E diele, 16.03.2025, 06:57 PM (GMT)

Mendime

Bardh Nëngurra: Popull që vetëshpall heroj e trima

E enjte, 16.04.2015, 07:55 PM


POPULL QE VETSHPALL HEROJ E TRIMA, POPULL QE MERR MBI VETE KRIMET QE SI KA BA

Nga Bardh M. Nengurra

Ka disa ditë qe jam hamend a ta shkruej këtë shkrim ajo. Ka disa ditë qe percjell me qindra shkrime e komente qe vërshuen faqet e blogeve të internetit e ma së shumti FACEBOOK-in ku shahet e sulmohet publicisti Kastriot Myftaraj pasi ky bani publike nji aktakuzë në Gjykatën e Tiranës per te ashtuqujtunin Ballisti z. Ismail Morina. Personalisht pasi e lexova fletë denoncimin apo kallximin penal te perpiluem nga z. Kastriot Myftaraj e perkraha dhe menjihere edhe e shperndava te miqët e mi në facebook.

Çka me pa pasuen reagimet, pasuen kundershtimet dhe tash jo vetem Kastriot Myftaraj ishte objekt i sulmeve dhe shamjeve por disa " MIQ " te mi te facebookut filluen të me shajnë edhe mu, bile njifar anonimusi me emen e mbiemnin Maxhuni shkoj aq larg sa më kerkojë ta baj ADN-ne per ta pa se unë qenkam shka e jo shqiptar.

Disa komentues kishin shkue aq larg sa apelonin per nja dy -tri kilogram tritol me ja vu shtëpisë se Kastriot Myftarajt.

Kjo u ba shkak qe unë tash këtu tja ndersej qentë vetit dhe vendosa ta baj këtë shkrim qe patjeter se injorances shqipfolëse nuk ka me i pelqye dhe perseri si shumë here ma parë kan me vershue sulmet, kërrcnimet, shamjet, denigrimet, akuzat e shpifjet kunder meje. Unë ndiej veten se jam intelektual në raport me te tillët dhe aq me ban se më kërrcnojnë e shajnë ata. Unë baj punën time per ti sherbye popullit tim, Atdheut tim.

Në kohen e Mbretnisë se Zogut kur ndodhi pushtimi fashist italian shqiptarët e Dardanisë ndihen te çliruem nga pushteti gjenocidal i Mbretnisë serb-kroato-slovene   dhe shumica e tyne futen në sherbim të strukturave te pushtuesit italian si p.sh. xhandar, prefekt, sherbyes civil etj. Në fshatin e lindjes time në Lugposhtë ( Nengurrë ) ishte pas vesh nji xhandar i tillë ( qellimisht nuk do e permend me emen ) dhe ai tue mendue se ma kurr nuk do rikthehet pushteti shka qon pak krye dhe bahet bukur kapadai. Nji ditë prej ditëve del vet me lajmin se e paska vra Zaria Popoviqin. Zaria kishte pas qen kolon malazez dhe në fshat kishte pas vëllaznit dhe edhe djalin Vujadinin. Pas kapitulimit të fashizmit dhe ardhjes në pushtet te komunistve jugosllav në janar 1945 djali i Zaria Popoviqit, Vujadin Popoviqi vishet me uniformen e partizanit dhe bashk me OZN-nen famkeqe shkon e arreston at xhandarin kapadai, e dergon në burgun famkëqe apo ma mirë me thanë në kasaphanen KULLA E POPIT ne Istog dhe e mbyt me sopatë dhe trupi i ti humb pa gjurmë.

Kam ndegjue me veshet e mi ma se 10-15 burra te vjeter te fshatit qe thojshin se Zaria Popoviqin e ka vra nji kaqak shqiptar i Mivades ( Uçës ) ndersa ky xhandari kapadai per tu lavdue se sa i zoti asht rrahke gjoks se e ka vra malazezin pa e vra fare dhe kjo i kushtojë me krye.

