Mendime
Xhafer Leci: A është hero, Ismail Morina?
E enjte, 30.10.2014, 08:46 PM
A është hero, Ismail Morina?
PSE MEDIAT SHQIPTARE BËJNË PUNËN E SIGURIMIT SEKRET SERB?!
Nga Xhafer LECI
A më shumë është në favor të Serbisë të zbulohet autori,
apo në favor të Shqipërisë?
Interesant, më shumë u interesuan mediat shqiptare për zbulimin e autorit, se sa Sigurimi Sekret i Serbisë dhe mediat serbe!
Serbët: Droni u ngrit nga Ismail Morina e Olsi Rama
Ismail Morina
Mediat serbe raportojnë se kamerat e shkollës ushtarake në lagjen Humsko, afër stadiumit ku u mbajt ndeshja e 14 tetorit Serbi – Shqipëri, shfaqin një mashkull, që dyshohet se e lëshoi objektin fluturues me hartën e Shqipërisë Etnike mbi stadiumin e "Partizanit". Pamjet sipas Blic janë të 15 minutave pas lëshimit të dronit.
A është ky Ismail Morina?
Beograd, 14 tetor 2014, ndeshja Shqipëri-Serbi
Nuk dua të flasë për M.F.Platinin e Francës dhe miq të tjerë të Serbisë, cilët pa drejtësisht vendosën ta denojnë Shqipërinë..!
Serbia fitoi pa mund në dy fusha, nuk është aq e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët në përgjithësi humbja në futboll, aq sa humbja që do mund të pasoi në tavolinat e diplomacisë evropiane, ku do të zhvillohen proceset e radhës për normalizimin e situatës politike në mes të Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.
Pse mediat shqiptare nuk përpiqeshin, bile se paku derisa të vendos UEFA,
për rezultatin, me akuzua Serbinë për këtë akt , që shumica e vendeve të Evropës po e quanin provokues fluturimin e Dronit?
E pamë se, Sigurimi Sekret serb, ka qenë i përgaditur të veproj me kohën kur e kërkonte nevoja për interesat serbe.
Nëse, vërtet, Ismail Morina është autor i kësaj vepre, që shumë media shqiptare e quajnë hero, në bazë të rrethanave se si u zhvillua ndeshja, unë vet krijova një dyshim, se Ismail Morina, nuk mund të jetë autori i kësaj vepre, pa ndihmen e autoriteteve serbe! I.Morina ka mundësi tu ketë sherbyer interesave të tij përsonale, për përfitime materiale, dhe atyre politike shtetërore serbe, në bashkëpunim me Sugurimin Sekret serb.
Në këtë
formë,
Ndoshta,
një ditë drejtësia do e thotë fjalën e vet. Kjo mund të ndodhë vetëm, nëse
Sepse, në kohen kur ekipi serb po ballafaqohej me humbje, vetëm 3 minuta para përfundimit të pjesës së parë, serbët duke e pa me sy humbjen, aktivizuar Dronin, dhe shkaktuan incidentin!
Si e pamë të gjithë, vetëm pak ditë pas përfundimit të ndeshjes, Ismail Morina u lajmërua vet! Kjo nuk duhej dhe nuk guxonte të ndodhte, për shkak të akuzave.
Lajmërimi para kohe i z.Ismail Morina, ishte dëmshëm për shqiptarët, por si dukët ka mundësi të jetë bërë, sipas porosisë së marrëveshjes paraprake të skenarit serb.
Tash Brukseli, sipas akuzave serbe, fort të besuara për shumicën e vendeve të Evropës, do e hap temën e “Shqipërisë së Madhe” dhe kush e di sa kohë do të zgjasë kjo?
Ky rezultat erdh si pasojë e gënjeshtarve serbe. Për ata që e kanë analizuar mirë shpifjen e mjeshtrisë së vjetër serbe, se, Dronin me Flamurin dhe hartën e Shqipërisë Etnike e telekomandoi Ismail Morina, në bashkëpunim me Olsi Ramën, vëllai i kryeministrit shqiptar, Edi Rama! E gjithë kjo ngjarje e kurdisur nga Beogradi, kishte për qëllim lidhjen e shtetit shqiptar, më këtë rast, kinse, provokues për
Serbinë. Shumë vende të Evropës e dënuan ashpër, duke e marr si shumë serioze lidhjet e shtetit shqiptar me Dronin, i cili fluturoi mbi stadiumin e "Partizanit".
Komenti im:
Kurrësesi nuk mund ta besoj se Ismail Morina, apo kushdo tjetër, kishte mundur të dalë jashtë Beogradit, pa u kapë nga policia serbe, e lëre më jashtë kufijve të Serbisë!
Mediat shkruajnë se, I.Morina, ka ardhur nga Italia në Beograd, me pasaportë dhe veturë me targa italiane, se ka fjetur në një hotel në Beograd, se ka vëzhguar vendin nja disa ditë para fillimit të ndeshjes, nga ku mund ta aktivizoi Dronin ai! Të gjitha këto për mendimin tim janë gjëra të dyshimta. Sepse, duke pasur parasysh proceset e montuara, dënimet arbitrare ndaj të burgosurëve politikë shqiptarë, masakrat e bëra nga të gjitha luftërat që ka zhvilluar Serbia kundër shqiptarëve, shpërnguljet dhe spastrimet etnike masive kundër shqiptarëve, dhunimet seksuale... Pra, gjithëherë në mes këtyre të këqijave, janë gjetur edhe shqiptarë-shqipfolës të shitur, të cilët kanë bashkëpunuar për interesa individuale, private e personale, me Sigurimet Sekrete Serbe, për interesat strategjike e shtetërore të Serbisë.
Pse pra
të mos besojmë se edhe Ismail Morina
mund të jetë manipuluar përmes shërbimeve sekrete serbe, në bashkëpunim me
mafian italiane, për të gjetur dhe paguar njeriun e duhur, për ta bërë atë që
Beogradi do ta përdorë në Bruksel se, kinse, shqiptarët nuk janë faktor
stabilizues në Ballkan, siç deklarojnë publikisht, por janë faktor
destabilizues!
Asnjëherë deri më sot, nuk më ka rënë të lexoj për ndonjë vepër patriotike të Ismajl Morinës. As për Olsi Rama, nuk dimë për ndonjë histori të tij nacionaliste, e cila flet për veprimtarinë e tij atdhetare. Ne e njohim mirë politikën dyftyrëshe serbe dhe e dimë se nuk ka shqiptar me emrin Ismail Morina, çfarëdo pasaporte e shtetësie të ketë ai, që mund të flejë në ndonjë hotel në Beograd, e të mos njoftohet policia serbe, për ta përcjellur çdo lëvizje të tij, e sidomos në raste të këtilla, si rasti i ndeshjes së futbollit Shqipëri-Serbi.
Sigurisht, jo vetëm për nja 50 tifozët shqiptar pjesëmarrës në stadium, por në rast se do të fitonte ekipi shqiptar, kriminelët, banditët dhe huliganët serb, do të vërsuleshin mbi lojtarët shqiptar për eliminimin e tyre fizik.
Me këtë
numër të madh policësh,
Prandaj,
e pa besueshme po mos të ishte kjo vepër e kudisur nga Beogradi, që dikush të
aktivizonte Dronin në fjalë dhe të ikte pa asnjë therrë në këmbë nga
Shumë
kush prej nesh e dimë, se