E diele, 28.04.2024, 03:21 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Politikanët shkatërrojnë shtetin!

E hene, 27.10.2014, 08:26 PM


Politikajt pa integritet moral shkatërrojnë shtetin !

Nga Florim Zeqa

Nga moshë e fëmijërisë më ka rënë të dëgjojë thënjën e pleqëve; "gjysëm mësuesi të lenë pa shkollë, gjysëm hoxha të lenë pa fe, gjysëm mjeku ta shkatërron shendetin..."!

Për më tepër se thënje ishte kjo një metaforë e përcjellur ndër vite dhe dekada, e cila shërbente për luftimin e dukurive negative të shoqërisë, por që i shkonë për shtati edhe aktualitetit të sotëm politik në vendin tonë.

Jo vetëm që kemi mësues, klerik fetar dhe mjek gjysmak në profesionin e tyre,...kemi edhe politikaj, jo vetëm që janë gjysmak në profesionin e tyre, janë pa integritet moral, që me qëllim kanë devijuar profesionin e tyre, duke përfituar nga pozicionet e tyre partiake dhe shtetërore,  janë  shendrruar nga politikaj në biznesmen të pangopshëm me djersën dhe gjakun e qytetarëve të vendit të vet !

Pasurimi i shpejtë dhe marramendës i një kaste politike karrshi një popullate pothuajse skajshmërsiht të varfër është treguesi më i mirë i realitetit të hidhur kosovar.

Politikajt sa më shumë thirren dhe sa më të zëshëm janë "në emër të popullit", aq më mëkatar janë ndaj tij. Amoraliteti i kastës aktuale politike kosovare sikur i ka kaluar të gjitha limitet.

Lënjën e vendit afro pesë muaj pa institucione nga kjo kastë politike, nuk e di çfarë përkufizimi tjetër do t'i shkonte, pos "amoralitetit politik".

Kush jeton në botën përendimore më kupton më mirë se çdo kush tjetër çfarë themë me fjalën "amoralitet" për politikanët. Në përendim, jo pesë muaj, vetëm pesë ditë apo edhe  më pak mosprezencë në vendin e punës, qoftë  zyrtar shtetëror apo privat e ka të humbur vendin e punës dhe të drejtën e çdo kompenzimi material.

Mirëpo në vendin e quajtur Kosovë çdo gjë është e mundur; dikush mund të mos shkojë në vendin e tij të punës me ditë, me javë dhe me muaj dhe prapë të shpërblehet në fund të maujit me rrogë të majme nga buxheti i shtetit,...pasi këtë ua bënë të mundur kaosi ligjor në vend. Të fortit e politikës i diktojnë të gjitha "rregullat"  e lojës në vend, përfshirë këtu edhe ato të organit ligjvënës në vend siq është Parlamenti i Kosovës.

Po bëhen pesë muaj bllokade politike në vend, pesë muaj qeverisje të ngrirë, pesë muaj përpjekje të një koalicioni paszgjedhor për të marrë pushtet , pesë muaj pritje të kota të qytetarëve,...me një fjalë këta janë pesë muaj të humbura për Kosovën.

Ska dyshim se dëmi politik dhe financiar i Kosovës për këta muaj është shumë i madhë, do të thoja i pallogaritshem. Mirëpo imazhin e keq që i shkaktuan vendit për këta pesë muaj kjo klasë e papërgjegjshme politike do të bartë pasoja afatëgjata si në planin e mbrendshëm të konsolidimit të vendit nga  kaosi juridik, ashtu edhe në atë të jashtëm të krijimit të besimit në faktorin ndërkombëtar në aspektin e përfitimit të ndihmës politike dhe financiare për rimëkëmbjen e vendit nga gjendja e rënduar politike, ekonomike dhe sociale.

Kështu me bllokada, apo më mirë do të thoja me ndërskamca politike që po i shkaktojmë vetvetës i kemi vërtetuar thënjet e armiqëve tonë; "shqiptarët nuk janë të zotët të mbajnë shtet..."

Edhe herave të tjera kam folur për heterogjenitetin e bllokut paszgjedhor, mirëpo më së miri e vërtetuan ata vetë gjatë kësaj jave me "zënkat" e tyre i qitën në shesh të palarat e tyre duke quajtur njëri tjetër hajna të profileve të ndryshme.

Kjo jo vetëm që a ka rënduar situatën mbrenda bllokut, do të thoja e ka bërë të pamundur funksionimin e mëtutjeshëm të tij. Heqja e maskave njëri-tjetrit ua ka bërë të qartë opinionit të gjërë se këtu nuk bëhet fjalë për ndryshime pozitive, por vetëm për mashtrim, për marrje të pushtetit dhe vazhdim të qeverisjes me avazin e vjetër të pasurimit të një kaste të "re" politike në kurriz të qytetarëve të vendit.

Nga loja e pandershme e kësaj kaste politike, është popullata ajo që duhet të nxjerrë mësimet e duhura, që të mos i përserisë gabimet nga e kaluara.

Para se të votojnë për subjektin apo kandidatin të mendohen një herë mirë, të mos mashtrohen nga premtimet boshe, nga ofertat parazgjedhore,...por të bazohen në programet politike dhe integritetin e kandidatëve, traditën atdhetare dhe pastërtinë politike të tyre.

Ngase politikajt pa integritet moral, janë gjysmak, e shkatrrojnë shtetin !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora