Mendime
Ramiz Lushaj: ''Itaka'' e Ali Ahmetit
E shtune, 03.05.2014, 07:23 PM
“ITAKA” E
Nga Ramiz LUSHAJ
1.
Homeri
pellazgjik në motmote të antikitetit ka mjaltue epikë tek kryevepra e tij “Iliada” (shek. VIII p.e.s.) edhe për
fisin e “Paionëve të Vardarit” pjesmarrës në kryeluftën e Trojës, sëbashku me
fiset ilire Dardanët, Perraibojtë (nga
Homeri i verbër, epik e epokal, sikur të ngrihej si në atë legjendën e moçme shqiptare të Konstandinit, kishte me ardhë përgjatë rrjedhës së Vardarit e, patjetër, kishte me shkrue poema të tjera për Paionët e Rinj, për kreshnikun modern Ali Ahmeti, legjendë e gjallë e Zajazit, Ohrit, Shkupit...Kombit Shqiptar.
Homeri i madh, i lindur ndoshta në brigjet e epërme të Jonit, do t’i hapte sytë e në kompjuterin e tokës e të kohës panshqiptare do të shkruante dy kryevepra të tjera të reja: “Iliada” e “Odisea” për liderin epope e epokal Ali Ahmeti që i nisë emri me germën e parë të Shqipes dhe shpirtdon e veprimtaron ta çojnë shqiptarisht çështjen shqiptare tek “Zh” e saj.
2.
Si dikur në Antikitetin e lashtë u ringritën pasardhësit e “Paionëve të Vardarit”, Dardanëve, etj., të inkuadruar në “UÇK” në Kosovë, Luginën e Preshevës nën Serbi e në Maqedoni dhe luftuan kundër sllavëve, të cilët erdhën si “kalë Troje” në trevat etnike shqiptare në Ballkan dhe u keqsollën si “zot shtëpie” tue aktkrye pushtime e aneksime të tokave etnike shqiptare, genocid e spastrim etnik ndaj shqiptarëve trojenik.
Kjo ishte një tjetër “Luftë Troje”. Një luftë moderne. Kësaj here në truallin e shqiptarëve, në tri hapësira gjeopolitike të tij. Në rrjedha të historisë luftërat epokale në strategji e veprim luftarak nuk ngjasin njejtësisht me njëra-tjetrën. As prijëtarët e heronjtë e tyre nuk janë të njëjtë.
Tek vepra
“Iliada” e Homerit në “Luftën e Trojës” përmendet edhe prijësi i “Paionëve të
Vardarit”, Pelagoni, djali i tij tek duelon me Akilin, bashkëluftëtarët e tij tek luftojnë ballas në
front. Mitologjia e lashtë ilire e Homeri e paraqesin Pelagonin si “Perëndia i
Vardarit” e në etimiologji të dy kanë domethanie njisoj: “në ecje tuj punue”.
Kjo më duket se i palcëngjit e diellndrit shqiptarit të madh Ali Ahmeti, lider
epope e epokal i këtyre viseve etnike shqiptare në brigje të tre lumenjve
burimor në Maqedoninë Shqiptare: Vardari (në Vërtok – Gostivar), Drini i Zi
(liqeni i Ohrit) e
Në koft se Homeri, poeti epik legjendar, do të kalëronte përgjatë brigjeve të Vardarit e do të njihej me tjetrën “Luftë të madhe të Trojës së Re” do ta shkruante një tjetër vepër të re “Iliada” për një nga prijësit kësaj lufte moderne legjendare, për Ali Ahmetin, një “Pelagon” i ri i pasardhësve paionë. Klasik, biblik, bohemik. Ish Komandanti Suprem e Përfaqësues Politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni. Azgan Haklaj, president i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, e cilëson “Strateg i Luftës, Arkitekt i Paqes” (gaz. “Voal Online – Zëri i Shqiptarëve”- Zvicër; gaz. “Dielli”–Amerikë, shkurt 2014). Përndryshe: si e lartnon realisht e mrekullisht ish ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, si “Një Hero në Kohën Tonë”. (gaz.“Panorama”, Tiranë, 21 janar 2014).
