Mendime
Reshat Nexhipi: Figura botërore me gjak shqiptar
E premte, 03.04.2015, 09:00 PM
Dhjetë figura
botërore, të huaja, me gjak të racës
shqiptare
(Pjesë nga libri në dorëshkrim ,, Çkanë bërë njerëzit e racës shqiptare për popujt e tjerë të botës)
Nga Reshat Nexhipi
Në vend të hyrjes
Në pamundësi financiale që ta nxjerr në dritë dorëshkrimin në fjalë, në të cilin janë shënuar qindra personalitete të racës sonë që kanë hyrë dhe kanë mbetur në historinë e popujve të tjerë, disa prej tyre i kam evidentuar nëpër shkrimet e mia gazetareske, revista, simpoziume etj., siç janë rreth 25 perandorët romakë dhe bizantinas, qindra kryeministra, ministra etj. të Turqisë, Greqisë Italisë, disa papë të Vatikanit, po aqë artistë të Holivudit etj. Kësaj rradhe po përqendrohem vetëm në dhjetë të poshtshënuarit. Për sicilin nga këta, është shkruar disa herë nga autorë të ndryshëm dhe, siç thashë, edhe nga ana ime, por, për dallim nga më parë, kësaj rradhe i ,,bashkova,, në një vend, me qëllim që t i ,,kujtoj, se janë të një gjaku, kurse popujve të sotëm që i konsiderrojnë për të tyre, t iu tregoj, nëse nuk e dinë, që, historinë e tyre e kanë ,,stolisur,, edhe me ,,puplat,, e stërgjyshëve tanë. Pra, pikërisht ky është synimi im për nxjerrjen në sipërfaqe të figurave të tilla, e jo se kam ndonjë ,,simpati,, ndaj tyre, ose për t i përvehtësuar. Pa marrë parasysh këtë, detyra e çdo historiani është që të dijë origjinën e sicilit, pa marrë parasysh kujt sa i konvenon. Ne, njerëzve, nëpërgjithësi, nuk na pëlqen kur theksojmë origjinën tonë nga majmuni, por historia e ka për detyrë ta thotë atë.
Evidentimi i emrave, sipas rendit kronologjik dhe ,,telegrafisht,,
1. Kleopatra, mbretëreshë egjiptiane e cila afirmoi emrin e këti shteti në tërë botën si nga trimëria, bukuria dhe sidomos nga mënyra e vdekjes dinjitoze të saj.
2. Spartaku. Për këtë udhëheqës të shquar të Kryenritjes së gladijatorëve të v.71, shkencëtari egjiptian, Mathieu Aref, në veprën e tij “Shqipëria...”, f.89 dhe 104, shkruan se ka qënë me zanafile thrake (ilire), kurse në literaturën historike thuhet se gjatë rrugës Via Apia të Romës, pushteti romak kishte varrur nëpër drutë rreth 6.000 robër të udhëhequr nga personi në fjalë dhe se një pjesë e madhe e tyre ishin ilirë.
3. Cezari, njihet si një ndër perandorët romakë më të njohur në botë, posaçërisht me thënien ,,Veni,
vidi, vici, latinisht: erdha, pashë, fitova, me të cilat ka
shpallur fitoren triunfale të tij. Përndryshe, preardhja e tij ilire
sqarrohet përveç tjerash përmes
origjinës së tij nga Eneu i Trojës, ilir ose dardan,
djalit të Afroditës, gjë të cilën e thekson edhe shkencëtari Vojteh
Zamarofski në librin “Junaci antiçkih
mitova,,
4. Diokleciani, perandor romak, emri i të cilit i mbeti gjallë në historinë e botës përmes Pallatit madhështor dhe unikat të Splitit, të cilin, në moshë të thyer ia dorëzoi pasardhësit të tij, kurse vetë u tërhoq në pronën e vet, duke i kaluar vitet e fundit të jetës në punë bujqësore, veprim i rrallë në tërë historinë e njerëzimit, që janë në gjendje ta bëjnë vetëm shpirtërat e mëdhenj, siç ishte Diokleciani-thuhet nga ana e një biografit të tij.
5. Konstantini i Madh. Në historinë e botës, përveç si themelues i Perandorisë bizantine, ka hyrë edhe si shpëtimtar i Krishterizmit, ithtarët e të cilit masakroheshin barbarisht nga paraardhësit e tij, siç ishte Neroni i cili, sipas disa shënimeve, adhuruesit e fesë në fjalë, ua hidhte luanëve në vend të ushqimit.
6. Justinijani I, perandor i Bizantisë, ligjëdhënësi më i madh në botë. Drejtësia romake e kodifikuar në kohën e tij u bë bazë e jetës juridike në Bizant, e poashtu në vendet që ishin nën ndikimin e tij. Ngriti Shkupin, themeloi kishën e pavarur “Justinijana Prima” Kryepeshkopatën e Ohrit etj. Emrin e Justinijanit e mban edhe Fakulteti Juridik i Shkupit, i cili mburret sot me të por pa thënë asnjë fjalë për origjinën ilire të tij.
7. Garibaldi, me ndihmën e bashkëatdhetarëve të vet shqiptarë, bashkoi dhe çliroi Italinë nga okupatorët shekullorë, prandaj dhe disa e konsiderrojnë për ,,Baba,, të popullit italian.
8. Napoleoni. Figura më e shquar jo vetëm në Francë por në tërë botën. Për origjinën e tij shqiptare, kam shkruar më parë, prandaj dhe anashkalova këtë çështje, gjë që vlen edhe për disa të tjerë.
9. Qemal Ataturku, figura më e çmuar dhe më e dashur në Turqi, i njohur si ,,Baba i kombit turk,, sepse ka çliruar vendin nga okupatorët dhe e ka orjentuar drejt Evropës së civiulizuar.
10. Vashingtoni. E lashë për në fund, pra thyeva rregullat e rendit kronologjik, sepse, lajmi që, nëna e tij ka qenë nga ana e Pejës, e kam lexuar tani shpejt dhe, sa e di unë, pa e kontestuar njeri. Nëse e kam gabim dhe bëhet fjalë për sajesë, kërkoj falje. Do doja të argumentohet ky lajm mjaft i rëndësishëm, sepse Vashingtoni, si çlirimtar i Amerikës nga Anglia, në histori njihet si,,Baba i kombit amerikan,,.Pra, në damarët e ,,baballarëve,, të disa kombeve të huaja, ka rrjedhur edhe gjaku i njerëzve të racës shqiptare,kurse sa i takon ,,nënave,, mjafton të kujtojmë Gonxhe Bojaxhiun, edhepse për dallim nga 10 të lartpërmendurit, është puroshqiptare, por ka mbetur në historinë e huaj.