Mendime
Besim Dervishi: Kriminelët e jakave të bardha
E diele, 04.01.2015, 07:33 PM
KRIMINELET E JAKAVE TE BARDHA
Nga Mr.sc Besim DERVISHI
Kriminelet e Jakave te Bardha (White Collars Criminals), keshtu i ka cilesuar kriminologu i njohur amerikane Edwin Sutherland autoret e veprave penale te cilet jane pjese e elites politike, shteterore apo ekonomike e nje vendi. Juristi, gazetari dhe shkrimtari italian Giuseppe Fava gati tre dekada te shkuara do i pershkruante me keto fjale, keta individe te rrezikshem per demokracine dhe sigurine kombetare te nje kombi.
"...Nje politikan nepermjet mafias nuk kerkon sot vetem pushtetin e tij politik, por kerkon dhe pasurimin e tij personal. Mafiozet gjenden ne parlament, mafiozet ndonjehere jane ministra, mafiozet jane bankier te sukseseshem. Mafiozet jane ata qe ne keto momente jane ne krye te ketij shteti..."(Shih intervisten e Giuseppe Fava, 28 Dhjetor 1984 dhene ne emisionin e gazetarit investigativ italian Enzo Biagi )
Sot ne hapsiren shqipefolse krimineli i "jakes se bardhe" paraqitet ne opinionin publike si njeri i kompromiseve te medha politike. Si shpetimtar i kombit, apo si inicuesi i gjoja nje doktrine te re politike e cila sipas tij por dhe sahanlepiresve qe e rrethojne, do te shpetoj vendin dhe do i japi fund tranzicionit te stergjatur shqiptare.
Ky tip krimineli shpesh here ndihet i friksuar dhe i trazuar shpirterisht.
I friksuar jo nga ligji i "plastelines" te cilin ai mund ta konfiguroj sipas deshires. Por ai i friksohet ndeshkimit te tij nga fuqia e mbinatyrshme qe identifikohet me Zotin. Ndaj per te qetesuar dhe pastruar shpirtin , ky njeri i paskrupullt, ky njeri i njeqind flamurve dhe i njeqind partive ka zbuluar nje skeme te re, ngritjen e qendrave te bamiresise per shtresat ne nevoje, ku rendomte ai vendos ne krye te tyre ndonjerin prej pjestareve te familjes se tij. Jane keto qendra qe ndryshe ne popull thirren edhe me emrin "zyrat e lemoshit". Zakonisht qendra te tilla mbulohen me aktivitete te tipit, financimin e zbulimit te ndonje semundje te pakurushme apo dhenia e donacioneve ndaj jetimeve ose te semureve invalid. Por kemi dhe raste te tjera kur kriminel te "jakave te bardha" te cilet kantidojne ne fushata elektorale per partite e tyre politike shkojne neper dyqane, markete apo supermarket dhe paguajne gjithe leket e borxhlinjve "zgjedhes" te cilet e kane emrin ne listat e stergjatura qe mbajne keto lokale. Sigurisht keta shpirtezinje kete e bejne ne kembim te votes, por ata harrojne apologjin migjeniane se: Mjerimi nuk do lemoshe, por do vetem te drejte.
Krimineli
tipik i "jakes se bardhe" sot ne Shqiperi nuk eshte
krimineli te cilin jemi mesuar shpesh ta
shohim ne kronikat e
zeza te lajmeve, as ai te cilin jemi mesuar ta shohim rendomte ne filmat me aventura . Nuk eshte krimineli i cili ne imagjinaten tone eshte
gedhendur si nje person qe ne dore mbane
armen e tij te krimit per te ekzekutuar ne menyre gjakftohete cilindo qe i
Krimineli
i "jakes se bardhe" sot ne Shqiperi vishet mire, ai perdore rroba te
markave me te shtrenjta ne bote, si "Armani" apo
"Versace". Qarkullon me eskort
te paguar ne menyre private dhe perdor automjete te firmave shume te njohura.
Ai mbane per sekretare vajza studente
dhe ka zyre te mobiluar sipas shijeve te kohes. Ai mer pjese ne mbremje gala,
ne darka dhe ballo te cilat i organizojne sivellezrit e tij. Drejton dhe mer
pjese ne cdo mbledhje te partise se tij politike duke lexuar fjalime te
shkruara nga "ciraket" e tij. Ai frekuenton resorte dhe plazhe nga me
perralloret ne bote si dhe ndjek ndeshje te niveleve derbi ne cdo cep te
globit. Kudo ne keto evenimete ai eshte
i shoqeruar nga miqte, familjaret dhe te afermit e tij. Per ate nuk
eshte problem as bileta e shtrenjte e avionit, as hotelet me shtate yje ku
Krimineli i "jakes se bardhe" sot ne Shqiperi ka nje pamje prej babaxhani. Ai pervec se hiqet si bamires i madh me para te cilat vetem ai e di se si kane perfunduar ne xhepat e tij, premton dhe bene shume favore, duke bere pazare te pista me postet publike te cilat per te fitohen njelloj si ne kohen e Sulltan Hamitit.