E kam njoftë mirë Vujadin Popoviqin dhe në nji rast edhe e kam pas pyet;.... ti ke nxjerr gjak per baben ke vra X. njeriun dhe Vujadini më ka thanë. Ate e kam vra se rrejke se ma ka vra babën sepse baben tem ma ka vra tjeterkush.

Neve gjenerata pak ma e vjeter mbajm mend masakren e kasermes ushtarake në qytetin serb Paraqin. Aty dikush kishte vra 7. ushtar derisa ata flenin në gjum dhe perqudi te gjithë te vramit ishin pjestar të popujve të republikave të ish Jugoslalvisë. Pushteti bani denoncimin se ata i vrau terroristi shqiptar Aziz Kelmendi dhe se në perpjekjen e ti per te ik ate e vran ushtrija jugosllave.

Pra Jugosllavia federative kishte 6. njisi republika dhe 2. krahina autonome e qe te gjitha këto bashk ishin njisi konstituive te federatës jugosllave dhe per qudi nga secila njisi ishte vra nga nji ushtar tu llogaritë këtu edhe vet Aziz Kelmendin si perfaqesues i Kosoves.

Me syt e mi e kam pa nji reportazhë në TV.Beograd 2. ku reporteri i TV-së kishte shkue në Sarajevë dhe atje ban intervistë me nji ushtar qe kishte shpetue me plagë te randa nga akti i sulmit në fjetoren e ushtarve. ( po spjegoj se daten kur ka ndodh rasti i Paraqinit se kam mbajt mend , di se ka qen fillimi i viteve 80. dhe as daten se kur kam pa intervisten qe po e shkruej tash ).

Ushtari i plaguem kishte pas qen magjup nga Sarajeva dhe më kujtohet se emni apo mbiemni i ti ka qen Safet, ose Safetoviq.

Në pyetjen e gazetarit se kur ka kercit rafalli i automatikut ti ke qen në gjum dhe shtrati yt ka qen pas dere, a je tremb dhe a je zgjue?

Po i pergjigjet ushtari.

Dhe kur u zgjove a pave si dukej vrasësi?

Po e pash dhe më kujtohet; vrasësi mbante në dorë nji pushkë automatike , ka qen i veshun me kostume te zeza, ka pas veshun nji mantil te zi lekure mbi kostumet dhe ka pas sheshir në krye.

PS! Kjo deshmon se vrasjen se ka ba asnji ushtar dhe as Aziz Kelmendi por e ka ba nji perosn civli serb.

Menjihere pasi këtyne fjalve TV 2.   Beograd nderpreu transmetimin e intervistës dhe fillojë ta transmetojë nji film vizatimor.

Këtë intervistë të nderpreme qe në fillim e kan pa me mija njerez te asaj Jugosllavie te atëhershme dhe mbaj mend se ka pas shumë komente e shkrime gazetash jo vetem per intervisten, por edhe per rastin se si pushteti vet ka ba masakrren dhe fajin ja len shqiptarit Aziz Kelmendi per ta senzibilizue opinionin ne republikat e tjera se gjoja shqiptaret jan terrorista dhe separatista dhe ata do shkatrrojnë shtetin.

Mjerisht neve shqiptarët e gëlltitem këtë trillim serb dhe krimin makaber e morem mbi veti dhe Aziz Kelmendin e shpallem Hero, e kendojmë në kangë me çiftelia e sharkia dhe e kemi per krenari trimninë e ti.

Po t`isha unë familjar i afert i Azizit të ndjer kisha me reague ashper te pushteti i Dardanisë dhe Shqipnisë ( sepse edhe atje ka disa rapsod qe e kendojnë kangen e ti ) dhe do kerkoja ndalimin e asaj kange. Poashtu do reagoja te ata qe Azizin e renditin në radhen e luftëtarve shqiptar. Do kerkoja te shpallet viktimë e dhunes dhe makabritetit serb dhe do pranoja te shpallet Deshmor qe pafajsishtë u vra nga mizoria serbosllave.

Por jo edhe familjaret e ti e edhe lukunia tjeter injorante shqipfolëse don se don te jet Aziz Kelmendi ai vrasësi katil qe vret shoket e vet ushtar pa i ba asnji të keqe derisa ata flejn në gjum. Nuk ka njeri në botë se do e merrte per mburrje nji vrasje te tillë pos neve shqiptarve. Dhe nuk ka popull në botë qe nuk do e gjykonte rastin si krim pos neve shqiptarve mendjemedhenjë e tarafegji.

Në kohen e okupimit te falangës së Millosheviqit në Dardani në qytetin e Pejes ndodhi poashtu nji masakër në nji kafeteri ku nga nji akt terrorist u vran disa te rinjë serb derisa pinin aty dhe defreheshin. Mbaj mend se edhe per këte vrasje u paten byrykatë disa komandanta e luftëtar te te ashtuqujtunit Shtabi i Dukagjinit.

Dihet se sa ka pas ndikue ky rast në arenen nderkombëtare per ta zbeh simpatinë tonë si popull i urtë.

Dhe ja tash pas 15-16 vjetve a nuk dolen vet policia serbe dhe deshmon e pranon se aktin e qujtun PANDA në Pejë ( pra vrasjen e rinisë serbe në kafeteri ) e kan ba vet policia serbe.

Dhe tash po këthehem te rasti i ati dreq DRONI qe nga terasa e nji kishe ( sipas shkrimeve ) serbe në Beograd ra në fushen e lojes kur loja mes Serbisë dhe Shqipnisë në futboll edhe ashtu u nderpre pasi në fushë ran mjete piroteknike dhe u rrezikuen lojtaret. Autorsia e DRONIT nuk u dit disa ditë, kur papritmas del njifar flokëkaqurreli me pamje vagabondi dhe thotë se ai e ka leshue DRONIN. Nuk do flas per te gjithë ato qe u folen dhe u shkruen, unë këtu vetem do flas me ton kritik kunder FFSH ( Federatës së Futbollit Shqiptar ) pse nuk e bani kallximin penal kunder këti " HEROI " te vetdeklaruem z. Ismail Morina?!

Per ta ba kallximin penal ka pas arsye dhe bazë të shendosh dhe FFSH-ja asht dasht te perdor po ato fakte qe i kishte perdor z. Kastriot Myftaraj tash kunder Ismail Morinës - Ballistit.

Personalisht mendojë se atë DRON e kan leshue vet njerzit e pushtetit serb me te vetmin qellim per ta pas pretekst me ndodhë far tragjedie me djelmoshat tanë në fushen e lojes. Dhe tragjedia padyshim se do ndodhte sikur mos tishin aty ( fatmirësishtë ) , disa lojtar njerzor serb si Jovanoviq, Kolarov etj  qe ndihmuen në evakuimin e ekipit shqiptar. Personalisht kurr se besojë se ate e ka leshue ndonji shqiptar e as ai far flokëkaqurreli Ismail Morina. Dihet se Beogradi atë ditë ka qen nen kontroll rigoroz sepse te nesermen ishte aty vizita e Vladimir Putin, dhe per ta lëshue nji DRON te tillë tinza policisë dhe organeve te sigurimit ka mujt vetem dikush qe e njef shkelqyeshem Beogradin dhe rrethin aty afer Stadionit PARTIZANI, ose dikush qe asht ndihmue dhe asht pague bukur mirë nga pushteti serb per ta ba at veprim, perndryshe askush ska pas shansen ma te vogel me e realizue atë veprim dhe me ik pa therr në kambë.

Mjerishtë neve veprimet e liga qe i ban dikush pa mendue se ato i ban per zezëditen tonë , neve i marrim per vete dhe shpallim veten autor i tyne.



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx