Mendime
Florim Zeqa: "Cosa Nostra"!
E marte, 06.01.2015, 07:11 PM
"Cosa Nostra"!
Shkruan: Florim Zeqa
Nuk është fjala për organizatën mafioze siçiliane të shekullit 19-të, por për mafian kosovare të fundshekullit 20-të dhe fillimit të këtij shekulli.
Zhvillimi i krimit të organizuar në Kosovë, fillet e veta i ka me fillimin e luftës çlirimtare, ku individ të papërgjegjshëm në emër të luftës "çlirimtare" kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme komerciale për përfitime personale,...të cilat më vonë kanë marrë formën e organizimit duke u zgjeruar paslufte në vet partitë politike dhe qeverisjen e vendit.
Ishte 29 prilli i vitit 1998, ndodheshim në protestën mbarëshqiptare para Palazzo Chiggi në Romë, ku mbahej mbledhja e grupit të kontaktit për Kosovën. Afër vendit ku mbahej protesta ishte pika ku shqiptarët "pajiseshin" me simbole kombëtare; flamuj, fanela, kapele, dhe pankarta të shumta kuq e zi.
Akoma pa u afruar pranë vendit ku shiteshin simbolet kombëtare, ndëgjoj një zë, " ej Zeqë, eja këtu merri sa fanela për shoqatën, janë të bukura" !
Ishte ky një "patriot", të cilin kisha pasur rastin ta njofë disa javë më parë në një mbledhje të përbashkët të shoqatave shqiptare në Firencë.
Nga turma e njrëzve mezi arrita të pika e shitjes së simboleve kombëtare, "patrioti" që shiste mënjëherë më ofroi një flamur kombëtar, m'u duk pak flamuri, i mora edhe gjashtë fanela me germat K.O.S.O.V.A, ku të gjitha së bashku arritën shumën 140 mijë lira (140 marka gjermane).
Mirëpo,
kurreshtja nuk më linte të qetë, me të kthyer në
Pasi i spjegova rastin, pyetja e parë që i bëra zyrtarit të fondit "vendlindja thërret" ishte; a janë të lejuara këto forma të grumbullimit të mjeteve financiare për luftën çlirimtare, pergjitgja ishte kjo; "jo, përkundrazi janë të ndaluara", kur e njoftova me emrin e "patriotit", m'u lutë të mos e bëjë të madhe këtë punë, "ne do të merremi me këtë rast", me këtë përgjigje e përfundova bisedën me perfaqësuesin e fondit "Vendlindja thërret" !
Se a isht ky thjesht biznes familjar i "patriotit" apo kishte karakter të organizuar, mbetët të plotësohet nga lexuesit e këtij shkrimi, pjesmarrës në këtë protestë apo në të tjera si kjo në mbarë Evropën.
Si do që të jetë, flamurin dhe fanelat i ruaj sot e asaj dite si relikte të çmuara kombëtare, si kujtesë e një kohe të papërseritshme të krenarisë kombëtare në mërgim. Sa herë shikoj ato fanela para vetës më dalin ata 6 të rinjë shqiptar që i vendosa në ballë të turmës së protestuesve me flamurin kombëtar.
Këtë rast vetëm e mora si shkas, ngase ky ishte vetëm një nga qindra raste të tjera gjithandej vendeve euro-përëndimore ku në atë kohë zhvilloheshin protesta të shqiptarëve në përkrahje të luftës çlirimtare në Kosovë.
Mirëpo, bisnese shumë më të fuqishme janë zhvilluar me rastin e grumbullimit të mjeteve financiare në emrin e luftës çlirimtare. Miliona marka gjermane, franga zvicerane, dollarë amerikan,....lireta italiane të grumbulluara në emrin e fondeve te luftës, në emrin e lirisë së Kosovës kanë përfunduar në xhepat e përfituesve të luftës çlirimtare.
Përfundimi i luftës i qiti në shesh të gjitha; kush ishin luftëtar të vërtetë të lirisë sonë dhe kush ishin përfituesit e saj.
Luftëtarët e vërtetë të lirisë sonë, edhe15 vite nga çlirimi përballën me kafshatën e gojës, ndërsa drejtuesit e fondeve, komandantët dhe qeveritarët e atëhershëm u shëndrruan në milionera, uzurpator të pushtetit që sot qeverisin me vendin.
Për habi, me përjashtim të disa zërave nga diaspora, të gjithë heshtin, askush nuk e ngrit zërin për zbardhjen e fondeve të luftës, askush nuk e ngrit zërin për zbardhjen e vrasjeve politike, askush nuk e ngritë zërin kundër uzurpatorëve të lirisë sonë !
Të gjithë
flasim për korrupsion dhe krim të organizuar, por askush nuk
Grupet mafioze të grumbulluar mbrenda disa partive politike, janë shëndrruar në sundues të tyre, janë bërë të paprekshme nga ligjet dhe drejtësia e shtetit.
Mirëpo kjo nuk do të thotë se do të mbetën të pamposhtura përgjithmonë. Një ditë do t'u vije fundi edhe këtyre krijesave njerëzore që po vashdojnë të ushqehen paratë e qytetarëve të varfër të Kosovës, me djersën dhe mundin e mërgimtarëve (me plaçkitjen në pikat kufitare, nxjerrjen e dokumenteve, komunikacon...etj).
Grupet mafioze janë sikurse çdo histori që ka fillimin dhe fundin e saj. Fitorja ndaj këtyre grupeve mafioze nuk mund të vije si rezultat i heroizmit individual, por si rezultat i angazhimit në këtë betejë të të gjithë qytetarëve të vendit, përshirë forcat pozitive nga të gjitha partitë politike dhe institucionet e vendit.
Përvoja e deritanishme e ka treguar se agjensionet "anti korrupsion", "task forcat" dhe "OJQ-të" tjera janë shëndrruar në një lloj "dekori" të skenës politike për mashtrimin e opinionit.
Në realitet, të gjitha agjensionet antikorrupsion janë kontrolluara nga pushtetarët, bashk me sistemin e drejtësisë janë bërë dorë e djathtë e qeveritarëve, duke i shëndrruar përfituesit e luftës dhe shpërdoruesit e pushtetit të pasluftës në "kozanostra" (cosanostra) të vendit tonë, të paprekshëm nga ligjet dhe drejtësia,...deri me tani të pandëshkuar edhe nga ligjet popullore !
P.S. Foto e punuar enkas për kët shkrim nga artisti, mjeshtri i fotografisë dhe dizajnit Dj-Lita Nezaj.