Mendime
Fazli Maloku: Vendimi i UEFA-s nuk ishte i papritur
E diele, 26.10.2014, 01:05 PM
Vendimi i UEFA-s për ndeshjen
Serbi-Shqipëri, megjithatë nuk ishte i papritur
Nga Fazli Maloku, Prishtinë
Duke parë
reagimet e shqiptarëve përmes ekranit televiziv po ashtu edhe shkrimet në
rrjetin social, rreth vendimit të UEFA-s, pas ndërprerjes së lojës
Serbi-Shqipëri në Beograd, ku sjelljet fashiste e pse jo edhe raciste që nga
Federata Serbe e Futbollit, e cila nuk lejoi qoftë edhe një tifoz shqiptar të
jet prezent në stadiumin e Partizanit në Beograd e deri te atmosfera
ç'njerëzore e antishqiptare e tifozëve serbianë, versuljen si bishat e tifozëve
dhe "ruajtësve"të rendit ndaj futbollistëve shqiptarë, dhe si
rezultat i kësaj çmendurie serbiane u ndërpre edhe ndeshja,dhe çeshtja mbeti të
shqyrtohet në UEFA, për tu parë drejtësia, çdo shqiptar që në mendjen e tij
ruan sadopak kujtesën historike të vendimeve të Evropës në dëm të Shqipërisë e
shqiptarëve, nuk do të duhej të ishte aspak befasi edhe për këtë vendim
"drejtësie" të UEFA-s në krye me racistin dhe antishqiptarin e
përbetuar, franqezin Mishell Platini, duke regjistruar rezultatin e ndeshjes
3-0 në favor të Serbisë! Vendimet e më hershme të "Evropës kurvë"të
Fishtës së Madh, ishin shumë herë më të rënda,
bile nga to edhe sot e kësaj dite, trupi i Shqipërisë kullon gjak
shqiptari. Ndërsa Kadareja i Madh shprehet:" Edhe po të punojmë mirë e pa
gabime sipas rregullave Evropiane, edhe po të sillemi dashamirësisht e
miqësisht ndaj saj, pra Evropës, përsëri ajo nuk na do"! Ky është fati
ynë. Shqipëria mund ta fitonte ndeshjën në