Mendime
Sali Bollati: Brengë dhe mall për Çamërinë
E shtune, 03.05.2014, 07:26 PM
BRENGË DHE
Rikthim në vitin 2010
Nga Sali Bollati
U nevojitën mbi 66 vjet për t'u kthyer në vendlindje, në Paramithi të Çamërisë. Atëhere unë isha vetem 7 vjeç, ndërsa bashkëshortja ime Bule Pronjo 6 muajshe dhe djali i tezes Dr. Tahsin Demi ishte vetem 3 muajsh, kur humbem baballaret tane. Pra unë si më i madhi ende kam të pashuar në mendje vrasjet, masakrat dhe vuajtjet që shovinistat grekë ushtruan mbi gjyshin Muharrem 82 vjeçar, gjyshen-Rukije 72, babain Ibrahim 52, nënën-Betulla 36, vëllezërit Ferhat 13 vjeç Faruk 5 vjeç dhe motrën Makbule 2 vjeçe. Ato bashkë me mbi 600 paramithiotë të tjerë humbën jetën se ishin Shqiptarë. Ndërsa unë me motrën Qerime 10 vjeçare vuajtëm burgun deri në Dhjetor 1944 kur na përzunë me dhunë dhe ushtarët anglezë na transportuan për në Shqipërinë mëmë. Kështu do të përpiqem të tregoj se ku janë tokat ku prindërit tanë kishin ngritur kullat e sarajet e ku kishin lindur
Në Shtator të vitit 2010, vetëm në sajë të pashaportës Amerikane, ngase autoritetet greke nuk lejojnë akoma të marrin viza hyrje ata shqiptarë që kane lindur atje, na u bë e mundur bashkë me time shoqe Bulin të vizitojmë Çamërinë tonë. Me të kaluar Qafën e Botës, me lotë në sy, hymë në Tokën e Bekuar. Përshtypja që të bie menjëherë atje janë ullinjtë e pafund dhe për çudi ato mbanin më shumë kokrra ulliri se sa gjethe. Çamëria është një krahinë aq e pasur dhe bukur sa vetëm kodra të gjelbëra me ullinj e pemë frutore, livadhe ku kullosin bagëtia dhe det me ujë të pastër si kristali të zë syri në Filat, Paramithi, Prevezë, Margëlliç, Pargë, Gumenicë e ngado të shkosh.
Pushimin
e parë e bëmë në Filat. Midis shumë shtëpive të porsa ndërtuara sheh shtëpia të
vjetra, gjysëm të rrënuara. Aty në qendër, para gjimnazit në një lulishte të
bukur ishte një kafene. U përpoqa të flas shqip, por kamarieri na thotë se nuk
është
Me Tahsinin shkuam te vendi që ishte shtëpia e lindjes se tij. E mbaj mend se ishte prane konviktit të gjimnazit. Aty dukeshin disa rrënoja murri të trashë, por ishte ngritur një shtepi e re që e zonja e saj na tha se ishte e ardhur në Paramithi e nuk dinte se e kujt ishte toka. Pyeta një plakë se ku banon Lefteri, djali i Spiro Muselimit që në librin e botuar më 1974 dhe 1997 "Vështrim historik nëpër Çamëri (Istoriko peripato ana tis Thesprotia)” shkruan se Dinejtë, Pronjatët, Bollatatët, Manoplejtë dhe Kasimatët në Paramithi ashtu si edhe Caparejtë e Rojbatët në Margëlliç janë familjet më të dëgjuara të bejlerëve dhe agallarëve në Çamëri. Fatkeqësisht edhe ajo plakë e zbritur nga fshatrat malore nuk pranoi të tregonte.
Ndërsa me ime shoqe Bulin kaluam në rrugën që ishin Sarajet e Pronjatëve, ato të Islam Pronjos që kishte luftuar bashkë me Gjo Lekën në malin e Melesinit kundër turqëve duke qenë vëllame dhe mbrojtes i Çamëve Suliotë. Në muret e shtëpive të vjetra që ende qëndrojnë janë të mbështetura ndërtime të reja, por nuk doli njeri për të pyetur. Në British Museum të Londrës para disa vjetësh gjetëm të shfaqura 19 skulptura bronzi të shekullit IV e.s., të cilat shoqëroheshin me fjalët: ”Në vitin 1792, disa fshatarë shqiptarë pranë Paramithisë zbuluan këto skulptura të mahnitshme”. U përpoqem të gjejmë në tokat e Pronjatëve në Libon vendin e quajtur “Gropa” ku ishin zbuluar ato skulptura, por nuk arritëm.
Kryexhelati i masakrave të Çamërisë, Napolon Zerva, kapardisej duke i shkruar më 1953 një bashkëbanditi të tij Niko Danit: “Duhet të krenohemi që zhdukem nga qafa e helenizmoit Shqiptarët moslemanë të Çamërisë”. Vazhda e kesaj ”krenarie” ishte e është zhdukja e gjurmëve dhe heshtja ndaj atij barbarizmi mesjetar. Të gjitha vorrezat e vjetra prane ish 9 xhamive të Paramithise (xhamia e fundit, ajo e Bollatateve është prishur më 1952 - vërteton Spiro Muselimi), janë shkatërruar duke ndërtuar shtëpia dhe rrugë. Ndërsa mbi gropën ku ishin hedhur trupat e mbi 600 viktimave të genocidit grek të Qershorit 1944 është shtruar një fushë basketbolli. Hidhërimi më i madh për njeriun e gjallë është kur nuk gjen vendin e prehjes së të parëve të tij, duke mos patur mundësi të vejë një tufë lule për prinderit e të dashurit që megjithëse të lindur e rritur në shtëpijat dhe pronat e tyre mijravjeçare nuk u lejohet një varr për pushim të përjetshëm. Me këtë brengë të madhe, plagë të pashëruar, u larguam për së dyti herë nga Paramithia jonë!
U nisëm për Pargë. Parga si qytet bregdetar ka një pamje të hatashme. Me shtëpijat ngjitur me njëra tjetrën dhe me rrugicat me kalldrëm nën kalanë e bukur mesjetare është mbushur me njerëz, vendalinj e turista. Darkuam në restorantin e Grigorit që bashke me vellain e tijë Thimion na flisnin shqip. Ashtu si gjuha që bisedonim edhe ushqimet e pijet që na shërbeniun na bënë të harrojmë sado pak Paramithinë e heshtur martire. Janë nga Rrapeza, fshat afër Pargës. Këtu jeta nuk pushon deri orët e para të mëngjesit.
Të nesërmen u ngjitëm pranë Kalasë në të ashtuquajturin Pazari Turk; aty nuk dallohen mirë dyqanet nga shtëpijat dhe njerëzit janë shumë të dashur e mikpritësa. Duke ecur e biseduar na afrohet një burrë i moshuar. "Unë jam Panua nga Shën Djella (sot e quajne Aja Qirjaqi), fshat këtu afër Pargës. U dëgjova që flisni gluhën tënë, e mirë se na keni ardhur". Ne në fshat të gjithë këtë gluhë flasëm, bile edhe me priftin ashtu meremi vesh. Këtu m'u kujtua se Peshkopi i Çamërisë që më 1877 kishte përkthyer Dhjatën e re në shqip, meqenese të krishterët çamë nuk e kuptonin meshën në greqisht. Faktikisht në Çamëri, ashtu si edhe në krahinat e tjera si moslemanet ashtu edhe të krishterët ishim të gjithë shqiptarë. Bile jo vetëm që ishin shpesh herë vëllamë me njëri tjetrin por edhe martoheshin.
Kur e
pyetëm Panon në se e kishte njohur një Veli Manzuranën këtu në Pargë, ai iu
drejtua një gruaje edhe ajo e moshuar, në shqip. "Moj Vasilikë pa fole me
këta se diçka duan të dijnë". U afrua Vasilika dhe na përshëndeti. Kur e
pyetëm ajo me mallëngjim të madh na u pergjegj: "Ç’më piesni, unë me
Hysnijen motrën e Qamilesë, gruas se Veliut, kemi qenë shoqe të ngushta".
Dhe Vasilika na tregojë se si më 1944 Qamileja kishte vajtur dhe nxorri nga
burgu i Paramithise dy motrat e saja me të vogla Feton e Dilen, të cilat me
vonë u martuan me shqiptarë nga Korça, të ardhur enkas nga
Këtu e kuptuam se “harresa” dhe heshtja në Paramithi nuk mund të jetë e vërtetë. Kujtesa, dashuria dhe respekti popullor, pavarësisht nga zhdukja e varreve, qëndron e gjallë dhe nuk ka sesi të harrohet dhe do të vije koha që një ditë të vendosim edhe ne një tufe me lule për shpirt të prindërve të cilët jo për faj të tyre na lanë jetima rrugëve. Mikëpritja e parganjotëve nuk kishte fund. Duke dëgjuar bisedat, një grua tjetër hapi derën e na ftoi: "Hajdeni brena tu jap një liko që e kam përgatitur vetë me fiq të mirë". Hymë dhe duke vazhduar bisedën se në fshatin e sajë Rrapëz flasin të gjithe gluhën shqipe, bile ka edhe të moshuar që nuk e kuptojne mirë gërqishten. Bie zilja e telefonit, Dhimitra e ngre dhe fletë: "Çu dive moj Parashqevi, a je me mire sot?" dhe mbasi përfundoi bisedën telefonike na shpjegoi se ishte motra e sajë që fliste nga fshati i tyre. Ajo na tha pak si me ndrojtje se sa mirë do ishte sikur të vinin këtu ndonjë ditë valltare e këngëtare çamë. Se na ka marrë shumë malli të dëgjojmë këngët tona shumë të ëmbëla e aqë më shumë të shihnim ato valle të trimave çamë! Nuk dinim se çfare përgjigje t'i jepnim. Biseda e ëmbël në gluhën e nënës, zgjati edhe ca, mbasi e falenderuam për dashurinë dhe respektin që tregoi ndaj nesh me likon shumë të shijshme, u larguam të mallëngjyer por edhe disi të turpëruar që nuk mundem t'i përgjigjeshim dëshirës së Dhimitrës për këngët e vallet çame.
U ngjitëm në Kalanë e Ali Pashës, siç emërtohet sot. Veç pamjeve mahnitëse tee bregdetit tee Pargees nee Muzeun qee kishin ngritur brenda sajee lashee sheenimin: "Ishte njee kënaqësi e veçantë të shikoje këtu trashëgiminë shqiptare të përfaqësuar edhe nga parganjotja e njohur Elena Gjika ose Dora D’Istria. E nenshkrova Sali Bollati, Paramithioti nga Nju Jorku".
Duke zbritur një burrë na ndaloi pranë dyqanit të tij. Filloi shqip, por menjëherë e ktheu në greqisht. U përpoq të na bindi se në të vërtetë kemi jetuar pranë njeri tjetrit miqësisht, si vëllezër, veçse disa palo njerëz për të marrë pasuritë e të tjerëve bënë atë kërdi si në Paramithi edhe këtu në Pargë. Zbritëm poshtë dhe notuam në ujrat ngohta e të kristalta të plazhit të Pargës, bile duke “garuar” me njëri tjetrin se kush do ta prekte i pari me dorë gurin e madh të ishullit përballë. U larguam nga Parga mikpritëse me përshtypjet më të mira për në pjesën më jugore të Çamërisë.
Preveza, në gjirin e Artës është një qytet sa i bukur ashtu edhe historik. U përpoqëm të gjenim Sarajet e Dinejve, aty ku me 1879 Abedin Pashë Dino dhe Abdyl Frashëri iu drejtuan Kongresit të Berlinit që vilajeti i Janinës bashkëme gjithë Çamërinë të mos ndaheshin nga trojet e tjera shqiptare. Dhe kjo kërkesëe drejtë në sajë edhe të mbështejes se popullit të armatosur qëndroi në fuqi deri në Mars 1913 kur krahina shqiptare e Çamërisë u pushtua nga Greqia.
Kaluam nga Margelliçi me shumë ndërtesa të vjetra të rrënuara, por për çudi qëndronte vetëm një minare e një xhamije dhe shumë shtëpia të reja pranë sajë. Këtu, Dr. Ingridi, bashkëshortja e Tahsinit, na tregoi se si gjyshi i saj, atdhetari i mirënjohur Rauf Fico, kishte shërbyer si Kajmekan në Margëlliç dhe më vonë në rolin e Ministrit të Jashtëm të Mbretërisë Shqiptare e kishte ngritur dhe mbrojtur denjësisht çeshtjen e Çamërisë. Mbas Mazrekut plotë me ullishta dhe tre fabrika vaji, pimë kafe në Platare. Shkuam në Gumenicë e cila shtrihet e gjatë në bregun e detit ku shumë tragete e lidhin me botën mbarë.
Hypëm bashkë me makinen e Dr. Tahsinit në traget dhe u drejtuam për në Korfuz. Mbas afro dy orësh, duke soditur me mallëngjim nga larg bregdetin e Çamërisë, zbresim në Korfuz. Korfuzi me kalate dhe ndërtimet karakteristike i ngjan me shumë një qyteti europian. Në fakt aty pushojne turista nga e gjithë Europa dhe bota. Në restorantin që drekuam na shërbeu me kënaqësi një djal shqiptar i zgjuar dhe shume i përkushtuar në punën e tij. Të nesërmen, gjatë kthimit për në Gumenicë duke soditur përsëri bregdetin çam, na afrohen disa turistë grekë që kishin ardhur nga Selaniku. Ata me pyesin nga jemi se nuk e kishin dëgjuar ndonjëherë gjuhën që flisnim. Unë i them se jam nga Paramithia dhe jemi duke folur shqip. Njëri nga ata i çuditur thotë se Paramithia ndodhet larg nga kufiri, si është e mundur që flisni gjuhën e Shqipërisë. Mbasi u shpjegoj se jo vetëm Paramithia por e gjithë Çamëria, deri në Prevezë që ndodhet edhe më në jug, u pushtua nga Greqia vetëm më 1913, po ashtu si edhe Selaniku i juaj me 1919. Ata u larguan menjëherë, pa thënë asnjë fjalë. Zbritëm nga trageti dhe morëm rrugën e kthimit.
Nuk më ndaheshin nga mendja ata parganjotë që kërkonin të shihnin, të takonin dhe të gëzoheshin me më shume vellezër shqiptarë. Tregonin se tani që shqiptarët kanë ardhur për punë këtu e ndjejnë vehten më mirë. Bile xha Panua na tha se do ishte shumë e mirë sikur të hapej edhe ndonjë shkollë që fëmijtë të mos e harronin gluhën e perëndisë.