3.
Udha e jetës e veprës të liderit historik Ali Ahmeti është në ecje të përhershme e të përjetshme drejt Perëndimit: Drejt Zvicrës si azilant e veprimtar kombëtar politik (1986-2001). Drejt Europës Perëndimore si një nga organizatorët e protestave masive të diasporës shqiptare në shtete të saj (1989-1990). Drejt Brukselit e Uashingtonit (2001-2014) për integrimet euro-atlantike të Maqedonisë së sotme (FYROM) dhe për integrimin e shqiptarëve me të drejta të plota kushtetuese demokratike si shtetformues në Maqedoni. Pra, krejt ndryshe nga udha e Pelagonit, prijësit legjendar të “Paionëve të Vardarit” (prej trungut të tij genetik rrjedhin disa degë-fise të reja ilire), të cilët shkuan drejt Lindjes në luftëra të mëdha si në Luftën e Trojës në Azinë e Vogël e me Aleksandrin e Madh deri në Indinë e largët.
Në koft se Homeri i madh do të kalëronte në udhën e gjatë të misionarit kombëtar panshqiptar Ali Ahmeti do të shkruante një tjetër vepër të re “Odisea” për këtë lider euro-atlantik, kreshnik modern, luftëtar shumplanësh e politikan shumëdimensional. Triumfatori i herëpashershëm Ali Ahmeti përngjet si Odisea legjendar i Homerit vetëm për kah simbolika e rikthimit në “Itakën” e tij të madhërishme, hyjnore, magjike: në Zajazin e lindjes tek kulla e gurtë, tek toka e lashtë e babës, tek Nanëmadhja e tij Huma nga Kumanova dhe në trevat etnike shqiptare në dy brigjet e rrjedhës së Vardarit në pritje të pushkës dinjitare çlirimtare të UÇK të tij në Maqedoni e të Marrëveshjes së Ohrit të gushtit 2001...e në pritje të 27 prillit 2014.
Ali Ahmeti në moshën 20 vjeçare hyri si “nxanës” në politikë tue kërkue e realitetue në gjimnazin e Kërçovës përdorimin e gjuhës Shqipe dhe u “diplomua” si politikan në vitet ’80 kur studionte në Universitetin e Prishtinës për Filozofi, kur ishte ndër organizatorët e pjesmarrësit e demonstratave studentore e popullore, kur u burgos një vit për bindje e veprimtari politike për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë e Maqedoni. Ali Ahmeti do të “merrte” gradën “doktorr” në politikë kur ishte azilant e veprimtar politik në Zvicër (1986-2001), kur u zgjodh antar i Këshillit të Përgjithshëm të LPK me detyrë ndërlidhjen ndërmjet Kosovës dhe Europës (1986-1988) dhe antar i Kryesisë së LPK (1988-1993) e kur u rizgjodh (1993) me detyrë speciale në sektorin ushtarak, kur ishte njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (1996), kur u zgjodh antar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (1998). Ai do të bahej “profesor” në politikë kur ishte Komandant Suprem e Përfaqësues Politik i UÇK në Kosovë, Preshevë e Maqedoni, Kryesues i Këshillit Koordinues që bashkonte partitë politike shqiptare në Maqedoni; kur themeloi e drejtoi BDI. Tashti, kësokohe, Ali Ahmeti është pamëdyshje Akademik në Politikë.
Politika jeton brenda Ali Ahmetit dhe Ali Ahmeti jeton për politikën. Ai u rrit me Politikën dhe Politika e rriti Ali Ahmetin.
Unë nuk jam ka i thom kurrkujt se Ali Ahmeti është vet Zoti në Maqedoni e në Shqiptarinë e Ballkanitpo veçse kurrkush nuk mundet me ma mohue faktin se Ali Ahmeti me jetën e tij, me luftën e politikën e tij, me kontributet e atributet e tij nuk është Dalëzotas i Çështjes Kombëtare Shqiptare në Maqedoni e në shtete e treva shqiptare në Ballkan e në diasporat shqiptare.
Ali Ahmeti është rikthye në “Itakën” e tij...