të qeverisjes, pastaj mënyra e jetës dhe të menduarit ndryshon nga pjesa tjetër e njerëzimit. Fillimi i kësaj kulture ende nuk është i qartë (për mua) porse zhvillohet më të madhe pas fillimit të kulturës (socialiste) lindore. Disa thonë se rrënjët i ka në Evropë e disa në kohën e "perëndimit të egër".
Kultura është gjithë çka,që nuk ta ka dhënë natyra por e ke krijuar vet"
Fjalët e Konicës ende aktuale