E hene, 07.10.2024, 07:18 PM (GMT+1)

Mendime » Nexhipi

Nexhipi: Droni në Beograd dhe avioni në Athinë

E diele, 11.01.2015, 07:58 PM


Droni në Beograd dhe avioni në Athinë,

tronditi  tepër  Serbinë dhe Greqinë

Nga Reshat Nexhipi

Dy fjalë rreth  dronit ,,legjendar,,.

Arësyen, pse vendosa  një titull  më të gjatë   se ç duhet dhe, pakë  si në poezi, do ta zbardh në fund, kurse sa i takon dronit, ishte  një nga ngjarjet  më interesantet  të vitit që lamë pas, jo vetëm për  shqiptarët  dhe serbët, por edhe më gjerë, sepse  nuk mbeti vend  në botë, pa  e parë ose dëgjuar. Pa marrë  parasysh, kush është autor i kësaj ngjarje dhe, çfarë prapavijë kishte, një gjë, për mua është e sigurtë që, tërë bota, pra edhe ata që nuk e dinin ku ndodhet Shqipëria dhe cilët janë shqiptarët, përmes dronit e mësuan këtë si dhe  dëgjuan për Shqipërinë etnike të ndarë dhe të përçarë, si dhe për dy kolosët tanë që zbritën si ,,heronj,    ,,zemrën,, e Serbisë.  Kurse përmes asaj që ndodhi në fushën e sportit, rreth kapjes së dronit, bota u bind  për heroizmin e  shqiptarëve, kur është në pyetje flamuri Skenderbeut, nga njëra dhe, egërsinë dhe sjelljen banditiske të  Serbëve, nga ana tjetër, mos flasim për njollosjen e  policinë serbe  dhe  shtetit serb në përgjithësi që lejoi  para syve  t iu ndodhë kjo fatkeqësi, gjë që, siç shkruan ruan një anonimus në internet, është njësoj sikur në stadiumin e Tiranës  të ,,zbriste,, Sllobodan Millosheviqi,, krahasim ky,  jo fort  i qëlluar,  por me  qëllim i cili kuptohet. Kur jemi te droni, ka zëra që thonë se dikund në Shqipëri ose Kosovë, janë parë djema me këmishë sportive, në të cilat është vendosur shqiponja duke hequr dronin nga qielli në drejtim të një stadiumit.U përpoqa ta verifikoj këtë, por kot, prandaj mund të jetë sajesë, por edhe nxitje për të bërë një punë të tillë nga ana e ndonjë ideatori?

Rreth  ngjarjes të vitit 1949 në Athinë

Droni u bë shkakëtar që të kujtohem në këtë ngjarje, për të cilën kisha lëxuar dikund më parë, por  më ishte larguar nga mendja. Në bisedë e sipër me një mikun im ish aviator, fitova përshtypjen  se ngjarja në fjalë, siç ma përshkriuajti ai, duhet të hynte në  analet e historisë, madje  të zinte vend edhe në librin e Ginisit. Fjala është  për heroizmin e  Esat  Tetovës, i cili, me sakrifica të papërshkruara sfidoi sigurinë  e bazës  ajrore  greke, duke rrëmbyer një nga avionet e saj dhe  duke ja dorëzuar pushtetit  të posakrijuar shqiptar, i cili, në shenjë falenderimi  për këtë vepër heroike dhe patriotike, e dekoroi me urdhrin e trimërisë, sepse Shqipëria, siç më tha bashkëbiseduesi,  aso kohe rrezikohej nga ana e forcave  shoveniste greke dhe të cilës  i mungonin avionët. ,,Nuk e di pse kjo ngjarje ka mbetur në heshtje,, më thotë ish aviatori dhe pak si me shaka shtoi që  ,,Sikur  Esat  Tetova të quhej Petko ose Trajko, kushedi se çfarë  përmendore do t i ngrihej në qytetin e tij,,. Biseda me të më inspiroj të shtroj pyetjen

Ç duhet bërë

Pa marrë parasysh, pse kjo është heshtur dhe çfarë histori ka patur rrëmbyesi i avionit, rasti i dronit në Beograd, duhet shfytëzuar dhe të dy këto ngjarje, të ndërlidhen dhe    hynë në histori, ose të paktën rrëmbyesit  të avionit grek,t i ngrihet një bust, sepse, veç guximit, heroizmit dhe sakrificës të tij, për koincidencë, dy  ngjarjet ndodhë në kryeqytetet e dy shteteve me krime dhe genocid  të paparë ndaj shqiptarëve, si dhe  shtete që  kanë zaptuar trojet më pjellore shqiptare, siç është Çamëria dhe Kosova, edhepse kjo e dyta, pas një shekulli në robëri, me forca të veta dhe të huaja, të shprehem në mënyrë figurative, thyeu gujatën e vezës  dhe doli në dritë, por, fatkeqësisht, akoma me një këmbë brenda në të dhe dita ditës është duke u përpjekur të dalë e tëra si zog i plotë dhe i bukur, por, a do ndodhë kjo, ose do mbetet  sakat, si e ëma e saj, mbetet të shihet.

Si përfundim: dy  fjalë rreth titullit të këti shkrimi

Siç theksova në fillim, caktova  titull  pak  si në poezi, jo se jam ndonjë poet, por, me qëllim që të nxis krijuesët tanë të këngëve, posaçërisht mjeshtrin e pasionuar dhe të dëshmuar të këti zanati, z. Demir  Krasniqin e Kosovës  kreshnike, që, mundësisht, edhe  këtyre dy ngjarjeve, t iu thurrë një këngë, ashtu siç bëri me tekstin im, kushtuar ,,Bashkimit,, të Manastirit, të vitit 1908, me çka,  mundësoi që emri i kësaj ngjarje mbarëkombëtare e cila organizoi Kongresin e Alfabetit  dhe trasoi  rrugën  drejt Pavarësisë,të përcillet përmes këngës bres pas brezi dhe, bashkë me të, edhe emri i autorit të saj. Dhe, ku jam  aty, këngëtarit në fjalë, ndoshta mund t i shërbejë edhe shkrimi në vijim.

Gjeneza e shqiptarëve

(Histori në vargje, e shkruar nga  ana ime, si student,  rreth gjysmë shekulli më parë)

Nxënës dhe studentë të nderuar, këtë artikull, juve ua kam kushtuar, historinë e kombit, për t’ua treguar. E kam thurrur në poezi, por, sa do t’ia qëlloj, një Zot e di. Sepse, s’jam as poet, as shkrimtar, por student  dhe, gjoja gazetar. Sidoqoftë, urdhëroni e më dëgjoni, se shumë gjëra do mësoni. Historia jonë, është plot lavdi, çdo popull i ka zili. Pellazgët, stërgjyshët tanë, 120 shekuj  të vjetër janë. Emri Pellazg, do të thotë pellg, ose plak, në gjuhën tonë, shkencëtarë të huaj, këtë e thonë. Pellazgu, është  njeriu i parë në botë, kështu legjenda thotë. Leka i Madh, Pirron e kishte kushëri, këtë rrallë kush e di. Skënderbeu, Lekën e kish emnak dhe, kishin të njëjtin gjak. Pa Lekën dhe Skënderbenë, emrin Greqi dhe  Maqedoni, nuk do t’a njihte njeri. Flamuri ynë kombëtar, i Skënderbeut, është një nga  më të bukurit, në faqen e dheut. Kaqë për sot, por herën tjetër, do t iu tregoj edhe më tepër.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora