Mendime
Ramiz Selimi: ''Shqiptarët'' provokuan të parët!
E diele, 26.10.2014, 12:57 PM
Përshtypja në Europë mbetet se,
„shqiptarët“ provokuan të parët!
Shkruan Ramiz Selimi
Prodhimi i lajmit të parë dhe lidhja e drejtpërdrejt me qendrat kryesore të informimit në botë sot është me rendësi jetike për plasimin e lajmit të dëshiruar. Shqiptarët në ndeshjen e Beogradit ishin viktimë e dhunës serbe, pa asnjë dyshim. Përderisa shqiptarët u informuan për ngjarjen nga mediet e tyre, ato medie ngecen në informimin e opinionit botëror. Shumica e medieve në Europë informuan publikun e tyre me lajmin kryesor të ofruar nga mediet serbe, se pas provokimit “shqiptarë” eskalojë dhuna.
Lajme që burimin kryesore e kishin nga mediet serbe. Përpos medieve serbe që ishin në nivelin e tyre në mashtrimin e opinionit botëror, nuk ngeci as qeveria serbe me kontakte të vazhdueshme me Brukselin, duke informuar dhe dezinformuar BE-n për ngjarjen në fjalë. Sot e ke pothuaj gati të pamundur të mbrosh të vërtetën, pasi lajmi i parë është ngulitur thellë si i vërtet, ku viktima (shqiptarët) lozen me “ndjenjat” e një kombi fqinjë, duke krahasuar dhunuesin me viktimën.
Pikërisht
ky lajm merret edhe si fakt i dëshmuar me videot e tyre të instaluara në
Çalimi i medieve tona ishte një nga çalimet e shumta që bëmë rreth kësaj ngjarje. Qeveria serbe kishte bërë të “pamundurën” , duke “shpëtuar katastrofën” nga huliganet, pasi qeveria serbe kërcënonte BE-n, se posedojnë informacione në përgatitjen e akteve kriminale nga forca të caktuara huligane. Dezinformimi i tillë shtyri BE-n që ta përgëzojë Serbinë për organizim të “mirë dhe efikas”! Kurse, shqiptarët lajmëroheshin nga të gjitha trevat se ata ishin lancuesit dhe ideatorët e fluturakes, fluturake e cila ndezi “ndjenjat” serbe! Sipas ekspertëve sportivë në Europë dhe opinionit, “loja me ndjenjat e kombit tjetër është e barabartë me racizmin”! Thonë
Apo Kryeministri i tyre Vucic kishte informuar Kancelaren Gjermane Angela Merkel, se ata kanë “ndaluar” një katastrofë të përgatitur nga huliganët, posa të mbyllen të gjitha hetimet dhe me shpalljen e tyre, bota do të trishtohet kur të dëgjojë për planin e zbuluar. Shtrohet pyetja! Çka mund të jetë ky plan? Disa nga opozita serbe informuan Gjermanët se Huliganet planifikonin të shkaktonin “Hejsel 2 “ , do të thotë, të vrisnin shqiptarët, por kjo nuk është konfirmuar asnjëherë zyrtarisht. A ishte edhe kjo lojë serbe e formave të njohura për shqiptarët e Kosovës? Lojë që futi Europën ne grackë, për të mbajtur anën serbe!
Sot
sporti është bërë më shumë se sa politik, pothuaj në tërë rruzullin tokësor,
nëse dikush mendon ndryshe e ka gabim!
Politika shqiptare bëri dy tri gabime radhazi, ajo nuk tregojë shqetësim për
rrezikun e dërgimit të djemve në atë ndeshje. Reagimet e saja ishin tepër të
moderuara, sa që linin hapësirë dyshimi për incidentin me fluturake. Nuk u
tregua e mençur për vizitën e kryeministrit në