Ky lloje krimineli publikishte shfaqet si patriot i flakte, ai nuk harron te dal para kamerave televizive dhe te flas me ore te tera per heronjte dhe rilindasit tane te cilet sakrifikuan jeten e tyre per Shqiperine te cilen ai po gezon sot bashke me shoket e tij. Ai nuk harrone qe te shkoje ne varrezat e deshmoreve ne cdo 5 Maj apo 28- 29 Nentor duke vendosur buqeta hipokrizie mbi varret e tyre.
Krimineli i "jakes se bardhe" sot ne Shqiperi ka sindikaten e tij te krimit. Sindikat e cila perbehet nga djelmosha "kokerruar" te cilet nje zot e di se si i kane shpetuar drejtesise per krimet e tyre te meparshme. Keta persona populli i njeh mire sidomos ditet e zgjedhjeve kur ata shihen shpeshe afer qendrave te votimit, here duke ofruar para dhe here duke bere presion dhe shantazh. Ne borderot e sindikates se tij, ai ka shume njerez dhe nga pushtetit gjyqesor, administrativ si dhe ai mediatik te cilet i paguan me shuma marramendese apo dhe me shperblime nga postet publike. Fale ketyre favoreve ky tip krimineli mundet te fitoj cdo lloj gjyqi ne "vendin e shqiponjave" dhe mundet te rrembej cdo lloj prone pa i hyre asnje gjemb ne kembe. Ndersa fale korruptimit nga ana e tij te pushtetit mediatik, shpeshe ky i fundit luan rolin e hiperbolizimit te figures se tij duke e paraqitur ate si mesia para opinionit publik shqipetare.
Historiku i kriminelit te "jakes se bardhe" sot ne shqiperi eshte interesante. Ky tip krimineli zakonisht e ka nisur aktivitetin e tij kriminal pas viteve '90 duke u kycur fillimishte ne trafikun e prostitucionit. Ai ne bashkpunim me segmente te caktuara te shtetit shqiptare te asaj kohe, por dhe shteteve fqinje, si dhe duke shfrytezuar amullin social- politike te ketyre viteve, arriti qe shume shpejte nga trafiku i prostitucionit te zgjeroj rrjetin dhe aktivitetin e tij kriminal duke u perfshire dhe ne trafikun nderkombetare te droges. Ai nepermjet asosacioneve mafioze ne vendet ku vepronte mundi te bej transaksione qindar milion dollare nepermjet operacioneve te zeza bankare, gje qe solli si rrjedhim transferimin e parave te pista drejte Shqiperise. Faza e dyte e transaksioneve kriminale ishte kycja e parave ne Shqiperi ne bizneset e ligjshme kryesishte ne bizneset e ndertimit, por dhe ne firma te tjera si kompani te gazit, naftes, eksportit dhe importit, si dhe ne ngritjen e nje rrjeti lokalesh dhe resortesh turistike kryesish ne segmentet Tirane- Durres apo Fier- Vlore- Sarande. Por krimit nuk i mjaftonte vetem pushteti ekonomik, kriminelve ju nevoitej dhe pushteti politike. Populli ngeli goj hapur kur pas viteve 2000 shume figura te njohura te botes se krimit ordiner, por tani te vetepastruar(katharsis) arriten te rrembenin poste te rendesishme ne administraten publike, shume prej ketyre xhahilve arriten qe brenda nje kohe shume te shkurter te "masterizoheshin" apo te "doktoroheshin" duke u graduar ne menyre ta pamerituar nga "kioskat" (universitetet) shteterore apo private. Nga disa media jane bere te njohura rastet e personave te veshur me imunitet te cilet akuzohen nga vendet e rajonit per trafiqe te paligjshme apo ne rastin me te keq, jane persona te denuar me vendim te formes se prere. Duke perfunduar duhet te theksoj edhe njeher rrezikshmerin e larte te krimit te kryer nga "jakat e bardha", demi qe shkakton ky krim sidomos ai ekonomik nepermjet korrupsionit dhe evazionit fiskal eshte qindramilionesh, por me i rende eshte imazhi i keq qe krijohet ndaj shtetit shqiptare tek partneret tane strategjik nderkombetare. Evropa nuk mundet te pranoje ne gjirin e saj nje shtete qofte dhe ne qender te saj dhe me nje histori te lashte mijra vjecare, nese ky shtete qeveriset nga MAFIA E JAKAVE TE BARDHA. I pari qe duhet ta kuptoj kete eshte populli i sterlodhur shqiptare. E vetmja arme qe ka ai ne dore eshte ndeshkimi i mafies politike me VOTE. Ndryshe nese ai nuk vepron keshtu, atehere per te vlene thenia e Xhorxh Oruellit: " Nje popull i cili voton, hajdut , te korruptuar dhe kriminele nuk eshte viktime, por eshte bashkefajtor"