Mendime
Dërmaku: Kufijtë në mes të vdekurve dhe të gjallëve
E diele, 19.04.2015, 10:17 AM
Kufijtë në mes të vdekurve dhe të
gjallëve nuk janë gjithënjë të pa kalueshëm.
Nga Ramiz DËRMAKU
Në mërgim ju do të jeni të trishtuar, të përbuzuar, të nënçmuar dhe të shkelur e të ofenduarë ne heshtje dhe të harruar duke shetitur metropoleve të europës. Pa e njoftë kend e pa ju njohur as kushi.., në lokomativën zë e madhe të Europës.. As malli as loti s’do t’ju lërë të vdisni, as shtëpia e huaj s’do të ju shpreh ngushllime dhe nuk do të ju ngrohë kurrë.
Ne pasditën e mesit të qershorit te vitit 1999, pas një përgaditje të vogël,u nisëm me djalin tim Valonin,nga Gjermania për në Kosovë. Duhët kalonim disa shtete (Zvicrren, Italinë, Shqipërinë), për të arritur deri në vendlindjën tonë të dashurë në Shipashnicën e Epërme Komuna e Dardanës, Kosovë.
Rrugëtimi ishte i gjatë por edhe shumë i bukur sepse e kishte një qëllim të përmallshem shenjëtak, zogjët me cicërrimet e tyre të bukura ia shtonin gjallërinë fshatit tim te lindjës e Kosovës, gjelbrimi dhe cicërima e zogjëve ja thenin monotoninë e heshtjes së përmallshme…..,. Desha t’iu thërrisja të më vorrosnin në varret e fshatit, tek lulet e pranverës, jo largë lumit të fshatit , sepse isha i sigurt se në agim sërish do të ringjallesha që të mbes në greminen e gëzimeve të përmallura.
Mbërritëm
në mbrëmje dhe kur hymë në oborrë me djalin shkelnim fijet e barit si
margaritarë që ishin rritur në oborr. Isha i lodhur dhe i rraskapitur nga rruga
dhe ndarja e gjatë malli e mërgimi në diasporë. Dhe kur hyra në oborr ecja po
si të isha ndonjë i huaj apo edhe si mysafir i pa ftuar. Pra thënë shkurt ata që
ma kishin robëruar, plaçkitur gllabëruar dhe vrarë vendlindjen , ma kishin
ndaluar shumë vjet edhe kthimin. Derisa malli dhe dhembja përsëri më shtyen që
unë sot të këthehem sërish në Kosovë.
Njëqind metra lagrë shtëpisë sime ndodhej përroi freskues i cili dikur kishte gurgulluar çdo pranverë.. ,pasuri fshati, lajdhitë dhe shkozat ishin rritur e kishin filluar të lulëzonin. Më dukej sikur në atë heshtje të madhe e të dhembshme të muzgut të gjitha gjërat që na rrethonin,orvateshin të na preknin na pëçafonin dhe të na uron mirëseardhjën në vatrën tonë.
Shtëpia
që dikur shëndriste dhe gumëzhonte nga zërat e embël të fëmijëve, tani ishte
mbështjellur me pluhurin e boshatisjes,ndjekjeve,ikjës.
Kështu kishte ndodhur me bashkëfshatarët e mij, ndersa mue ne mënyrë shumë mizore ma kishin mbyllur këtë udhë. Kështu po mendoja atë mbrëmje përrallore përpara gërmadhave të shtëpisë shekullore e prindërore, kur dikur në oborrë dëgjoja zërin e njeriut , e sot .., e sot.., heshtje mordi. Prita një kohë të gjatë .., të më ofrohej dikush , pra të më ofrohet njeriu i pikëlluar .., por përveq ndienjave të zjarrta e të rrahurave të zemrës sime nuk dëgjoja asgjë.
Mendja më
thonte.., se dikush po më therret:.., afrohu kushdo që të jesh! – dëgjova zërin
tim ,psheretim shpirti, kam shumë mallë e dhembje dhe do ta pranoja bisedën
kushdo që t më paraqitet, dhe kushdo që të më tregoj se çka ka ndodhur në
fshatin tim ;dhe në Kosovën Dardane. Nga shtëpia tingllonte embël një zë: A
pronon ti të flasësh me njerëz të vdekur ?
Ajo mu përgjegjë:
-Përse s’beson kur më njeh, - tha ajo.. ,-nga që jamë e vdekur ?
Por kufijt në mes të vdekurve dhe të gjallëve nuk janë gjithënjë të pa kalueshëm.
A e mban mend verën time të fundit ? kur unë isha e sëmurë e pa aftë të lëvizja , e ti më merrje për dore dhe më shetitje, në oborrë uleshim bashkë nen hijën e Arrës, dilnin edhe fushë.., ku unë kisha derdhur shumë energji, shumë djersë dhe shumë mundë ,e shumë .., A të kujtohet kur ti vije prej shkolle e unë punoja punët e përditshme të shtëpisë … Dhe kur unë kaloja pragun e shtëpisë ti më thoje .., nënë ti.., po sheh.. ..,.
por.., - Ju ikët pa e kupëtuar se bota e huaj nuk do t’ju pranojë nuk do të bëhej kurrë e juaja. Nënë ti mendon edhe për mua kështu? –Sdo të të flisja fare ne këto çaste përmallimi sikur se të pandehja vet-vehtën mëkatar. Nënë, oj nënë…, unë po jetojë .., Mua ma rrëmbyen dashurinë ndaj vajzës, dhe dashurinë ndaj atdheut varreve të te parëve dhe vendlindjës së shtrenjët.
Një ditë do të vijë.., por kur ? Se dij.., nuk mund të ju themë asgjë..,
Por një ditë kur do të vishë Ti, unë nuk do të jemë.
Punuam me 17.04.2015
Weingarten - Gjermani