E hene, 04.11.2024, 03:43 PM (GMT)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Trimëria e disa figurave shqiptare

E diele, 19.04.2015, 12:30 PM


Raste që kanë të bëjnë me guximin dhe trimërinë e disa  figurave  shqiptare

(Pjesë nga  libri im në dorëshkrim: Ngjarje kronologjike me raste guxi

mi dhe trimërie të njerëzve të racës shqiptare ndër shekuj)

Nga Reshat Nexhipi

Në vend të hyrjes

Dy fjalët e parafundit të titullit, flasin  qartë se   në historinë e popullit shqiptar ka dhjetra e qindra raste të tjera trimërie, madje edhe më të rëndësishme se këto që qendrojnë në këtë tekst, të vendosura  pa ndonjë elaborim të posaçëm gjatë përzgjedhjeve të  tyre, nga ana ime, prandaj dhe kërkoj ndjesë për këtë.

Evidentimi i  autorëve, sipas rendit alfabetik dhe,,telegrafisht,,

Abaz Kupi, 15 vjeçar, vrau ushtarin turk i cili deshte  të largojë Flamurin  e Skenderbeut, për ta zavendësuar me atë osman.

Abdyl Frashëri, në Manastir. Në një rast u gjend i lidhur në pranga të hekurta në vendlindjen e Alfabetit. Një qeveritar i lartë turk, buzëqeshi me ironi dhe i tha me cinizëm: ,,Çfarë bëre me idetë e tua..? Abdyl Frashëri,si kurdoherë krenar,iu përgjigj ’’Si mund t i thuash bujkut çfarë bëre kur mbjell farën në arë? Sot fara nuk duket por do të mbijë..do ta korrin brezat e ardhshëm..Shqipëria do të bëhet..’’

Albin Kurti. Gjykata e Nishit e dënoi atë me 15 vjet heqje lirie për dy vepra penale: “Terrorizëm dhe veprimtari kundër shtetit”,që është dënim maksimal sipas Ligjit Penal jugosllav. “Nuk e pranoj këtë gjykatë, sikurse nuk i pranoj Serbinë as Jugosllavinë. Kjo gjykatë është në shërbim të politikës ditore të regjimit të Sllobodan Millosheviqit. Nuk brengosem sa do që të më dënoni”, ka thene Albin Kurti, para gjykatësve serb.

Azem Marana, nga ana e Shkupit. Më 24 korrik 1946 dënohet me vdekje, me ç’rast, ka thënë “Sa e ëmbël qënka vdekja për liri”.

Dervish Care. Udhëheqës i shquar i kryengritjes së viteve 1843-1845. Çliroi Gos

tivarin, Tetovën, Shkupin, Shtipin, Radovishin  etj. Në historinë e Stambollit mbeti i gjallë me guximin e tij të hekurt që tërë fajin e kryengritjes e morri vetë, për t’i shpëtuar të tjerët.

Dervish Hima. Në një rast i hyri kajmakanit turk  në zyrë dhe e pyeti: A mos doni ta zini Dervish Himën? –Po, si jo, atë e kërkoj- u përgjigj kajmekami. Unë jam ai, iu përgjigj Dervish Hima dhe iu kërcënua me vrasje nëse i bën shqetësimin më të vogël.

Esat Tetova, 1949. Afrim Limaj prezenton shkrimin me mbititull “Misteri i një operacioni sekret” dhe me titullin “Esat Tetova, shqiptari që rrëmbeu në Athinë avionin ushtarak”. Fjala është për bazën ajrore të atij qyteti. Me të mbrirë avioni  grek në Shqipëri, Esati dekorohet  nga shteti shqiptar- thuhet në një shkrim të internetit

Gjini. Më 1793 kishte marrë me vete dokume­ntacionin sekret të amba­sadës franceze në Stamboll për ta shpënë në Paris. Gjatë udhëtimit në det, e sulmuan anglezët dhe për të mos e nxjerrë në shesh dokume­ntacionin në fjalë dhe për ta ruajtur besën, flijoi veten duke e mbytur anijen e vet, kuptohet bashkë me të.

Haki Taha, vret Milladin Popoviçin. Patrioti i shquar gostivaras, Eugen Shehu, thekson shkaqet e vrasjes së Milladin Popoviqit: Haki Taha ishte irituar edhe nga një këngë serbe, në të cilën thuhej: “Proxhe zima, doxhe leto, nema vishe tunjat

jeta” (Shkoi dimri, erdhi vera, s’ka më tepër tunjatjeta). Haki Pasha i revoltuar nga kjo, i ishte përgjigjur: “Dardani e vjetër, Kosovë e re, ke qenë shqiptare e shqiptare je, dimër e verë, e sa të jetë jeta, ke mepërshëndetur me tunjatjeta”.

