Mendime
Elida Buçpapaj: Rama në Beograd, Buzhala në Facebook
E marte, 11.11.2014, 08:21 PM
RRETH VIZITËS SË KRYEMINSTRIT RAMA
NË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Gazetaria shqiptare pa dallim është më e diskredituara, si e shitur tek politika dhe oligarkët. Gazetarë të preferuar të politikanëve, si puthadorë të tyre, bëhen kryeredaktorë, deputetë, ministra. Jo se i shërbejnë opinionit publik, por sepse iu shërbejnë interesave të politikanëve.
Berat
Buzhala është njëri prej tyre. Nga kryeredaktor i Express, kaloi automatikisht
deputet i PD-së dhe prej andej është i katapultuar në çdo televizion në Kosovë
dhe Shqipëri. Pra, ai nuk është gazetar i pavarur. Ka patur një karrierë në
ngjitje falë Hashim Thaçit. Por kjo nuk e ka ndalur që të rritet si
personalitet. Shpesh me Berat Buzhalën kam ndarë mendime të njëjta, por edhe
kur nuk i kam ndarë, nuk më ka shkuar mendja që ta bllokoj në Facebook si bëri
ai, kur unë e ironizova pas shfaqejes së tij tek Opinion duke anatemuar
deklaratën e kryeministrit Rama në
Në fakt, Berati po në Facebook kishte bërë të ditur se ai do të ishte i ftuar tek Opinion. Unë e dëgjova Beratin se çfarë tha, pra tregova respekt deri në fund ndaj fjalëve të tij dhe reagova, ndërsa ai nuk tregoi as respektin minimal dhe as tolerancën minimale. Mendësi autokratësh të vegjël.
Por si Thaçi si Berat Buzhala janë realitete shqiptare. As Skënder Buçpapaj dhe as unë, nuk kemi dashur që t’i përjashtojmë kurrë. Si kanë vepruar ata. Largimin tonë nga Kosova, sepse atje ishim të pranishëm për çdo ditë përmes shkrimeve tona një dekadë të plotë, nuk e pamë dramë. Në fund të fundit një nga aspiratat tona, kryesorja u realizua dhe Kosova sot është e pavarur. Që na larguan, dmth na kishin problem, sepse ne kishim ndikim tek opinioni në Kosovë.
Tani t’i kthehem Beratit mbrëmë tek Fevziu. Ai mbajti një qëndrim thellësisht të papërshtatshëm dhe arrogant deri në histeri ndaj deklaratës të kryeministrit Rama për Kosovën. Berati ishte në unison me Vuçiçin kur tha se Rama ishte thellësisht provokativ.
Berat Buzhala ishte arbitrar në qëndrimin e tij ndaj Ramës, sepse vinte tek Opinion kur një nga analistët më me emër të Ballkanit Daniel Serwer ishte shprehur tek Zëri i Amerikës se deklarata e Ramës nuk ishte provokative. Daniel Serwer, një think tank, i vjetër është analist i panshëm. Ai jepte në një fare mënyrë edhe qëndrimin e SHBA. Dhe Berat Buzhala e kishte lexuar qendrimin e Serwerit kur shfrynte kundër Ramës tek Fevziu,
Por problemi kryesor i Berat Buzhalës dhe synimi i tij që kishte shkuar tek Opinion ishte të devijonte dhe ndryshonte rrjedhën e temës për ta kaluar atje ku donte ai, që kryeministri Rama dhe klasa politike në Shqipëri të ushtrojë ndikimin e saj dhe bindë faktorin politik të Kosovës, dmth VLAN-in, që të shkelë mbi të gjitha parimet demokratike, e t’i dorëzojë Hashim Thaçit mandatin e tretë. Jam e sigurt se Hashim Thaçi i ka premtuar Beratit një post ministri.
Berat Buzhala kishte ardhur në Tiranë të ndëshkonte dhe të dënonte kryeministrin e Shqipërisë dhe t‘i impononte Tiranës zyrtare makutërinë për pushtet të Hashim Thaçit.
Prandaj Berat Buzhala ishte krejtësisht jashtë lojës. Ai nuk vinte aty në emër të popullit të Kosovës. Ai nuk fliste aty në emër të popullit të Kosovës. Aty fliste në emër të Hashim Thaçit. Prandaj i thashë „të mos ndërhyjë në punët e Shqipërisë dhe të kryeministrit të shtetit amë.“
Dhe këtë që them e mbroj me argumenta sepse asnjë politikan shqiptar nga shteti amë, në rrangjet më të larta të shtetit, megjithë sherret që kanë midis tyre, pra as Edi Rama, as Sali Berisha dhe as Lulzim Basha nuk i kanë thënë apo diktuar Hashim Thaçit, si kryeministër i Kosovës se çfarë duhet t'i thotë Daçiçit gjatë 40 takimeve që kanë bërë së toku në Bruksel apo se si duhet të flasë Thaçi me Daçiçin. As nuk kanë reaguar kurrë negativisht ndaj këtyre raunde takimesh, përkundrazi e kanë mbështetur dialogun Kosovë-Serbi. Liderët e Tiranës nuk i kanë thënë kurrë Hashim Thaçit se ka dështuar me këtë dialog, gjë që duhet ta bënin, ashtu si thonë ekspertët ndërkombëtar sepse Hashim Thaçi dështoi pasi e shndërroi dialogun në dy kokësh dhe jo ndërmjet dy vendeve.
Ky është standardi që unë mbroj.
Ndërkohë, jam dakord me ata që thanë se, nëse Rama në Beograd nuk do të kishte folur për Kosovën si një realitet të cilën tashmë e njohin 108 shtete në OKB dhe 23 shtete në BE, do ta akuzonin për tradhtar. Kryeministri Rama mbajti një qëndrim shumë korrekt. Ai i tha Vuçiçit se, nëse kryeministri i Serbisë vjen në Tiranë, askush, përfshi kryeministrin e Shqipërisë nuk do t’i quajë provokime deklarimet e tij, sido qofshin. Sepse realitetin nuk e ndryshojnë deklaratat.
Kryeministri
Rama udhëtoi në Serbi, pas 68 vitesh bllokadë, kur marrëdhëniet me Beogradin i
kishte monopolizuar një klan profiter. Kryeministri Rama e vizitoi Begradin në
kuadrin e strategjisë së integrimit BE, që drejtohet nga vetë kancelarja
gjermane. Ballkani ka nevojë për investime, investitorë dhe rimëkëmbje
ekonomike. Që të ketë investime rajonale nga BE në sektorët e energjisë,
infrastrukturës, kërkohet një komunikim rajonal. Pra vizita e kryeministri Edi
Rama në
Na bie ne shqiptarëve detyra që të tregojmë se duam të ndërtojmë ura, edhe kur ato ngrihen mbi lumenjtë e gjakut dhe të urrejtjes. NKursee e bëjmë sepse duam t’i jepet fund kësaj paranoje dhe këtij kalvari shekullor.
Kurse, siç e tregoi edhe prania e Berat Buzhalës tek Opinion, ne shqiptarët kemi probleme me veten tonë, sepse nuk arrijmë të ndërtojmë ura midis nesh. Ne na duhet imperativisht të ndërtojmë ura midis vedi. Kur të kemi një strategji konstruktive kombëtare, ne do të faktorizohemi si komb, gjithmonë si komb paqsor dhe tolerant. Nuk është rastësi që edhe Konstandini i madh, edhe Skënderbeu, edhe Nënë Tereza edhe Ibrahim Rugova janë shqiptarë.
Kjo gjë arrihet vetëm duke e shpëtuar Shqipërinë, Kosovën nga klientelizmi dhe nga babëzia e politikanëve për pushtet. Ndërtimi i shtetit ligjor është imperativ, duke respektuar parimet themelore të demokracisë, ku në politikë vijnë më të mirët, kur tre pushtetet duhet të ruajnë pavarësinë dhe pushteti i katërt duhet të mbrojë interesat e opinionit publik. Prandaj i them Berat Buzhalës të me heqë murin e bllokadës në Facebook. Sepse bllokada e tij ndaj meje sot, kur festohet 25 vjetori i rrëzimit të Murit Berlinit që njihet si muri i ndarjes përmes urrejtjes dhe idelogjisë staliniste, është absurditeti më qesharak.
Sepse kushdo qofsh ti Berat Buzhala, ti mban emrin e qytetit një mijë vjeçar, të kultures, të Onufrit, e kuqja e të cilit është shumë më e bukur se e kuqja e Ticianit, qytetit të bardhë që shtrihet buzë Osumit, nën hijen e Tomorrit dhe nën qiellin dhe diellin shqiptar.