Mendime » Nexhipi
Reshat Nexhipi: Qëndrim denigrues
E premte, 02.01.2015, 06:25 PM
Rreth një interviste, me titull absurd
dhe me qendrim denigrues nga
ana e të intervistuarit
Nga Reshat Nexhipi
Fjala është për një tekst me titull,,Sllavët e sotëm në Maqedoni, s janë maqedonas antik,, botuar para do kohe në një gazetë të përditshme në gjuhën shqipe, të cilën, nuk e kam lexuar, por rastësisht në bisedë e sipër më nformoi përmes telefonit një ish bashkëqytetari im i cili jeton në një vend të largët. Nuk kujtohej dot në emrin e gazetës dhe të gazetarit, por vetëm në dy shkronjat e para të emrit dhe mbiemrit të intervistjuarit, adekuate me ato të Titos dhe se emrin dhe mbiemri i plotë i tij qendron në listën e ,,atdhearëve,, shqiptarë. Fjalën e parafundit e vendosa në thonjëza, sepse nga mënyra si e tha, mu duk si shaka, prandaj dhe nuk e zgjata më. Veprova kështu edhe për shkak se për mua, me rëndësi është përmbajtja e një teksi, e jo emri, i cili mund të jetë falsifikat, gjë që ka ndodhur me plot shkrime të mia në internet.
Përndryshe, titullin e shkrimit në fjalë e quaj për absurd, sepse,të apostrofosh që sllavët e sotëm në Maqedoni, s janë maqedonas antik, është njësoj sikur të bësh një tekst me titull ,,Shqiptatarët janë me origjinë ilire,, gjëra që i di çdo njeri që ka kryer klasën e gjashtë fillore. Do të ishte risi sikur gazetari të vendoste titulli ,,Shqiptarët janë autohtonë, me origjinë pellazge,, ose,fjala vjen, kryeministri i Shqipërisë në Beograd mos thoshte Kosova e pavarur që e di një botë e tërë, kurse prokomunistët, pardon socialistët, bënë bujë për këtë thënie, por do të ishte patriotizëm, risi, guxim dhe trimëri, sikur të shoshte: Kosova dhe Lugina e Preshevës janë ndarë padrejtësisht nga mëma Shqipëri.
Kjo sa i takon gazetarit. Të fokusohemi tani te i intervistuari. ,,Mëkatet,, e tij, janë të një natyre tjetër dhe më të mëdha nga ato të gazetarit. Sepse, ky i fundit, gabimin, lidhur me titullin, e ka bërë nga mosdija e historisë, kurse i dyti ,,nga mendjemadhësia,, më tha bashkëbiseduesi në telefon, duke e arësyetuar këtë me faktin që gjatë shtjellimit të origjinës së dy popujve më të mëdhenj në Maqedoni, fajësonte intelektualët shqiptarë të këti vendi që kinse kanë rënë nën ndikim të politikës dhe anashkalojnë shkencën, duke apeluar ose sugjeruar tek ta që, në të ardhme, të bëjnë të kundërtën, pra, mos lozin rolin e spektatorit,etj.!!!
Vendosa pikat çuditëse, për të treguar se nuk jam dakord fare me një mendim të tillë denigrues, sepse, rallë janë ata intelektualë, sidomos historianë, që nuk kanë cekur këto çështje në shkrimet e tyre, ose nëpër simpoziume të ndryshme. Me siguri, ndonjë nga këta intelektualë, ka reaguar ose duhet të reagojë, për të demantuar dezinformatat e tilla, siç po veproj edhe unë në këtë rast, duke i thënë zotriut (anonim për mua) se kam shkruar dhjetra shkrime lidhur me këto çështje, në shqip dhe maqedonisht, duke polemizuar ashpër me historianë maqedonas, por jo për origjinën sllave të tyre, ose për origjinën tonë ilire, që dihen, por për origjinën tonë pellazge, polemika këto, të cilat, edhepse kanë zgjatur me javë të tëra, si dhe plot shkrime të intelektualëve të tjerë, sidomos të historianëve nga Maqedonia, zotria nuk i ka lexuar, përndryshe nuk do shiste mend dhe pa pikën e turpit dhe përgjegjësisë, gjithmonë sipas bashkëbiseduesit në telefon, të na këshillonte si të veprojmë paskëtaj!! Një fjalë popullore, thotë: ,,Çke në kokë, mos hidh në tokë,,.