E diele, 28.04.2024, 09:30 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Durimit po i vije fundi!

E premte, 07.11.2014, 08:23 PM


Pesë muaj pritje, durimit po i vije fundi !

Nga Florim Zeqa

Durimi është vyrtytë i njeriut, është aftësia e pritjes, apo ruajtja e qetësisë  përballë vështirësive, situatave të rënda dhe konfliktuoze. Durimi është ndjenjë, emocion shpirtëror i bazuar në besim dhe shpresë për një të nesërme më të mirë.

Varësisht prej rrethanave, pritjet mund të jenë të shkurtëra apo të gjata, mirëpo askush nuk mund ta përcaktoj kufirin e pritjes dhe durimit të një populli.

Populli ynë ka pritur edhe më gjatë se pesë muaj, ka pritë me vite dhe dekada, ka përjetuar sfida dhe sakrifica akoma më të mëdha, por asnjëherë nuk e ka humbur besimin për të ardhmën ashtu siq e ka të humbur sot.

Aty ku ka besim ka edhe shpresë, aty ku ka unitet ka forcë, aty ku ka sinqeritet ka ardhmëri.

Në një shkrim të datës 16.06.2014 (Bota press), me titull; "Kthimi i shpresës apo fillimi i ilizioneve të reja", jo pa qëllim ngrita dilemën mbi të ardhmën dhe suksesin e bllokut paszgjedhor.

Partitë e sotme politike në Kosovë, si për nga numri (i madhë), ashtu edhe për nga përmbajtja janë shëndrruar në parti të grupeve të interesit,...ku të fortit (peshqit e mëdhenjë) mbrenda partisë, ushqim i kanë (peshqit e vegjël) aktivistët e sinqertë, veprimtarët e devotshëm dhe elektoratin besnik, nga të cilët veq votës, sa herë ju duhet marrin mbështetjën morale dhe materiale për arritjën e qëllimeve politike.

Bërja e koalicionit pasgjedhor, përfundimisht ka kthjellur vetëdijën e elektoratit kosovar. Elektorati i lodhur nga mashtrimet e liderëve partiak, premtimeve boshe, fjalëve të mëdha dhe punëve të vogla,...nuk do t'u besojë më verbalisht si deri më tani.

Elektorati do të kërkojë nga liderët garanca më të fuqishme për mostradhëtimin e besimit (votës) të tyre, në trajtën e një konvente (marveshje të shkruar)  parazgjedhore e cila do të pamundësojë tjetërsimin e vullnetit të tyre.

"Kthimi i shpresës" i koalicionit paszgjerdhor për këta pesë muaj në vend të krjimit të besimit krijojë në një iluzion akoma më të madhë, theu shpirtësisht pjesën dërmuese të popullatës si pasojë e mosarritjes së krijimit të institucioneve.

Pavarësisht faktit, janë më pak apo më shumë fajtor për bllokaden politike të vendit, pamundësia (paaftësia) e tyre në krijimin e institucioneve, partitë e bllokut paszgjedhor i ngarkon me një përgjegjësi të tillë.

Të zbehta mbetën deklaratat e disa liderëve të bllokut; "pamundësuam qeverinë Thaçi 3, kur në të njëtën kohë i vazhdojnë jetëgjatësinë qeverisë Thaçi 2 !

Kisha pa dëshirë këta liderë të më përgjigjën në pyetjën; a është ky Thaçi 2 plus apo Thaçi 3 minus dhe ku e gjejnë vetën ata në këtë mes?

Mbyllja në "bllok" e partive humbëse në zgjedhje, vetëm sa e ka forcuar bllokun tjetër "fitues" të zgjedhjeve të 8 qershorit.

Këto partitë e bllokut paszgjedhor, sikur të ishin treguar vetëm pak të kujdesshme, pa u ngrirë fare "BLLOK" , pa marrveshje të shkruar kanë mundur më lehtë dhe më shpejtë ta gjejnë zgjidhjen, partinë në pushtet (PDK-në) kthejnë në opozitë dhe shtetin ta bëjnë me institucione.

Mirëpo partive të bllokut u ka munguar vullneti dhe guximi për një gjë të tillë shkaku i mosbesimit në njëri-tjetrin dhe mosbesimit në vetën e tyre shkaku i presionit ndërkombëtar.

Partive humbëse në zgjedhjet e 8 qershorit, "BLLOKU" ju ka shërbyer në dy aspekte;

e para) për mbullimin e fiaskos zgjedhore karrshi elektorateve të tyre, dhe

e dyta) si mburojë përballë presionit ndërkombëtar, për t'i ikur koalicionit me partinë në pushtet.

Ngase si të vetme, që moti disa prej tyre do të ju kishin  nënshtruar egos për pushtet para se t'i nënshtrohen presionit ndërkombëtar për kompromise politike.

Se në çfarë niveli ka arritur klasa politike e vendit tonë, e tregon e deklarata e djeshme e ambasadores Amerikane Tracey Ann Jacobson, në një diskutim publik e cila nga dëshprimi për një moment shpërtheu duke u shpreh edhe në gjuhën shqipe, në mënyrën më skandaloze për politikanët dhe në mënyrën më të kjartë dhe më të kuptueshme për popullatën që kanë sy e vesh, mendje e zemër për të gjyku; "Mos e dhi punën "!

Përveq se mllef i arsyeshëm njerëzor, ky është një mesazh i qartë për politikanët e papërgjegjshëm kosovar, duke ju treguar kështu se durimit ndërkombëtar dhe qytetar i ka ardhur fundi,...politikanët jo vetëm që e kanë bërë "pis", e kanë mjegulluar në të gjitha aspektet të ardhmen e vendit të tyre, duke i sjellur qytetarët në një situatë të pashpresë dhe tejët dëshpruese, do të thoja para një dileme hamletiane; të ngriten në revoltë gjithëpopullore ose të thejnë qafën të ikin përgjithmonë nga vendi i tyre !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora