Mendime
Faton Mehmeti: Mjekët që vrasin pacientët
E premte, 31.10.2014, 09:03 PM
Mjekët që vrasin pacientët
Shkruan: Faton MEHMETI
Një spital është një institucion për kujdesin shëndetësor që garanton trajtimin e pacientit nga personeli i specializuar.Spitali Rajonal Ferizaj është spital i përgjithshëm, që i takon kujdesit sekondar shëndetësor. Spitali është themeluar nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës Kosovës më 15 qershor 2004.Ky spital ofron shërbime shëndetësore të nivelit sekondar shëndetësor për një regjion me mbi 300 000 banorë ku gravitojnë qytetet : Ferizaj, Kaqaniku, Hani i Elezit, Shtërpca dhe Shtimja.Ndonëese u themelu vonë ky spital ishte i nevojshëm për një popullatë mbi 300.000 banorë,mirëpo misionin për të cilin është themeluar ky spital nuk e përmbush aspak.Eshtë tragjiko komike që në një spital të tille që mbulon mbi 5 komuna të Kosovës të punojnë vetëm 7 kirurgë.Ndonëse kështu është deklaruar Dr.Gëzim Bajramit Drejtor i këtijë spitali, i cili deklaron se në Spitalin e Ferizajt gjatë ditës punojnë 7 kirurg të cilët janë të gatshëm tu ofrojnë shërbime qytetarëve. Por, pas përfundimit të orarit të punës në spital është vetëm një kirurg në kujdestari.Zyrtarisht 7 kirurgë marrin paga si punëtorë të këtij spitali , ndonëse ansjëhërë nuk janë në vendin e tyre të punës.Prandaj edhe frustrimi i qytetarëve është i arsyeshëm.Le të kujtojmë rastin e fundit të një kirurgu i cili në spitalin e Ferizajt, është grushtuar nga përcjellësi i një pacienteje. Ngjarja ka ndodhur të dielën mbrëma kur është rrahur kirurgu Fadil Elezi.Ndonëse rastet e tilla janë për tu dënuar, gjithësesi këta kirurgë , që thuhet janë 7 ata duhet të jenë në vendin e tyre të punës,ndersa kirurgu Fadil Elezi është pothuaje i vetmi që respekton orarin e punës,Gjithësesi jo vetëm kirurgët por të gjithë mjekët duhet të kenë një sjellje më bujare ndaj qytetarëve,pasi askush nuk shkon me deshirëe tek mjeku.Edhe një rast tjetër i sulmit eshte ai ndaj doktorit Halit Gërbeshi, i cili ishte sulmuar fizikisht nga një person në Repartin e emergjencës së Ferizajt dhe ka marrë lëndime trupore. Sipas njoftimit doktori është sulmuar nga një pacient i cili një ditë me herët ka qenë në emergjencë të Spitalit të Ferizajt dhe i janë bërë të gjitha trajtimet e duhura mjekësore dhe është lëshuar për shtëpi.Në shenjë të pakënaqësisë ndaj këtij sulmi, sot punëtorët e Spitalit të Ferizajt kanë protestuar për rreth gjysmë ore, duke shprehur indinjatën dhe revoltën e tyre kundër dhunës ndaj mantelbardhëve. Deri tek kjo protestë e kirurgëve të këtij spitali erdhi për shkak të sulmi fizik ndaj kirurgut F. E në vendin e punës. Sipas kirurgëve të cilët edhe kanë shkruar një peticion për plotësimin e kushteve të sigurisë në punë kjo ndërprerje do të zgjasë deri në sigurimin e kushteve për punë të sigurtë brenda këtij institucioni.Paramendoni në cfarë niveli si shoqëri kemi arritur, aq sa kërkohet nga policia të sigurojë mjekët në vendin e tyre tëp punëes. Nuk perjashtohet mundësi që ata të jenë të kërcënuar nga ndonjë individ me gjendje jo të mirë mendore, sic ndodh edhe në vendet tjera të botës, por nuk njeri me gjendje normale që sulmon mjkët,por e vërteta është se këta mjekë në spitalin e Ferizajt tallën me pacientët,mandje edhe i fyejnë.Ndonëse nga organet komunale vetë z.Vesel Zhinipotoku Drejtor i Drejtoris së Shëndetësis, shprehet se kjo Drejtori ka pasur gjithmonë objektiv ngritjen e shërbimeve dhe qëndron mirë shëndetësia. Kjo spo duket askund.Me ka rastesit mua personalisht të jem dëshmitar kur një vajzë arrit në gjendje tëe vëeshtirëe shëendetore dhe kishte nedvojëe pëer operim.dhe nuk e futnin neë operim pa dheënëe mito.Eshtëe njëe sekret publike neë Ferizaj,se nëe Spitalin e Ferizajt nuk mund teë beësh ansje operim pa dhenë mito.Edhe mjekët, që sipas Gëzim Bajrami Drejtor i Spitalit Rajonal, tha se janë 229 puntorë, dhe të gjitë marrin paga nga taksapaguesit shqiptarë e asnjë nuk e kryejnë punën sic duhet..Kjo gjendje vërrhet edhe tek Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare.Aty mjekët nuk përfillin kurrëfarë orari, fatkeqësisht më ka rastësisë të shkoj aty, dersa prisja pa nevojë kurse mjekja E.I, vonohet për më tepër se 1 orë nga pauza.Rastet e pakënaqësive të qytetarëve vetëm sa shtohen.Si rast me i rëndë është ai I Lume Bajramaj, e cila pulikisht deklaroi se pacientin që ajo e solli nuk iu ofrua trajtim në institucionin shëndetësor të Ferizajt, për shkak të mungesës së mjekëve.Ndërkohë drejtori deklaron se kemi 299 mjekë, pacientët rrëfejnë se si për ditë të tëra kërkojnë ndihmë por kot, pacientëeve nuk ju ofrohet ndihmë për shkak të mungesës së mjekëve,kjo është asburde.Edhe cilësia e atyre mjekëve që ndonjëherë rastistin të kontrollojnë ndonjë pacient, është tmerrësishtë e ulët.Mjekë të dashur,edhe nëse smund t’i shëroni së paku mos i vrisni pacientët…!!!