Haki Taha…Mirëpo, për vrasjen e Milladin Popoviçit, Haki Taha ishte nxitur nga deklarata e tij në tubimin e Prishtinës, se ata që duan bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, shikojnë ëndërr me sy çelur. Këtë tallje gjakovari në fjalë nuk e onepsi dot dhe dy dit më pas, me një flamur kuq e zi dhe pistoletë fshehur në gjoks, hyri në zyrën e Milladin Popoviçit, duke i thënë: “Merre këtë plumb, e ke dhuratë nga rinia shqiptare”.Pastaj, i rrethuar nga qindra policë të armatosur edhe me autoblin

da, pa iu trembur syri , del përpara shtëpisë, nxjerr nga gjoksi Flamurin e puth fort dhe qëllon në zemrën e vet.

Idriz Ajet Gashi. Kosovar i njohur, i cili një kohë ka vepruar  edhe në Manastir. Ishte një ndër iniciastorët për  themelimin  e Shoqatës ilegale të rinisë shqiptare ,, Drita,, në Shkup,  në mitin 1937. Gjatë egzekutimit, vetë e vendosi litarin në qafë dhe nuk lejoi që atë ta bënin xhelatët e tij.

Mic Sokoli, nga Fang i Bujanit (Tropojë). Shaqir Berani, në revistën “Gjuha shqipe”, 1, Prishtinë 1987, f.53, shkruan: “Të këndosh për Mic Sokolin, i cili në vitin 1881, me repartet e ushtrisë shqiptare, i solli humbje të mëdha ushtrisë turke në Betejën e Slivovës, ku u vranë më se 1800 ushtarë turq dhe afro 800 ushtarë shqiptarë. Betejë kjo me përmasa të mëdha për atë kohë, të këndosh për vdekjen heroike të këtij burri që, duke ia zënë me gjoks grykën një topi të kalibrit të madh të ushtrisë turke, e flijoi jetën jo vetëm për të mirën e popullit të vet por edhe për të mirën e të gjith popujve të Ballkanit, që vuanin më se 500 vjet, siç thotë populli, si gjarpëri nën gurrë”.

Millosh Kopiliqi vrau sulltanin në Kosovë, në mënyrë që flet për një guxim dhe trimëri të pa imagjinueshme dhe të pa dëgjuar gjer atëhere.

Miro Tërbaçi. Për të,  Zenepe  Dibra shkruan se ka qenë një vajzë patriote  dhe e guximshme nga ana e Vlorës dhe se pas vrasjes së tre anëtarëve të saj nga ana e sunduesëve osmanë, ajo, hipur në kalë dhe e armatosur, shkoi në sarajet e mysarifit, në Vlorë, gjoja se  do t i dorëzonte ndonjë letër dhe e vrau me katër plumba.

Myfit Be Libohova në Stamboll. Në literaturën historike thuhet  se deputeti shqiptar në fjalë,  ng Libohova, një kolegut të tij turk në parlament,  i cili kishte përdorur fjalë pezhorative për  shqiptarët  dhe bektashizmin, i revoltuar  pa masë,  e kishte parë me inat dhe i ishte kërcënuar, duke i thënë  me mburrje “Unë jam shqiptar dhe bektashi”.  Duke i dhënë në dije se çfarë mund t i ndodhë, nëse nuk mball gojën. (Për këtë pjesërisht shkruan  edhe te Dimitar .Vllahov, në veprat “Memoari”, Shkup, 1970, f.95, 142, 153)

Nikolla Naço dhe Kraqidhasi. Ky konsul grek,  në një rast ka thënë  se shqiptarët ortodoks janë helenë prandaj nuk u duhet gjuha shqipe. Këtë e ka kundërshtuar ashpër Nikolla Naço, bile e ka zënë për pallto dhe me forcë e ka nxjerrë jashtë, para të pranishmëve .

Oso Kuka, nga Shkodra. Më 26 shkurt, të v.1862, në krye të forcave vullne

tare, i rrethuar nga ushtria malazeze, i vuri zjarr fuçive të barutit dhe u hodh në erë bashkë me luftëtarët e tjerë malazezë.

Sali Butka, rasti me syrin. Në fund të v. 1914 shkoi në Itali për të operuar syrin e plagosur në betejën e Nikolicës kundër grekëve gjatë të njëjtit vit. Në spitalin  Bari jo vetëm që nuk pranoi narkozë, por nuk pranoj as ta lidhnin, si zakonisht në raste të tilla.,, Jam shqiptar,, tha ai  dhe qendroi  pa u trëmbur fare kur i nxorrën syrin dhe i vunë një të qelqtë në vend të tij.

Sali Butka, rasti me syrin... Për këtë rast pa precedent, shkruajti edhe gazeta ,,Corriere  della Puglia,, etj. Kurse gazeta ,,Koha,, e Mihal  Gramenos, shkruan

te: ,,Atë ditë të mos e harrojmë kurrë! Vanë  gjithë atdhetarët ta ngushëllojnë, kur Sali Butka na thotë: Mos kini frikë o vëllerzër, që mbeta me një sy, se nuk do ta turpëroj Shqipërinë, se kundër armiqëve ska për të shkuar kot asnjë plumb. Jo syri, po le të shuhem me gjithçka vetëm Shqipëria të rrojë,,

Sali Butka dhe Ganiu. Ky i dyti ishte djali i tij i cili në një betejë gjeti vdekjen. Njerëzit ranë në hall të madh si ta informonin babanë  e tij  i cili gjendej në lufë e sipër në krye të çetës. Në fund, duhej pa tjetër t i tregohej.  Për të mos e demoralizuar çetën, në vend të qante, ia krisi një këngës të mallëngjyeshme atdhetare, gjë që habiti të vegjël e të mëdhenj të cilët ndodheshin aty.

Sali Ramadani, nga  Greshnica e Kërçovës, i  pari deputet që në Parlamentin  e Maqedonisë pati guximin të shpalosë para foltores Flamurin e Skenderbeut, kurse atyre që rezistuan u tha të shkojnë në Bullgari.

Sevasti Qiriazi, e veshur si djalë, me sakrifica të papërshkruara hyri në  burgun e famshëm ,,Jedi Kule,, të Stamboillit për të takuaqr një patriot shqiptar.

Sulltana Qafa, nga ana  e Gostivarit, 16-17 vjeçare, i nxorri gërshërët nga mënga e këmishës dhe  iu vërsul si vetima më së pari komandirit serb, të cilit me dy-tri të goditura e plagosi për vdekje, shtriu për tokë edhe dy të tjerë, por  dy plumba prej anash, ishin vdekjepruese për të. Thuhet se atë e vrau një musliman i atij vendi, për të mos rënë në duart e   teroristëve serbë. Në fshatin e saj,  në shtator 1993, u ngrit përmendorja, për ta lënë të pavdekshme për gjithnjë.

Tahir  Meha, nga Prekazi i Drenicës: luftëtar për mbrojtjen e Kosovës gjatë një betejë me forcat serbe,1981,u hodh mbi tank dhe mbeti i vrarë.

Themistokli Gërmenji, para pushkatimit. Në një shkrim eletronik i internetit, thuhet: “Më 9 nëntor 1917, do të ekzekutohet në Selanik Themistokli Gërmenji. Para pushkatimit ai shfaqi tri dëshira të padëgjuara ndonjëherë: 1) Të vishej me kostum kombëtar shqiptar; 2) Të mos i lidhnin sytë dhe 3 komandën ta jepte vetë ai kur duhe të shtihet në trupin e tij.

Vasil Laçi,  nga Piqerasi i Sarandës, qëlloi me revolver  kundër Mbretit të Italisë Viktor Emanuelit, në Shqipëri, prandaj u dënua me varje. Para vdekjes kërkoi krër të krihet që edhe i vdekur të duket i bukur.

Adem Jashari. E lashë për në  fund, pra, thyeva rregullat e rendit kronolo
gjik sepse  trimërie  e tij është e veçantë.

Në vend të përfundimit

Figurat e lartpërmendura janë puro shqiptarë. Në librin im, të theksuar në nënti

tullin e këtij shkrimi, kam evidentuar qindra figura të tjera me origjinë ilire ose shqiptare, pra, gjysmë shqiptarë, nëse mund të them kështu, që kanë treguar guxim dhe trimëri të jashtëzakonshme në vende të ndryshme të botës, 10 prej të cilëve i evidentova në shkrimin e mëparshëm, kurse dy  të tjerë  janë  këta në vijim:  Axhi

zilao Milanos dhe Pjetër Guri.  I pari, ishte  nga Italia, i cili, përveç veprave të tjera që kanë të bëjnëme titullin e këtij shkrimi,  kryeu atentat ndaj mbretit të Napolit, Ferdinandit II, i cili terorizonte popullin e Italisë. Në pyetjen e prokurorit se cilët i kishte bashkëpuntorë, ishte përgjegjur: “Mendjen, zemrën dhe krahun,.  Sa i takon të dytit, Pjetër Gurit pra,  shqiptar nga babaj, edhepse i vetëdishëm që do vritet, u dolli forcave të mëdha osmane përpara, duke luftuar heroikisht deri në vdekje dhe duke e lënë gjallë emrin e të ashtuquajturës Republikë të Krushevës të vitit 1903, me të cilën mburen sllavët maqedonas, prandaj  para 20-30 vitesh  u vendos që  t i ngrihet një përmendore 20 m.të lartë në vendin e betejës. Meqenëse në biografinë e tij të gjatë, lidhur me këtë iniciativë,  nuk përmendej fare origjina e tij shqiptare, u paraqita me një shkrim në shtypin maqedonas ku tregova realitetin, gjë që shkakë

toi jo vetëm mos realizimin e  iniciativës, por, emri i këtij heroi legjendar ka filluar të zbehet në historinë e popullit sllavomaqedonas. Kalimthi të kujtoj se origjinë të ngjajshme si  të Pitu Gurit kishte edhe komediografi më i njohur në Ballkan- Branisllav  Nushiqi, por, për dallim nga sllavët maqedonas, vëllezërit e tyre të veriut, sa e di unë, nuk demantojnë origjinën e tij, sepse vetë ai  mburej që në damarrët e tij rridhte edhe gjak shqiptari, nga gjyshi me emrin Belo.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora